Connect with Us

Devolli debuton me fitore, Ballkani përmbysje për “infarkt”. Nuk fal as Gjilani

Sport

Devolli debuton me fitore, Ballkani përmbysje për “infarkt”. Nuk fal as Gjilani

Publikuar

-

Janë mbyllur 3 ndeshjet e Ipko-Superligës së Kosovës, të vlefshme për javën e 9-të në këtë kampionat.

Ballkani-2-696x464

Kryendeshja e javës, mes Ballkanit dhe Prishtinës është mbyllur në barazim, ka përfunduar me fitoren e skuadrës nga Suhareka, e cila ka triumfuar me një përmbysje për infarkt. Ishin kryeqytetasit ata që kaluan të parët në avantazh me anë të ish-sulmuesit të Skënderbeut, Oto Xhon, i cili shënoi në minutën e 34’.

Pjesa e dytë foli e gjitha për Ballkanin, që përmbysi gjithçka në minutat e fundit. Mevlan Zeka me një dopietë në minutat 88’ dhe 95’, i dha një fitore të madhe Balkanit, që vazhdon në krye të renditjes me 22 pikë.

Bledar Devolli ka debutuar me fitore te skuadra e Drenicës, të cilët kanë mposhtur me rezultatin 2-1 Trepça ’89. Ndërkohë fitore ka korrur edhe Gjilani, që mposhti 1-0 Besën e Pejës, ku të besuarit e Mezanit triumfuan falë një autogoli nga Mateus në minutën e 45’.

Renditja:

renditja

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Nuk i kursen kartonët e kuq, ja gjyqtari qe do të vendosë drejtësi në derbi

Publikuar

-

Nga

Një gjyqtar ndërkombëtar për derbin mes Tiranës dhe Partizanit. FSHF ka vendosur që sfidën e të premtes t’ia besojë përsëri Juxhin Xhajës, një prej gjyqtarëve që mbajnë stemën e FIFA-s. Një gjyqtari i cili ka qenë protagonist në ndeshjet e kaluara duke mos kursyer kartonët.

Në dy ndeshjet e fundit që ka drejtuar mes dy skuadrave, Juxhin Xhaja ka nxjerrë në total 14 kartonë të verdhë e 4 të kuq, duke mos kursyer futbollistë nga të dy palët. Derbi i prillit 2017 i drejtuar prej tij, u mbyll me Edvan Bakajn e Labinot Ibrahimin që shkuan para kohe në dushe edhe pse nuk zbritën në fushë në atë duel, pasi u ndëshuan me të kuq ndërsa ishin në stol.

Ndërsa në shkurtin e vitit 2020, në duelin e famshëm që u mbyll me shifrat 5-1, tifozët e Partizanit akoma i kujtojnë kartonin e kuq që dha kundër Bitrit që në minute e 14 të ndeshjes e që sipas tyre ndikoi në atë disfatë të përmasave historike. Asokohe, nuk shërbeu aspak si ngushëllim i kuqi i Torasës në fund të duelit.

LEXO TE PLOTE

Sport

E bujshme/ Shpalli kampion Tiranën, Egbo pranë akordit me skuadrën tjetër të Superligës

Publikuar

-

Nga

Trajneri që shpalli kampion Tiranën pas 11 vitesh mund të marrë drejtimin e Laçit. Bëhet fjalë për Emanuel Egbo, i cili pas largimit nga bardheblutë është tashmë një trajner i lirë në treg.

Sipas “Panorama Sport”, ai është një kandidat potencial për të qenë në krye të pankinës kurbinase, paçka se për momentin presidenti Laska ka komanduar Stavri Nicën. Ditët e fundit janë lakuar si kandidatë edhe ShpëtimDuro e Gentjan Mezani, por klubi kurbinas ende s’ka vendosur.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Xherdan Shaqiri do largohet nga Liverpooli në merkaton e janarit

Publikuar

-

Nga

Mmerkatoja janarit mund ta gjejë Xherdan Shaqirin me skuadër të re. Futbollisti i Liverpool me prejardhje nga Kosova, mund të ndërrojë skuadër në janar.

Lajmi bëhet i ditur nga ESPN, që raporton se Liverpool mund të dëgjojë ofertat për Shaqirin. Liverpool është goditur shumë nga lëndimet këtë fillim sezon, dhe Klopp është i etur të mbajë skuadrën e bashkuar.

Por, me një bollëk opsionesh në fazën sulmuese, Liverpool do të mund të dëgjonte ofertat për Xherdan Shaqirin dhe Divock Origin, veçanërisht nëse paratë e fituara nga këto shitje do të financonin transferimin e ndonjë mbrojtësi.

LEXO TE PLOTE