Connect with Us

Vlerësimi i vendeve të BE-së për Shqipërinë/ 2 kushte të mbetura për konferencën e parë të anëtarësimit

Politikë

Vlerësimi i vendeve të BE-së për Shqipërinë/ 2 kushte të mbetura për konferencën e parë të anëtarësimit

Publikuar

-

Ndërsa vendet anëtare të Bashkimit Evropian vijojnë bisedimet për kuadrin negociues, tashmë në nivel ambasadorësh, Euronews Albania siguron tekstin e përpiluar për Shqipërinë, ku bëhet vlerësimi i vendit për përparimet e shënuara dhe punën që mbetet për t’u bërë. Dokumenti i punës, tek i cili priten ndryshime të tjera gjatë bisedimeve në javët që vijnë, përmban ndërkohë vlerësimet kryesore për çështjet madhore në vend.

Në mënyrë të përmbledhur, për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, është plotësuar kushti i reformës zgjedhore me marrëveshjen e 5 qershorit, vlerësohet reforma në drejtësi dhe funsionaliteti i Gjykatës së Lartë dhe kërkohet ai i Gjykatës Kushtetuese, si dhe kërkohet me urgjencë përparimi në fushën e lirisë së shprehjes nëpërmjet ndjekjes së rekomandimeve të Komisionit të Venenecias për ligjin për mediat.

“Këshilli mirëpret vendosmërinë e Shqipërisë për të përparuar në agjendën e reformave Evropiane, gjë që i shtroi rrugën vendimit për çeljen e negociatave me BE-në në Mars të vitit 2020. Shqipëria shënoi përparim të bindshëm dhe ndodhet pranë plotësimit të të gjitha kushteve që duhen përmbushur para mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare”, shkruhet në fillim të të dokumentit të punës. Në këtë pikë, sipas burimeve të Euronews Albania nga diplomatët e vendeve anëtare që po zhvillojnë këto bisedime, Franca, Holanda, Spanja dhe Danimarka kërkojnë që në vend të fjala “bindshëm” të zëvendësohet me një tjetër vlerësim, gjë që mbetet për t’u parë në ditët dhe javët në vijim.

Më tej në tekst vërehet plotësimi i kushtit të reformës zgjedhore për pjesën e mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare. Ndërsa bëhet thirrje për forcimin e dialogut politik në vend dhe zbatimin e reformës në kuadrin e zgjedhjeve të ardhshme të prillit.

“Këshilli mirëpret miratimin e ndryshimeve në kodin zgjedhor nga Kuvendi me 23 Korrik 2020, në përputhje me marrëveshjen e 5 qershorit, dhe në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Këshilli nënvizon se dialogu politik në vend nevojitet të forcohet më tej, në veçanti për reformën zgjedhore dhe zbatimin e saj. Duhet garantuar gjithashtu transparenca e financimt të partive politike”, shënojnë vendet anëtare për këtë pjesë.

Më tej në tekst mirëpritet përparimi i mirë në fushën e rendit ligjor, përfshirë zbatimin e reformës gjithëpërfshirëse të drejtësisë, e cila në vlerësimin e vendeve anëtare ka përparuar në mënyrë të qëndrueshme, si dhe forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ku mbahet shënim përmbyllja e ngritjes së strukturave të specializuara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Është e rëndësishme që të zhvillohen rekrutimet e mëtejme të Byrosë Kombëtare të Hetimit në mënyrë që ajo të jetë plotësisht funksionale. Përpjekjet drejt vendosjes së gjurmëve të forta të provave duhet të vijojnë, përfshirë në lidhje me verdiktet përfundimtare dhe hetimet pro-aktive për korrupsionin krimin e organizuar të nivelit të lartë, si dhe nëpërmjet zbatimit të planit të veprimit për adresimin e rekomandimeve të Task Forcës së Veprimit Financiar, ashtu siç duhet të vijojë dhe bashkëpunimi i mirë me autoritetet përkatëse të vendeve anëtare”, thuhet më tej në këtë dokument, për punët që duhet të vijojë vendi.

Këshilli mirëpret edhe faktin që procesi i vetingut ka përparuar me qëndrueshmëri dhe që ka prodhuar rezultate të prekshme, si dhe i inkurajon autoritetet shqiptare të vijojnë përpjekjet për të stabilizuar sistemin e drejtësisë në vend.

