Connect with Us

Cili vend në Evropë ka qasjen e duhur ndaj Covid-19?

Blog

Cili vend në Evropë ka qasjen e duhur ndaj Covid-19?

Publikuar

-

Një valë e dytë e koronavirusit të ri, është duke e përfshirë mbarë Evropën kontinentale, me rekorde të reja infeksionesh që po thyen çdo ditë në shumë vende. Variacionet e situatës janë të mëdha, por thuajse asnjë vend nuk ka mbetur i paprekur.

Madje edhe ata që ia dolën më mirë gjatë valës së parë. Në të 31 vendet për të cilat Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve mbledh të dhëna, niveli mesatar i rasteve i rasteve 14-ditore për 100.000 banorë, është rritur nga vetëm 13 në mesin e muajit korrik, në gati 250 javën e kaluar.

Ndërsa shtrimet në spital, futjet në terapi intensive dhe vdekjet, nuk po ndjekin deri tani të njëjtën kurbë të pjerrët me drejtim nga lart, dhe në përgjithësi mbeten shumë poshtë niveleve të pranverës që shkoi, ato po rriten gjithsesi në mënyrë të qëndrueshme, duke shkaktuar tashmë probleme të rënda për shërbimet shëndetësore në disa vende.

Franca raportoi më shumë se 40.000 raste të reja në 2 ditë javës që shkoi, duke e çuar në 521 raste për 100.000 banorë shkallën e saj të rasteve 14-ditore. Masat e rrepta, përfshirë një shtetrrethim që nis nga ora 21.00 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit, po zbatohen aktualisht mbi 2/3 e popullsisë.

Në Gjermani, ku shkalla e rasteve ishte shumë më e ulët se shumica e vendeve të BE-së në pranverë, po përjeton gjithashtu shtim të madh të rasteve të reja ditore:nga 5.250 në ditë në 13.500 në fund të javës që u mbyll, me një normë prej 319 rastesh për 100.000 banorë, një rritje “shumë serioze” paralajmëroi një zyrtar i lartë.

Spanja, një nga vendet më të prekura gjatë valës së parë, po përballet sërish me një emergjencë, duke u bërë vendi i parë i Evropës Perëndimore, që i kaloi javës që shkoi 1 milion raste zyrtare me Covid-19. Ajo regjistroi 20.000 raste të reja në 2 ditë rresht.

LEXO EDHE:  Foto/ Ja kush janë 10 njerëzit më inteligjentë të botës

Italia, një tjetër vend i goditur rëndë këtë pranverë, shënoi një rekord të ri të rastesh të premten me 19.000 infeksione, duke shtuar frikën se pandemia po del sërish jashtë kontrollit. Me një normë 14-ditore prej 240 rastesh për mijë banorë 100.000, situata është “dramatike”.

Epidemia në Belgjikë,vend që pati një nga shifrat më të lartë të vdekjeve për frymë në Evropë pranverën që shkoi, është “jashtë kontrollit” dhe “më e rrezikshmja në Evropë”. Deklarata është bërë nga vetë ministri belg i shëndetësisë. Ky vend ka një normë prej 1.115 rastesh për 100.000 mijë banorë për një periudhë 14-ditore.

Republika Çeke, e lavdëruar më herët si një histori suksesi, për shkak të normave më të ulëta të rasteve në kontinent, ka tani ndër normat më të larta:1.210 për 100 mijë banorë për 2 javë. Dhe ashtu si Belgjika, duket se po shkon drejt një mbylljeje të re.

Suedia, e famshme për strategjinë e saj kundër bllokimit, ka miratuar masa të detyrueshme rajonale për të luftuar një valë të papritur, që javën e kaluar pa rritjen e numrit të rasteve ditore në mbi 1 mijë, nga vetëm 150 në fillim të shtatorit.

