Connect with Us

“Basha ka nisur fushatë kundër partive të tjera”/ Patozi u përgjigjet akuzave të PD

Aktualitet

“Basha ka nisur fushatë kundër partive të tjera”/ Patozi u përgjigjet akuzave të PD

Publikuar

-

Patozi tregon dallimin e Bindjes Demokratike/ Është e vetmja parti që...

Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi u shpreh se forcat e reja politike dhe ato që do të krijohen duhet të dalin me një listë të përbashët për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Në një intervistë për “Report TV”, Patozi u shpreh se qëllimi i tij është për t’i dhënë vendit një alternativë më të mirë.

“Ne jemi partia e parë që do garojmë me lista të hapura 100%, kushdo që do kandidojë nën siglën e partisë sonë duhet të respektojë këtë vendim. Por përtej kësaj ne duam që vendi të ketë një alternativë të re dhe forcat që kanë të njëjtën kauzë të maksimalizojnë forcat e tyre që të bashkohen në një listë të përbashkët që të jetë më tërheqëse e qytetarëve që të shkojnë përtej atyre 3 forcave”, tha Patozi.

Një përgjigje nuk ka munguar edhe për kryedemokratin Lulzim Basha, i cili dje hodhi akuza se partitë e reja po krijohen nga kryeministri Edi Rama. Përgjigjen zgjedh që ta jap me një deklaratë të Ilir Metës, në kohën kur ishte në krye të LSI-së, jo si president. “Do doja që as ai të mos merrej se çfarë bëjmë ne, dhe ne me të. Basha që duhet të ishte promotor i një fushate agresive qeveritare, po bën fushatë kundër disa partive të reja që ose do krijohen ose janë krijuar dhe ky është një lajm i keq për PD, dhe Shqipërinë se partia kryesore e opozitës është e kapluar nga një mentalitet stalinist. Nëse ka ndërmend që të bëjë fushatë kundër nesh, pushka top iu bëftë ne këtu jemi, por ne nuk do merremi me të. Të krijuar nga Rama partitë e reja? Më kujtohet shprehja e Metës, “Lulzim Basha gënjen dhe për orën”. Ajo është një reklamë falas”, tha Patozi.

Patozi tregoi edhe për ecurinë e punës së Bindjes Demokratike për këtë fushatë elektorale. “Bindja Demokratike është e fokusuar në funksion të fushatës elektorale se kjo është maratonë, jo një vrapim i shkurtër që duhet të shpejtojmë, por punojmë për strukturat, vëzhguesit, listat që uroj të jetë një listë e përbashkët me forcat politike të ngjashme”, tha Patozi. CNA.al/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Pse po përleshen themeluesit e “Shqiptarja.com”, Carlo Bollino dhe Anila Basha

Publikuar

-

Nga

Një përleshje mediatiatike në sy të publikut ka nisur prej disa ditësh mes dy gazetarëve të njohur si mbështetës të qeverisë: Carlo Bollino dhe Anila Basha. Me një seri shkrimesh që kanë marrë trajtën e telenovelës dy bashkëthemeluesit e Shqiptarja.com, që krijuan këtë media pasi u larguan nga Nevs 24, kur atë e bleu Irfan Hysenbelliu, po tregohen të pamëshirshëm për të nxjerrë të palarat e njëri tjetrit.

Loja filloi rreth një javë më parë kur një gazetar i Shqiptarja.com, A.Doci, botoi në faqen e tij personale faktin se Anila Basha paguhej prej kohësh me 700 mijë lekë në muaj si këshilltare mediatike e kryebashkiakëve të Elbasanit, fillimisht Qazim Sejdinit e më pas Gentian Llatjas.

Lajmi që pati një shpërndarje të shpejtë si gjithmonë kur ka raste denoncimesh të gazetarëve që paguhen me fonde publike, nuk u prit mirë nga Basha. Ajo nuk u përgjigj për pagesën por kaloi menjëherë në sulm ndaj Carlo Bolinos, duke denoncuar dorën e tij pas këtyre sulmeve që lidheshin me pronësinë e medias Shqiptarja.com.

