LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Iliçiç kaloi në depresion

27 Tetor 2020, 12:22, Sport CNA
Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Iliçiç kaloi në

Josip Iliçiç tashmë është rikthyer të jetë pjesë e Atalantës, pas një mungese të gjatë, teksa kishte kaluar në depresion. Menjëherë sapo u mësua se lojtari kishte kaluar në depresion, në media nisi të qarkullojë lajmi se futbollisti kishte kapur partneren e tij duke e tradhtuar dhe kjo e kishte bërë të kalonte në depresion. Megjithatë kjo duket se nuk është aspak e vërtetë, dhe gjithçka është zbuluar nga shoku i skuadrës Alejandro Gomez.

Ky i fundit në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur: ?Iliçiç u infektua me Koronavirus dhe e përjetoi shumë keq, aq sa kaloi edhe në depresion. Vjen një moment kur nuk duroni dot dhe koka juaj shpërthen. Për fat të mirë ai tani ka kaluar gjithçka dhe është me ne, është shumë i rëndësishëm për skuadrën.?, u shpreh Gomez.

Lajmet e fundit nga