Finlanda, me një nga nivelet më të ulëta të rasteve pozitive dhe vdekjeve në Evropë, është një nga të paktat vende të BE-së, që po e lufton në një mënyrë efektive këtë valë të dytë. Masat e ashpra, kanë arritur të zvogëlojnë një rritje të rasteve të reja gjatë javës së kaluar, duke e lënë normën e rasteve 14-ditore në 52 për 100.000 banorë. / The Guardian – Bota.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Tre leksione nga 2 dekada dështime

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Nga Havier Solana “Project Syndicate”

Njëzet vjet më parë, sulmet terroriste të 11 Shtatorit tronditën mbarë botën. “Ne jemi të gjithë amerikanë!”- u shndërrua në sloganin global të solidaritetit. Befas, paprekshmëria e Perëndimit pas Luftës së Ftohtë,u zbulua të ishte vetëm një iluzion.

Globalizimi, që ishte bërë paradigma në fuqi, dhe që kishte vendosur dominimin ekonomik perëndimor në vitet 1990, rezultoi të kishte një anë të errët. Dy dekada pas sulmeve, është e vështirë të mos shihen pasojat e tyre sulmeve për Perëndimin dhe botën në përgjithësi.

Një aktor i dhunshëm jo-shtetëror, diktoi axhendën ndërkombëtare në një shkallë të jashtëzakonshme.

Ndërsa hegjemonia e Perëndimit, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, mbeti e padiskutueshme, momenti unipolar i viteve 1990 dukej se po mbaronte, ndërsa politika e jashtme amerikane do të ndryshonte rrënjësisht,si pasojë e “luftës globale kundër terrorizmit”.

Në kontekstin e kohës, nuk ishte njëbefasi që pushtimi i udhëhequr nga SHBA-ja në Afganistan pati një mbështetje ndërkombëtare shumë të madhe. Sulmet e 11 Shtatorit nuk mund të kalonin pa një kundërpërgjigje, dhe ishin talebanët ata që i kishin siguruar strehë Al-Kaedës që të planifikonte, organizonte dhe zbatonte operacionin.

Por lufta në Afganistan do të mbahet mend si një dështim i madh. Kostot e larta dhe përfitimet e pakta, kanë ngritur një pyetje shumë logjike:Për çfarë vlejti gjithë ajo sakrificë?

Më shumë se 48.000 civilë afganë, të paktën 66.000 trupa afgane dhe 3.500 ushtarë të NATO-s janë vrarë gjatë konfliktit 20-vjeçar.

Shtetet e Bashkuara shpenzuan më shumë se 2 trilionë dollarë në përpjekje për të ndërtuar institucionet shtetërore afgane, vetëm për t’i parë ato të shkatërrohen brenda disa javësh, qëkur talebanët nisën të përparojnë për të rivënë nën kontroll vendin.

Rivendosja e një qeverie talebane në Kabul, është një dëshmi e mëtejshme se “lufta globale kundër terrorizmit” ishte një përpjekje e gabuar. Afganët -dhe veçanërisht gratë dhe vajzat – janë lënë sërish vetëm përballë realitetit të jetës nën një regjim fundamentalist.

Tani Perëndimi ka për detyrë të reflektojë mbi mësimet e kësaj përvoje të dhimbshme.

Leksioni i parë është se forca e jashtme ushtarake, nuk është një mënyrë e arsyeshme për të prodhuar një ndryshim efektiv dhe të qëndrueshëm të regjimit. Perëndimi nuk arriti të krijojë dot një shtet afgan, modern, demokratik dhe të qëndrueshëm,  që të ishte i aftë të përballonte kërcënimin e talebanëve.

SHBA-ja ra në të njëjtin kurth,siç ndodhi pas pushtimit të Irakut në vitin 2003, ku u përball shumë shpejt me një kryengritje, e cila do të mbillte farat për krijimin me vonë të Shtetit Islamik. Dhe pastaj bëri sërish të njëjtin gabim në Libi, ku fiksimi i NATO-s për rrëzimin nga pushteti të MuamarGadafit, i la vendin trazirave dhe gati një lufte civile.

Pra ndërtimi i kombit nga lart-poshtë është diskredituar gjerësisht. Ky model supozon se një prani ushtarake dhe investimet e huaja në një vend, do të sigurojnë në mënyrë të pashmangshme siguri, zhvillim dhe qeverisje demokratike.