“Me një dhomë të plotësuar dhe dy të mbetura, Gjykata e Lartë po funksionon, dhe pati dhe përparim në funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, megjithëse nevojiten përpjekje të mëtejme për të proceduar me emërimet e mbetura në të dy këto institucione”, vlerësohet më tej në këtë dokument. Edhe në këtë pikë, e sidomos për pjesën e Gjykatës Kushtetuese, katër vendet dyshuese të mësipërime kërkojnë riformulim të vlerësimit, gjë që mbetet për t’u parë se si do të ndryshojë në javët në vijim.

Në lidhje me të drejtat themelore, vendet anëtare kanë vërejtur pozitivisht përpjekjet në vijim e sipër për një reformë gjithpërfshirëse të sektorit të tokave dhe për përforcimin e të drejtave të pronës, ndërsa i bën thirrje autoriteteve t’i vijojnë këto përpjekjek, përfshirë përparimin e shpejtë me procesin e regjistrimit dhe të kompensimit. Këshilli i rekomandon gjithashtu Shqipërisë që të miratojë me shpejtësi dhe të zbatojë dhe legjislacionin e mbetur që lidhet me Kuadrin Ligjor të vitit 2017 për mbrojtjen e minoriteteve kombëtare si dhe ligjin për censusin e popullatës.

Një tjetër pikë ku vendet anëtare janë të ndjeshme është liria e shprehjes.

“Për më tepër, Këshilli i bën thirrje Shqipërisë të shënojë përparim urgjent mbi lirinë e shprehjes dhe për sigurinë e gazetarëve. Këshilli përsërit rëndësinë e ndryshimeve në ligjin e medias në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias”, thuhet në dokument.

Më tej në tekst mirëpritet përparimi i prekshëm i arritur në reformën e administratës publike dhe vendi inkurajohet të vijojë me vendosmëri përpjekjet në këtë fushë. Në lidhje me migrimin, numri i azilantëve të rremë nga Shqipëria vërehet së është ulur, por se mbetet gjithsesi i lartë dhe nevojiten përpjekje të vazhdueshme edhe në këtë fushë.

Në lidhje me reformat ekonomike, mbahet shënim fakti se para tërmetit dhe pandemisë, papunësia shënoi ulje në shifra rekord, eksportet u rritën dhe borxhi publi vijoi uljen megjithëse mbetet në nivele të larta. Por vendi inkurajohet të reduktojë borxhin qeveritar duke përmirësuar qeverisjen fiskale dhe transparencën, si dhe nëpërmjet zbatimit efektiv dhe strukturimit të mirë të reformave strukturore.

Në përfundim vendet anëtare shënojnë se vendi vijoi angazhimin konstruktiv në bashkëpunimin rajonal dhe mirëpresin dialogun e vijueshëm për të garantuar mardhënie të mira fqinjësore, ndërsa lavdërojnë Shqipërinë për përputhjen e plotë me qëndrimet e përbashkëta të BE-së në politikat e jashtme dhe ato të sigurisë, si dhe për vijimin e pjesmarrjes aktive në misionet dhe operacionet nën Politikën e përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes së BE-së.

Dokumenti i punës i zbuluar nga Euronews Albania pritet të pësojë ndryshime deri në takimin e Ministrave të çështjeve evropiane, në Këshillin e çështjeve të përgjithshme të 10 Nëntorit, kur pritet vendimi i BE-së për kuadrin negociues për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Oketa dhe Teliti vënë në vështirësi deputeten/ Për “DS4” po përgatitet dokumentacion për tender me një lot të vetëm

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti Gazment Oketa dhe shefi i kabinatit në PD, Dorian Teliti jaë përballur me Milva Ekonomin për tenderimin në procesin e rindërtimi. Oketa dhe Teliti kanë insituar që Ekonomin t’i japë një përgjigje se sa lote janë tenderuar deri më sot. Oketa ka hedhur akuza të rënda ku sipas tij për objektet DS4 po përgatitet për tender me një lot të vetëm, pasi sipas kësaj gjëje fshihet një qëllim.

