LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Alimadhi i zhgënjyer nga Basha/ PD nuk ka qenë e ndershme, ka lënë shumë për të dëshiruar

28 Tetor 2020, 22:15, Politikë CNA
Alimadhi i zhgënjyer nga Basha/ PD nuk ka qenë e ndershme, ka

Kryetari i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi, deklaroi një natë më parë se është i gatshëm të bëjë pakt edhe me Partinë Socialiste, nëse kjo është në të mirën e Shqipërisë.

Këtë deklaratë e ka komentuar edhe mbrëmjen e sotme, ku ka theksuar se Partia Demokratike i ka zhgënjyer disa herë.

Sipas tij, PD-ja i ka lënë shumë për të dëshiruar dhe nuk ka qenë e ndershëm për të bashkëpunuar.

?Unë nuk merrem me individin Basha. Fryma e majtë dhe komuniste që ka sot e 30 vite në vend madje edhe djathtas. PD nuk e ka konsoliduar mendësinë me të djathtën, pasi ka një program dhe një ideologji jo të plotë, prandaj gjërat kanë ecur kështu. Qëllimi i së majtës ka qenë që votat e partive të vogla t?ia shkëpusë të djathtës.

Për këtë fenomen kam dhënë kontributin tim që të mos humben nga e djathta dhe t?i shkojnë së majtës. Balli Kombëtar do të bëjë një politikë me identitet totalisht të pavarur. Sigurisht kjo varet edhe nga kushtëzimet e kodit të ri elektoral, ku pretendojmë që të marrim një mandat. PD-ja na ka lënë shumë për të dëshiruar dhe për t?i thënë PD-së se nuk kanë qenë të ndershëm për të bashkëpunuar me ne?, tha ai në emisionin ?Arena?, në Ora News./ CNA.al

Lajmet e fundit nga