Connect with Us

Vrasja e Flamur Ducit në Korçë/ Fija e flokut ‘shpëton’ 18 vjeçarin e dyshuar si autor

Kronika

Vrasja e Flamur Ducit në Korçë/ Fija e flokut ‘shpëton’ 18 vjeçarin e dyshuar si autor

Publikuar

-

Pas 10 mujash hetime, Gjykata e Korcës ka lënë të lirë 18- vjecarin Devis Hoti i cili u arrestua si i dyshuar për vrasjen e 45 vjecarit Flamur Duci nga fshati Mborje.

Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg, në detyrim paraqitje,pasi nga analiza e ADN e një fije floku gjetur në thikën me të cilën u vra pronari i dyqanit, nuk i përkiste 18- vjecarit të dyshuar si autor i vrasjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06 e 30 në 19 Dhjetor të vitit 2019, në fshatin Mbroje, ku viktimë mbeti Flamur Duci i cili u vra para lokalit të tij,në atë kohë sipas policisë,viktima u godit me thikë ne krahun e zemrës ndërkohe që iu gjetën dhe plagë të ndryshme në trup, të shkaktuara nga lëndë djegëse në mënyrë që të fshiheshin gjurmët./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Arrestohen pesë persona në Tiranë/ Policia jep detaje, për çfarë akuzohen

Publikuar

-

Nga

Arrestohen pesë persona në Tiranë/ Policia jep detaje, për çfarë akuzohen

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Akciza”, i finalizuar më datë 06.10.2020, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë, nga strukturat e DVP Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit K. G., 45 vjeç, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin I. Sh., 20 vjeç, të cilit Gjykata e Shkallës Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

LEXO EDHE:  Gjykata pranon padinë/ GULF mashtroi SHISH-in

LEXO EDHE:  Korçari ngrihet në mes të sallës/ Ta kapim mat Lulzim Bashën

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit A. Xh., 47 vjeç, pasi, në rrugën ”Siri Kodra”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. S., 32 vjeç, pasi, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. S., 53 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të bërë testin e alkoolit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

35-vjeçarja dhunon ish-partnerin dhe i thyen telefonin/ Arrestohet nga policia

Publikuar

-

Nga

Një 35-vjeçare është arrestuar nga policia e Vlorës pasi akuzohet se një ditë më parë ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-partnerit të saj.
Sipas policia ajo e ka përndjekur atë si dhe i ka thyer telefonin. Tashmë materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

“Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë është arrestuar në flagrancë shtetasja A. Ç., 35 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi në datën 26.10.2020, ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike, ka përndjekur ish-bashkëjetuesin e saj dhe i ka thyer atij telefonin. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dy milionë dollarë dëm shtetit me skemën e mashtrimit/ Arrestohet ish-drejtori i OST

Publikuar

-

Nga

Dy milionë dollarë dëm shtetit me skemën e mashtrimit/ Arrestohet ish-drejtori i OST

Policia ka vënë në pranga Klodian Gradecin, ish-drejtor i OST, në lidhje me skemën e mashtrimit me karburantet, në AKBN.

Gradeci ka qenë në postin e Drejtorit të Hidrokarbureve në AKBN, kur është zbuluar skema e mashtrimit.

Kujtojmë këtu se zyrtarët e lartë të AKBN u arrestuan pas zbulimit të një skeme mashtrimi, që dyshohet se i ka shkaktuar shtetit një dëm rreth 2 milionë dollarë.

Kompania “Phoenix Petroleum” ka marrë për shfrytëzim disa puse nafte në pronësi të “Albpetrol” duke premtuar në planin e zhvillimit se do të investonin në to. Marrëveshja është është miratuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN).

Me qëllim plotësimin e detyrimeve për Programin Minimal të Punës apo investimeve të detyrueshme për këto puse nafte) dhe në kushtet kur këto investime nuk i ka kryer, kjo shoqëri ka paraqitur në AKBN tetë fatura të falsifikuara për shërbime që realisht nuk i ka përfituar nga kompania amerikane Black Sëan Energy Service. Falsiteti i këtyre faturave është konfirmuar nga autoritetet gjyqësore amerikane dhe vlera totale e tyre është 1.299.000 USD.

LEXO EDHE:  Exclusive/Ministry of Justice launches investigation on Ben Blushi’s notary

LEXO EDHE:  Vrasja makabre e 23 vjeçares/ Gjykata jep vendimin për babain dhe vëllain e Eglantinës

Punonjësit e AKBN të arrestuar (Denis Durrsi, Qani Hoxhaj, Rezarta Qose) dhe shtetasi Klodian Gradeci kanë certifikuar në mënyrë të kundërligjshme unimet e pakryera të pasqyruara në këto fatura si punime të kryera.

LEXO TE PLOTE