Por për shkak se ndërtimi i kombit kërkon mbështetjen e njerëzve, ai mund të ketë sukses vetëm nëse kryhet përmes përfaqësuesve lokalë, të cilët perceptohen si të ligjshëm. Në Afganistan ky element mungonte.

Duke u mbështetur tek komandantët e luftës si Abdul Rashid Dostum, forcat e të cilit kryen mizori të shumta, Perëndimi sabotoi përpjekjet e veta për ndërtimin e kombit, dhe u armiqësua me pjesën më të madhe të popullsisë afgane.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha tallet me Ramën/ “Shkundu pak! Nga ti jam bërë specialist funeralesh për varrime të vrarësh”

LEXO EDHE:  Si mund të parandalohet “vdekja” e lumenjve të botës

Më në përgjithësi, ideja sipas së cilës institucionet ekzistuese të një vendi, mund të zëvendësohen lehtësisht me të reja, duhet të ishte njohur si e pazbatueshme. Shumica e shteteve janë ndërtuar gradualisht nga vetë vendasit,dhe përmes bashkëpunimit dhe kompromisit për periudha të zgjatura kohore, dhe jo nga diktatet e huaja.



Mësimi dhe joshja janë shumë më të fuqishme sesa forca dhe imponimi.

Si për t’i përkeqësuar më tej gjërat, administrata e presidentit amerikan Xhorxh W.Bush përqafoi pas 11 Shtatorit forcën ushtarake në kurriz të diplomacisë, e cila kishte mbështetur prej kohësh asetin më të vlefshëm të Amerikës:simpatinë që gëzonte tek pjesa tjetër e botës.

Muri i Berlinit ra jo për shkak të forcës ushtarake, por sepse ata që jetonin nën komunizëm e kuptuan se modeli ekonomik perëndimor prodhonte standarde më të larta jetese, nga sa mund të aspironin ata në lindje.

Leksioni i dytë prej 20 vitesh në Afganistan, është se shtet-ndërtimi i brendshëm duhet të shoqërohet me strategji rajonale. Qasjet që i përjashtojnë lojtarët kryesorë rajonalë, nuk janë të zbatueshme, sidomos në botën e sotme multipolare. Duke e trajtuar atë vetë sfidë, Perëndimi nuk arriti që të kuptojë ndryshimin e ekuilibrit ndërkombëtar të fuqisë.

Edhe zonat përreth Afganistanit ofruan shumë mundësi, të cilat u shpërdoruan. Kina nuk ishte në gjendje që të kontribuonte shumë në fillim të luftës.

Por me ngritjen e saj si një fuqi globale, ajo mund të kishte qenë një partnere e dobishme.

Koordinimi më i ngushtë midis përpjekjeve të stabilizimit të udhëhequra nga SHBA-ja dhe investimeve të huaja kineze në Afganistan, mund të kishin maksimizuar përfitimet nga projektet e zhvillimit për banorët vendas. Ngjashëm, një angazhim më i madh rus mund të kishte lejuar mbërritjen në Afganistan të më shumë burimeve,përmes Rrjetit Verior të Shpërndarjes.

Leksioni i tretë dhe i fundit nga disfata afgane ka të bëjë me Evropën, e cila është rikujtuar tani mbi nevojën për të zhvilluar aftësitë e veta ushtarake, në përputhje me interesat e saj strategjike. Zhvendosja e politikës së jashtme amerikane, nga shërbimi si një mbikëqyrëse e botës, duhet ta bëjë Evropën të mendojë më shumë mbi ndërvarësinë e saj nga aftësitë dhe politikat amerikane.

Evakuimi nga Kabuli, na ofron një shembull dramatik të asaj që është në lojë. Pa avionët ushtarakë amerikanë, aleatët e Amerikës nuk mund të kishin evakuuar dot personelin e tyre nga ai vend.

Dhe me perspektivën e një krize tjetër evropiane të refugjatëve, fatura për mungesën e kapacitetit për të vepruar në mënyrë autonome në Afganistan, mund të na vijë së shpejti.

