Connect with Us

Dash Shehi kundër Bashës/ Jozefina Topalli nuk është vegël e Ramës

Politikë

Dash Shehi kundër Bashës/ Jozefina Topalli nuk është vegël e Ramës

Publikuar

-

Dash Shehi zbulon asin nën mëngë/ Ja plani i opozitës nëse hiqen koalicionet parazgjedhore

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka dalë sot hapur kundër kryetarit të opozitës Lulzim Basha dhe njëkohësisht aleatit të tij.

Ndryshe nga Basha dhe gazeta Rilindja Demokratike që e kanë cilësuar si tradhtare, Shehi tha Topalli nuk i bën dëm opozitës me lëvizjen e saj të re politike dhe se ajo nuk është vegël e Ramës.

Gjithashtu ai theksoi thirrjen që të gjithë të mblidhen brenda një harku opozitar me një dialektikë të brendshme për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama.

Topallit i uroj një mirëseardhje në skenën politike. Nuk mendoj se Topalli i bën dëm opozitës. Ka shumë që thonë se po bën dëm. Merren votat e atyre që nuk ndihen të përfaqësuar. Mundet që brenda projektit të zonjës Topalli të gjejnë atë që po kërkojnë. Topalli është trashëgimi e së djathtës.

Nuk besoj se është diçka për t’u shqetësuar. Unë i kam ftuar të gjithë që të mblidhemi brenda një harku opozitar me një dialektikë të brendshme. Unë jam vetë si zonja Topalli para 20 vitesh, por nuk jam shqetësuar fare aso kohe. A do të bëjë mirë apo keq Topalli, këtë do ta tregojnë këto muaj para zgjedhjeve. Nuk e pranoj që Topalli është vegël e Ramës. E di që nuk i pëlqen Basha”, nënvizoi kryetari i LZHK-së në Ora News./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ndryshimet në Kodin Penal/ Rama: Nuk ka asnjë shans të dënohen memet me ligj

Publikuar

-

Nga

Ndryshimet në Kodin Penal/ Rama: Nuk ka asnjë shans të dënohesh për meme

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas propozimeve të Ministrisë së Drejtësisë për ndryshimin e Kodit Penal.

Kodi i ri Penal parashikon edhe kriminanlizmin e montazheve apo memeve. Personat që publikojnë montazhe me fjalë apo imazh të një personi, pa pëlqimin e tij, duke i dëmtuar reputacionin dhe kur nuk përmendet shprehimisht se publikimi është një montazh, do të dënohen deri në 1 vit burg. Ndjekja penale do të fillojë me një ankim të personit që ka qenë objekt i montazhit apo memes dhe do të pushojë nëse personi tërhiqet.

Lidhur me këtë, kryeministri u shpreh se një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur asnjëherë, duke theksuar se ende nuk ka një material zyrtar për dënimin e memeve.

Shih shih qenkan revoltuar ca analistë se do u dënokan memet me Kod Penal, duke u nisur nga s’di ç’material jozyrtar! Po si mund të ndalohen memet me ligj na e thonë dot këta orakuj të kombit? Asnjë shans s’ka, ku ta gjenim që dhe këta të merreshin me meme që të vlenin për diçka”, shkruan Rama./CNA.al.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Olta Xhaçka duhet të ndiqet penalisht”/ Strazimiri: Ka shpërdoruar detyrën dhe fondet publike

Publikuar

-

Nga

“Olta Xhaçka duhet të ndiqet penalisht”/ Strazimiri: Ka shpërdoruar detyrën dhe fondet publike

Ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri ka kërkuar që Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka të ndiqet penalisht për çështjen e helikopterit.

Në një dalje për mediat nga selia blu, Strazimiri u shpreh se prej një viti e gjysmë Xhaçka shpenzon qindra milionë lekë që të përdorë një mjet modern ushtarak si taksi elektorale.

Olta Xhaçka, Ministrja e Mbrojtjes, është rasti tipik i këtij abuzimi. Ajo ka përdorur helikopterin ushtarak operacional, si taksi për të shkuar për mbledhje partie në Dibër, në qarkun ku e ka deleguar Edi Rama si drejtuese politike. Në vend që helikopteri të rrijë në gatishmëri për të marrë të sëmurë diku larg, Olta Xhaçka e perdor për të shkuar në Asamblenë e Partisë Socialistë në Dibër. Në vend që helikopteri të rrijë në gatishmëri për çdo emergjencë që mund të ndodhë, Olta Xhaçka e perdor për të shkuar në ahengjet e Shqipëria që duam…

Asnjë prej tyre nuk është detyrë funskionale e Ministrit të Mbrojtjes. Olta Xhaçka ka shpërdoruar detyrën dhe fondet publike, prandaj ajo duhet të ndiqet penalisht”, tha Strazimiri.

Po ashtu ai kujon se PD ka 10 ditë që e ka denoncuar dhe Xhaçka ende dhe sot nuk ka guxim të flasë.

LEXO EDHE:  “Drafti nuk është perfekt”/ Gjiknuri thumbon opozitën: Të paguajë kostot e djegies së mandateve

LEXO EDHE:  Vjen reagimi i parë për dhunën ndaj ish-deputetit/Patozi ftesë publike Bashës

10 ditë pas denoncimit të shpërdorimit të detyrës, Olta Xhaçka nuk ka gjetur ende kurajon të flasë!

Akoma nuk u ka thënë shqiptarëve që vuajnë për bukën e gojës, nga mungesa e ilaçeve antikovid, nga mungesa e oksigjenit a shtreterve nëpër spitale, se pse ajo shkon në mbledhje partie me helikopter, duke shpenzuar deri në 10 mijë euro për rrugë.

Të dhënat e reja tregojnë se Olta Xhaçka e ka përdorur helikopterin për të shkuar në mbledhjet e partisë në Dibër, qe kur Edi Rama e delegoi atje. Ka një vit e gjysëm që ajo shpërdoron me qindra miliona lekë për ta përdorur helikopterin si taksi elektorale”, u shpreh ish deputeti Gent Strazimiri./CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk jam i kënaqur me qëndrimet e opozitës”/ Maliqi akuza Bashës dhe Kryemadhit

Publikuar

-

Nga

“Nuk jam i kënaqur me qëndrimet e opozitës”/ Maliqi akuza Bashës dhe Kryemadhit

Deputeti i opozitës në Parlament Lefter Maliqi ka kritikuar qëndrimin e opozitës se bashkuar  lidhur me qeverisjen e kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij kreu demokrat Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi duhej të ishte ngritur para Parlamentit me çadra për të kërkuar së pari ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Sot dëgjova që po kërkohet edhe heqja e prostitucionit si vepër penale, të hiqet edhe përdorimi i lëndëve narkotike, çfarë do të thotë, për sa kohë i pari i vendit.

Nuk më duken ndonjë habi këto ndryshimet që kërkohen për përdorimin e drogës kur vetë është i akuzuar si përdorues i drogës. Keq më vjen, por unë kam pritur dhe pres një opozitë më të fortë. Unë nuk jam i kënaqur me opozitën pavarësisht se besoj në fitoren e padiskutueshme, për shkak edhe të zhgënjimit të socialistëve.

Opozita duhej të ishte ngritur se po të ishte ky në opozitë do ishte para parlamentit me çadra, edhe para qeverisë. Vetëm për një gjë, Gjykatën Kushtetuese. Vendi është pa Gjykatë Kushteuese. Çka do të thotë vendi është i mbaruar”, u shpreh Maliqi për Ora News.

LEXO TE PLOTE