LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Kampionët e Bajernit bëjnë detyrën në Rusi, Interi s'di të shënojë

27 Tetor 2020, 19:45, Sport CNA
VIDEO/ Kampionët e Bajernit bëjnë detyrën në Rusi,

Interi i Antonio Kontes, nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola në transfertë ndaj Shahtjor Donjeck. Raste pafund të shpërdoruar nga ziklatërit, të cilët tronditën edhe 2 herë traversën me Barelën dhe Lukakun.

Pavarësisht dominimit absolut, goli u kthye në një ?makth? për zikaltërit në këtë përballje, duke komplikuar ndjeshëm situatën në grup me vetëm 2 pikë në 2 ndeshje. Në sfidën e radhës Interi do të jetë mysafir në Madrid ndaj Realit.

Për sa i përket përballjes tjetër të zhvilluar në orën 18:55, atë mes Lokomotivës së Moskës dhe Bajernit të Mynihut, kampionët në fuqi të Champions-it kanë triumfuar me rezultatin 1-2 në Rusi falë golave të Goreckës dhe Kimish.

REZULTATET: 

SHAHJTOR DONJECK ? INTER 0-0

LOKOMOTIVA E MOSKËS ? BAJERN MYNIH 1-2

Mirançuk 70′ / Gorecka 13′, Kimish 79′

Lajmet e fundit nga