“I dhanë qytetarëve një sasi parash të qytetarëve të qetësohen, të lyejnë shtëpi. Pjesa tjetër ka shkuar për disa firma e kompani të mëdha. Firmat që marrin këto tendera i kanë me nënkontraktime, dhe fusin fitimin e pastër në xhepin e tyre. Për objektet DS4 po përgatitet një dokumentacion për tender me një lot të vetëm. Është përqëndrua në një lod të vetëm. Ka një qëllim”, tha Oketa.

Sa lote janë tenderuar deri më sot? është pyetur Ekonomi nga Teliti e Oketa.

Ekonomi tha se koha për ndërtimin e një loti duhen 5.5 muaj duke mos dhënë një përgjigje konkrete./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ju palçin sytë nëse s’ju pëlqen fasada!/ Basha: Po bëhen grabitje të tmerrshme me sebepin e tërmetit

Publikuar

-

Nga

Ju palçin sytë nëse s’ju pëlqen fasada!/ Basha: Po bëhen grabitje të tmerrshme me sebepin e tërmetit

Kreu i PD-së Lulim Basha, duke folur për situatën një vit pas tërmetit, ka treguar dhe si do vepronte ai nëse do ishte në pushtet.

Ai theksoi se po bëhen grabitje të mëdha në kuadër të rindërtimit me sebebin e tërmetit.

Do bëja punë dhe jo propagandë. Por kjo qeveri nuk ka plan. Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk njohin plan. Ata po shkatërrojnë Tiranën me kulla dhe beton.

Gjëja e parë që do bëja ishte që të siguroja që asnjë familje të mos jetojë më në çadra. Do të siguroja që të bliheshin kontenierë.

Hapi i dytë do të ishte që në momentin që ke bërë konferencë me buxhetorët, nis menjëherë procesi për rindërtimin e shtëpive.

Ka grabitje të tmerrshme me sebepin e tërmetit. Ka troje që janë për shkolla dhe po grabiten për pallate. Kjo me mua nuk ka për të ndodhur. Unë besoj fort se të punosh për njerëzit pa zhurmë e propagandë është mënyra më e mirë për të bërë politikë.

Dhe donatorët po pengohen të ndihmojnë rindërtimin e shtëpive, sepse debatet e brendshme të qeverisë janë se kush do të marrë tenderin. Unë nuk do bëja fasada ministrish. Fasada e ministrisë së Ballukut ka kushtuar 300 mijë euro. Sa kontenierë mund të ishin blerë me 300 mijë euro?

Qeveri fasadash! Ku janë njerzit! Të parët në listë janë një grup njerëzish që bëjën rrush e kumbulla lekët, teksat e qytarqve.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Teliti akuza PS-së/ Nuk është ndërtuar asnjë pallat, duhen 30 vite të mbarojë procesi i rindërtimit

Publikuar

-

Nga

Ka kaluar një vit nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit ku humbën jetën 51 qytetarë.

Në një përballje me Milva Ekonomin, në “Real Story” Dorian Teliti, i cili mban detyrën e shefit të Kabinetit në Partinë Demokratike tha se PS nuk di të japë përgjigje se çarë po ndodh me 11 500 familje të dëmtuara nga tërmeti.

Ai u shpreh që qeveria mbetet gjithmonë në premtime pa afat dhe me këtë ritëm që kanë nisur i duhen 30 vitë të mbarojnë procesin e rindërtimt.

“Ju nuk morët përgjigjen tuaj. Çfarë ndodh me 11 500 familje, Do të bëjmë, do të bëjmë. Jemi një vit pas tërmetit, jo e shkaktuar nga qevveria. Ku jemi pas një viti. I mbani mend premtimet. Pas 6 muajsh në shtëpi, pas 1 viti pa shtëpi.

Dëgjojmë nga mazhoranca premtime pa data, pa afate. Deri më sot nuk është ndërtuar asnjë pallat i vetëm. Janë ndërtuar vetëm 89 shtëpi indiviuale. Duhe 30 vite me këtë ritëm. Kemi 307 shkolla që duhet ndërtohen, janë ndërtuan vetëm 10. Edhe ne nuk do të arrini procesin brenda një viti. Por proceduarat nuk do nisnim 8 muaj me vonesë”, tha Teliti./CNA.al

LEXO TE PLOTE