Fryma e “të mësuarit duke punuar”, duhet që ta nxisë Bashkimin Evropian të shtojë operacionet e tij civilo-ushtarake në rajonet kryesore, për të shmangur krizat e ardhme në rajonet pranë por edhe larg saj. Ndonëse bota ka ndryshuar shumë gjatë 20 viteve të fundit, problemi i terrorizmit ndërkombëtar është ende larg zgjidhjes.

Por një gjë është e qartë:”Luftërat e përjetshme” janë të paqëndrueshme, sidomos për ata që duhet të durojnë pasojat e tyre. Ne ishim të gjithë amerikanë pas 11 Shtatorit, por harruam që të ishim gjithashtu edhe afganë.

Shënim:Javier Solana, ish-përfaqësues i lartë i BE-së për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe Ministër i Jashtëm i Spanjës. Aktualisht drejton Qendën EsadeGeo për Ekonominë Globale dhe Gjeopolitikën./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Blog

SHBA-ja është sot më e sigurtë se sa më 11 Shtator 2001

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Nga Condoleezza Rice “The Wall Street Journal”

Një avion ka goditur Qendrën Botërore të Tregtisë”-bërtiti ndihmësi im i ri. “Çfarë?”- thashë unë. “Ishte një avion i vogël?”.“Jo, ishte një avion komercial”- u përgjigj ai. Brenda pak minutash u përplas një avion i dytë. Pastaj një i tretë. Amerika kishte ndryshuar përgjithmonë.

Kanë kaluar 20 vjet nga ajo ditë e tmerrshme, dhe asgjë nuk është më njëlloj. Më kujtohet

se të nesërmen, presidenti Bush na tha se ai donte që amerikanët të ndiheshin të sigurt dhe të riktheheshin në normalitet. Ne e kemi bërë këtë, por normaliteti është ndryshe nga dikur.

Nga mënyra se si kalojmë nëpër aeroporte deri tek emrat e institucioneve që tani i marrim si të mirëqena:Siguria Kombëtare, TSA.

Ende sot pyes veten se si ka mundësi që ndodhën ato sulme. Ndjej ende një keqardhje të madhe për atë që ndodhi. Ne nuk kishim përjetuar kurrë një sulm të kësaj natyre, ndaj nuk kishte asnjë “manual” se çfarë duhet të bëhej më pas.

Por frika nga sulmet pasuese kërkonte një gjë:Ne nuk mund t’i prisnim ato duarkryq. Mua më kujtohet që pashë hartën e madhe në tryezë në Camp David atë të shtunë në mëngjes, dhe mendova “Afganistani është vendi ku fuqitë e mëdha shkojnë për të vdekur”.

Ne nuk shkuam aty nga krenaria. Afganistani ishte për ne një luftë me një interes të madh. Do të ishte e vështirë – do të bënim gabime pasi ishte e vështirë – por ne nuk shihnim asnjë alternativë tjetër. Ne i hapëm luftë frontale terroristëve, në mënyrë që ata të mos kishin mundësi të na sulmonin më në atë formë.

Ne kishim zbarkuar më parë në Gjermani, Japoni dhe Kore, për të mbrojtur të tjerët. Tani, bashkë me aleatët tanë të NATO-s, ne duhej ta zhvillonim këtë luftë për të mbrojtur veten. Ne e kishim parë që Al-Kaeda ishte bërë më e guximshme dhe më këmbëngulëse, që nga sulmi ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë në vitin 1993, sulmet mbi ambasadat tona në Kenia dhe Tanzani, deri në bombardimin e luftanijes“USS Cole”.

Ne e kuptuam se nuk kishim asnjë zëvendësim për shërbimet sekrete që duhej të ishin sytë dhe veshët tanë në terren. Sulmet ajrore me raketat nuk kishin arritur që ta largonin

Al Kaedën nga Afganistani dhe të shkëpusnin lidhjen e tyre me talebanët.

Ne kishim nevojë për aerodrome nga ku mund të nisnim misionet ajrore mbështetëse për forcat tona tokësore dhe ato të aleatëve tanë afganë. Ne nuk kishim asnjë të tillë 20 vite më parë, ndaj i paguam një sasi parash mbretit Islam Karimov, diktatorit të Uzbekistanit, për të marrë me qira një nga aeroportet e këtij vendi.



