LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD i kthehet Ramës/ Ke braktisur fermerët

28 Tetor 2020, 08:55, Aktualitet CNA
PD i kthehet Ramës/ Ke braktisur fermerët

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me atë se çfarë ka bërë qeveria e tij për sektorin e bujqësisë. Përmes një postimi në rrjetin social, Rama shkruan se sipërfaqet e ujitshme në  tokën bujqësore është rritur me 135 mijë hektarë nga viti 2013 e deri më sot. Kryeministri thotë se në kohën e PD kjo sipërfaqe toke ishte 120 mijë hektarë, ndërsa në qeverisjen e tij ajo ka shkuar në 255 mijë hektarë.

?Mirëmëngjes dhe me këto dy shifra që flasin sa 1000 fjalë për transformimin e bujqësisë, rritjen e prodhimit e të eksporteve në më shumë se dyfishin e tokës që punohet sot krahasuar me 7 vjet më parë, ju uroj një ditë të mbarë?, shkruan Rama.

Ndërkohë ka ardhur mënjëherë edhe përgjigjia e PD. Shefi i kabinetit kreut të PD, thotë se Rama ka interes vetëm për një sketor, PPP. Dorian Teliti shkruan se Edi Rama në 7 vite u ka marrë fermerëve 100 milion euro vetëm nga rritja me 24 lekë të taksës së qarkullimit mbi naftën që përdorin në bujqësi.

?Defiçiti vjetor i shkëmbimeve bujqësore vetëm me BE-në është thelluar me 85 milion euro që kur ER erdhi në pushtet.  Me statistika të rreme për sipërfaqen e tokës së ujitur, ER prapë nuk i mbulon dot premtimet e gënjeshtërta për fermerët shqiptarë.  Ujitja e 5 mijë ha tokë më shumë në vit është thjesht qesharake (210mijë ha kishin akses në ujë në 2013).  Kurrë me qartë se gjatë kësaj pandemie u duk braktisja dhe nënçmimi i ER për fermerët.  48% e popullsisë së vendit jeton në zonat rurale, 20% e ekonomisë shqiptare vjen nga bujqësia, por ER dha vetëm 6 milion për fermerët.  15 herë më pak se Kosova (91 mil euro), 13 herë më pak se Maqedonia e Veriut (80 mil Euro), 10 herë më pak se Mali i Zi (61 mil euro)?, shkruan Teliti. CNA.al

Lajmet e fundit nga