Në një shkrim të gjatë plot fyerje sharje dhe ofendime, Basha shpjegoi historinë e përbashkët me Bolinon në media.

Ajo ishte kryeredaktore në medaiat e tij, kur në mënyrë të beftë, për surprizën e të gjithëve, në kohën kur ende ishte në pushtet Berisha, mediat e tyre që ishin në pronësi të la Gazzeta di Mezogiorno në Bari, i bleu biznesmeni Irfan Hysenbelliu.

Bolino dhe Basha të mbetur pa një armë informimi vendosën të themelojnë Shqiptarja. com. Për faktin se Basha mori  me vete një pjesë të stafit dhe se ajo do merrej me punën e përditshme, ajo mbajti 20% të aksioneve. Pikërisht për këto aksione që Bolino do ti zhduke duke kërkuar rritje të kapitalit të shoqërisë të cilën e ka nxjerrë për gjatë të gjitha viteve me humbje duket se ka plasur konflikti.

Basha ka botuar bilancet e të gjitha viteve të fundit duke pretenduar se ajo nuk ka marrë në një dekadë asnjë para nga aksionet e saj. Ajo e ka akuzuar Bolinon se pasi mori drejtimin e gazetës e përdori atë për të vënë gjoba dhe goditur.

LEXO EDHE:  Ruçi u “tërheq veshin” deputetëve/ Mos flisni nga makina kur jeni online në Komisione!

“Kjo pra, është historia e leçjanit që më pas e mori “Shqiptarja.com” dhe e bëri çorap si deshi vetë, gjobiti e goditi sa donte e kë donte vetë, deri sa arriti para tre ditësh ta ndërsejë kundër meje, bashkëthemelueses, që jam edhe sot aksionere me 20%”.

LEXO EDHE:  Mesazh redaksional/ Një sakrificë e fundit për doktor Berishën

Pasi tregon këtë histori Basha i kujton Bolinos edhe përfitimet që ka marrë nga pushteti përmes VKM-ve të nxjerra enkas nga qeveria që i japin atij me 1 euro ish fabrikën e orave dhe bunk artin.

“Gazetari i mirë gjen dhe se si u miratua më 2 tetor 2019, VKM Nr. 642, për qiranë tallava 1 euro/kontrata, ndërmjet MFE dhe “MTSC” SHPK për “Ish-ndërmarrje metalike ‘Tirana’” (Reparti i orëve), 4021.50 m²; apo si u miratu rrufe VKM nr. 157, më 19 shkurt 2020, apo VKM nr. 368, në 6 Maj 2020” shkruan ajo.

Po me sa duket historisë vështirë se i vihet pikë kollaj. Nuk kaluan dy ditë dhe gazetari Doci i Shqiptarja.com, të cilin Basha e etiketonte si vegël të Bolinos botoi si gjithnjë, jo në gazetë por në faqen e tij, të dhëna të tjera për gazetaren.

Sipas tyre ajo paguhet edhe nga Baftiar Zeqaj i Albpetrolit, nga Ministria e brendëshme, e Drejtësisë dhe Albpetroli.

Kur do mbarojë ky sulm i ndërsjelltë?