Sa i përket ndërtimit të kombit, ne shpresuam ta linim Afganistanin një vend më të mirë sesa e gjetëm, një vend më demokratik dhe më të qëndrueshëm. Por ai mision ishte gjithashtu edhe një çështje e interesit vetjak:Shtetet e dështuara janë gjithmonë vatra ku rritet terrorizmi.

Tani prania jonë atje ka përfunduar, por jo lufta kundër terrorizmit. Ne do të duhet të gjejmë një mënyrë për të zëvendësuar aftësitë që erdhën me atë luftë. Ne duhet të sigurohemi që bashkëqytetarët tanë, por edhe ata afganë që qëndruan pranë nesh në luftë, të mos jenë të rrezikuar.

LEXO EDHE:  Aplikimet për azil të shqiptarëve në BE arritën në shtator nivelin më të lartë/ Shqipëria e dyta në botë

LEXO EDHE:  Ekskluzive-Skandali/ Sandër Leshaj party në Voskopojë në kohë Covidi

Megjithatë, ne jemi sot më të sigurt se në atë mëngjes të tmerrshëm. Ne e kemi humbur imazhin e paprekshmërisë sonë të supozuar deri në ato momente, ndaj duhet të jemi shumë më vigjilentë. Pavarësisht humbjes së Afganistanit, ne kemi një prani ushtarake kundër terrorizmit në shumë vende të rajonit, dhe deri në Afrikën Lindore.

FBI dhe CIA po komunikojnë midis tyre në mënyra që nuk kishin ndodhur para sulmeve të11 Shtatorit, duke ndarë informacione midis tyre për të mbyllur hendekun e informacioneve inteligjente midis territorit amerikan dhe botës së jashtme.

Anëtarët e bashkësisë ndërkombëtare, e njohin shumë mirë dëmin që shkakton terrorizmi, dhe se lufta ndaj tij është baza e arritjes së qëllimeve të përbashkëta, madje edhe ndaj rivalëve tanë në Kinë dhe Rusi.

Ne gjurmojmë financuesin e terrorizmit përtej kufijve, dhe mund të ndalojmë ngarkesat e dyshimta përmes Nismës për Sigurimin e Përhapjes. Ne jemi më të sigurt sesa 20 vjet më parë, por jo tërësisht të sigurt. Ky është ngushëllimi për të nesërmen.

Por sot për sot, 20 vjetori i 11 Shtatorit, vlen si një moment reflektimi dhe mirënjohjeje. Le të kujtojmë kurajon e njerëzve që reaguan me shpejtësi gjatë kohës që po shembeshin ndërtesat.

Le të kujtojmë burrat dhe gratë që dolën vullnetarë për të na mbrojtur në vijën e parë të lirisë, dhe që nuk u rikthyen më apo që nuk pësuan plagë që i ndryshuan jetën. Le të përkujtojmë 2.977 shpirtrat njerëzorë që vdiqën atë ditë, përfshirë udhëtarët e Fluturimit 93 të linjës “United Airlines” të cilët me vullnetin e tyre shkuan drejt vdekjes së sigurt – një mision vetëvrasës – për të parandaluar që avioni ku ndodheshin të godiste Kapitol Hillin në SHBA.

Mbi të gjitha, përpiquni të mos harroni ndjenjën e unitetit, qëndrueshmërisë edhe qëllimit të përbashkët që kemi ndarë si amerikanë. Unë e mbaj ende mend imazhin e një burri rrugës kur po shkoja të merrja pjesë në shërbimin kombëtar të lutjes, mëngjesin e së premtes së 14 shtatorit 2001.

Ai mbante në duar një parrugë ku shkruhej:“Zoti e bekoftë Amerikën! Ne nuk do të mposhtemi nga terrorizmi”. Ata prej nesh që ishin gjallë më 11 Shtator nuk do ta harrojnë kurrë atë ngjarje, edhe pse po ecim përpara.

Ne duhet t’ua tregojmë këtë histori atyre që nuk ishin aq të rritur sa të ndienin tmerrin dhe trishtimin e asaj dite. Pse? Sepse ajo do të jetë gjithmonë një pjesë e asaj që jemi, dhe ata që harrojnë janë të dënuar të zgjohen hidhur nga një tragjedi tjetër diku në të ardhmen.

Shënim:Condoleezza Rice është drejtoreshë e Institutit Huver në Universitetin e Stenfordit. Ajo ishte këshilltare për sigurinë kombëtare e presidentit Xhorxh W.Bush në vitet 2001- 2005 dhe Sekretare e Shtetit gjatë viteve 2005-2009./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Miliarderi i parë në historinë moderne/ Kush ishte “Zotëria 400 miliardësh” Xhon Rokfeler

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Nga Andrei Tapalaga “History of Yesterday”

Pavarësisht të gjitha fatkeqësive që po ndodhin aktualisht në botë, ne kemi një garë të çmendur për pasuri, por këtë herë në sektorin kibernetik, ku shumë të rinjtë duan të bëhen super të pasur. Shpresat dhe ëndrrat e tyre janë krijuar apo shkatërruar nga influencues fatlumë, të cilët ose kanë lindur të pasur ose janë bërë të tillë duke pasur fatin me vete.

Sot ka një debat se kush është personi më i pasur në botë,midis Elon Musk (147.3 miliardë dollarë pasuri neto), Xhef Bezos (186 miliardë dollarë pasuri neto) dhe njeriut që është aktualisht më i pasuri i botës Bernar Arno (187 miliardë dollarë pasuri neto).

Megjithatë, asnjë nga këta njerëz nuk ishte i pari që u bë miliarder në kohët moderne.

Personi i parë që u iu afrua statusit të bërit miliarderi i parë në botë ishte Uilliam Averi Rokfeler, babai i Xhon Rokfeler, që ishte një mashtrues më famë ndërkombëtare.

Në fillim të shekullit XIX ai tregtonte disa bimë, të cilat i reklamonte si një kurë për çdo lloj sëmundje. Ndërkohë, dishte i biri i tij që e mishëroi plotësisht atë rol. XhonD. Rokfeler lindi më8 qershor 1839 në Riçford të Nju Jorkut, dhe ishte djali i Uilliam Rokfeler dhe Eliza Dejvisonit.

E ëma e tij ishte një besimtare shumë e përkushtuar. Ajo u angazhua shumë për të rritur si duhej të 6 fëmijët e saj, që ata të bëheshin më të mirë se sa babai i tyre. Që në moshë shumë të re, Xhon shfaqi cilësitë e një sipërmarrësi.

Ai u shiste karamele fëmijëve, duke ia rritur çmimin 10 ose 20 herë më shumë se sa çmimi me të cilin i blinte. Shitja e ëmbëlsirave për fëmijët mund të jetë biznes i mirë, pasi këta të fundit duan gjithmonë karamele. Por shitja e karameleve fëmijëve të pasur që kanë burime “të pafundme” është ëndrra e çdo biznesmeni.

Në moshën 14 vjeçare, ai dhe familja e tij u transferuan në Klivlend ku ai u regjistrua në Shkollën e Mesme Qendrore dhe më pas në Kolegjin Tregtar E.G.Folsom.

Rokfeler u tërhoq nga dega e kontabilitetit, dhe kjo është arsyeja pse puna e tij e parë ishte si asistent i një kontabilisti në kompaninë “Hewitt & Tuttle”.

Në 1859 ai arriti të grumbullojë vetë një kapital prej 4.000 dollarësh (sot me vlerë 135.485 dollarë duke pasur parasysh inflacionin), të cilin ai e investoi drejt hapjes së një kompanie bashkë me mikun e tij të mirë dhe partnerin në biznesit Moris B.Klark.

Kompania shiste produkte për të cilat kishte kërkesë të madhe në Shtetet e Bashkuara dhe po arkëtonte fitime shumë të mira për kohën, por jo të mjaftueshme për Rokfeler. Në vitin 1863, ai zbuloi një shans të madh brenda tregut të karburanteve.

Kjo është arsyeja pse ai hoqi dorë nga kompania e tij dhe hapi një rafineri të re,sërish bashkë me Klark dhe disa partnerë të tjerë. Rafineria mori emrin “Clark & Rockefeller”. I veçantë në atë rast ishte rafinimi i vajit të balenave, që përdorej si lëndë djegëse në fund të shekullit XIX-të.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në PD/ Harxhi: Berisha ka hyrë në lojë, i kam kërkuar të kthehet

LEXO EDHE:  Artan Hoxha tregon çmimin/ Sa kushton një kilogram kanabis



Në atë kohë, për shkak të kërkesës së madhe për të, Rokfeler dominoi shumë shpejt gjithë tregun, duke fituar miliarda dollarë nga vaji i balenave.

Kjo sidomos pas vitit 1865 kur përfundoi Lufta Civile Amerikane dhe kur karburantet u pakësuan në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Kjo ishte një situatë e përsosur pasi Rokfeler tashmë kishte një rafineri.Duke i ri-investuar të gjitha fitimet e arritura nga shitja e vajit të rafinuar të balenave, Rokefeler e përmirësoi rafinerinë, duke e bërë atë më të madhen bë botë gjatë shekullit XIX-të.

Në vitin 1870 ai themeloi kompaninë “Standard Oil” dhe në vitin 1872 themeloi Shoqatën Kombëtare të Rafinerive, duke krijuar një monopol brenda industrisë së karburanteve gjatë shekullit XIX-të, dhe duke hedhur bazat e industrisë së sotme moderne të karburanteve.

Rokfeler kishte lidhje në të gjithë botën, dhe kjo i dha mundësinë të nënshkruante disa kontrata me kompanitë e mëdha të anijeve tregtare në të gjithë botën.

Kjo gjë i dha mundësinë kompanisë së tij të transportonte karburantin ​​me një normë më të ulët se sa çmimi mesatar i tregut, duke shkatërruar gradualisht të gjithë konkurrentët e tij.

Sipas standardeve të sotme etike të biznesit, Rokfeler ishte shumë larg të qenit etik brenda një tregu konkurrues.

Por kur flasim për miliardat, etika nuk ka vend. Xhon do të gjente gjithnjë mënyrat për të shkaktuar falimentimin e konkurrentëve të tij, ose duke i detyruar ata të largoheshin vetë nga tregu. Një taktikë tjetër që do të përdorte me konkurrentët më të vegjël ishte blerja e kompanive të tyre.

Në fakt, ai i blinte kompanitë që i çonte drejt falimentimit me një çmim shumë të vogël, në mënyrë që të siguronte një monopol brenda tregut. Në vitin 1870, Rokfeler përpunonte 90 për qind të karburanteve që shiteshin në Shtetet e Bashkuara.

Kur vdiq në vitin 1937 nga shkaqe natyrore, pasuria e tij arriti në 1.4 miliardë dollarë. Por nëse marrim parasysh inflacionin, sot ajo do të kishte një vlerë rreth 420 miliardë dollarë, duke e bërë atë njeriun më të pasur në historinë moderne.

Duke pasur kaq shumë para, dhe duke parë se ai ishte afër fundit të jetës, Xhon e ndjeu se ishte koha ta kthente kokën nga komuniteti. Prandaj ai krijoi fondacionin e njohur “Rockefeller”, që është edhe sot e kësaj dite institucioni më i rëndësishëm filantropik në botë.

Ky institucion ka financuar projekte të ndryshme, duke ngritur spitale dhe shkolla. Një nga projektet më të rëndësishme është Universiteti i Çikagos si dhe Universiteti Rokfeler. Xhon Rokfeler vdiq në moshën 97 vjeçare.

Në testamentin e tij vendosi që një pjesë të pasurisë së tij t’ia kalonte bashkëshortes së tij Laura Spellman, 5 vajzave dhe djalit të tij në mënyrë të barabartë.

Thuhet se shumica e pasurisë së tij shkoi për Fondacionin Rokfeler.Morali i historisë është se njerëz si Xhef Bezos, Bill Gejts apo Elon Mask kanë ende një rrugë të gjatë përpara,derisa të arrijnë nivelin e njerëzve më të pasur që kanë ekzistuar në botë./CNA.al

LEXO TE PLOTE