Askush nuk mund të vërë bast. Por një gjë shihet qartë, shumë nga gazetarët më të cilët Bollinos i ka rënë rruga të bashkëpunojë janë ndarë keq me të dhe e kanë akuzuar. I fundit ishte reporteri i njohur i kronikës Artan Hoxha, i cili e akuzoi, jo si gjobëvënës sikurse bën Basha, por se donte kasetën filmike të vrasjeve të 21 janarit për të bërë pazar me Berishën./Lapsi.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“I gëzuar për aventurën e re”/ Turisti i 1997, vjen si zëvendës i ambasadores amerikane Yuri Kim

Publikuar

-

Nga

Ankimimet e PD për zgjedhjet/ Yuri Kim thirrje autoriteteve: Merrini me seriozitet

Ambasada amerikane njofton se pjesë e stafit të tyre do të jetë edh eZëvendës Ambasadorin I ri, Demian Smith

Sipas Ambasadës Amerikane, z. Smith është një diplomat karriere, i cili e ka vizituar për herë të parë Shqipërinë si turist në vitin 1997 dhe thotë se është “i gëzuar për aventurën tonë të re, për rikthimin në Ballkan dhe pres me padurim për të zbuluar Shqipërinë, shtëpinë tonë të re”.

Ndërsa ne mezi presim që ai të rizbulojë bmikpritjen e popullit shqiptar dhe miqësinë e ngrohtë midis amerikanëve dhe shqiptarëve. Mirësevjen në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Kush është zëvendës Ambasadori Demian Smith

Një diplomat amerikan karriere, Demian Smith nisi detyrën sZëvendës Shef i Misionit në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Shqipëri, në korrik 2021. Më parë, ka shërbyer si Zv. Ambasador në Detyrë dhe Këshilltar Politik dhe Ekonomik në Ambasadën e SHBA në Uellington, Zelandën e Re, duke mbikëqyrur partneritetin tonë të ngushtë dhe ndihmuar në udhëheqjen e Misionit të SHBA-së përgjatë sulmeve të tmerrshme terroriste në xhaminë Christchurch dhe një shpërthimi vullkanik.

Më parë, ka shërbyer si Shef Kabineti i Këshilltarit të Departamentit të Shtetit, duke menaxhuar projekte të veçanta diplomatike për Sekretarin e Shtetit John Kerry. Detyrat e tij në Uashington përfshijnë Ndihmësin e Posaçëm në Zyrën e Çështjeve të Azisë Lindore dhe Paqësorit dhe Kabinetin e Planifikimit të Politikave të Sekretarit. Jashtë vendit, ai ka shërbyer në Tailandë, Serbi dhe Indi.

LEXO EDHE:  Disa orë para tubimit të Metës/ Basha takon ambasadoren e SHBA

LEXO EDHE:  Analiza e PD/ Në Sarandë përjashtojnë kritikët

Demian është aktiv në përpjekjet për këshillimin dhe rekrutimin e të rinjve në Departamentin e Shtetit, me një fokus të veçantë në komunitetin hispanik, si dhe është anëtar i Këshillit të Punonjësve Hispanikë të Agjensive të Punëve të Jashtme. Ai flet shqip, serbisht dhe spanjisht, si dhe pak frëngjisht dhe gjermanisht.

Para punës së tij në Departamentin e Shtetit, ai ka qenë drejtor në Këshillin Atlantik, mësues në shkollë të mesme, shofer autobusi shkolle dhe kuzhinier në një restorant teatroje me tematikë mesjetare.

Me origjinë nga Virginia Beach, Virginia, Demian është diplomuar në Kolegjin William & Mary dhe Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes. Demian dhe gruaja e tij Susanne Sell kanë tre fëmijë energjikë dhe dy mace qimegjatë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

E rëndë në Durrës/ 75 vjeçari mbytet në det

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë  është regjistruar ditën e sotme në Durrës. Shtetasi B.S, 75 vjeç dyshohet se është mbytur në det.

Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e mbytjes së 75 vjeçarit.

“Më datë 02.08.2021, në orën 12:40, jemi njoftuar nga urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi B. S., 75 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se është mbytur duke u larë në det në lagjen nr.1, Durrës.

LEXO EDHE:  Mesazhi i Bashës në ditën e 15 të protestës në Sheshin e Lirisë

LEXO EDHE:  Disa orë para tubimit të Metës/ Basha takon ambasadoren e SHBA

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE