Connect with Us

Video emocionuese/ Gjashtë vite në kampin Al-Hol, Endri Dumani takon të ëmën dhe dajën

Sociale

Video emocionuese/ Gjashtë vite në kampin Al-Hol, Endri Dumani takon të ëmën dhe dajën

Publikuar

-

Video emocionuese/ Gjashtë vite në kampin Al-Hol, Endri Dumani takon të ëmën dhe dajën

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga momenti kur Endri Dumani ka takuar të ëmën pas kthimit nga kampi Al-Hol.

Sapo mbërrin në Shqipëri, e ëma e vogëlushit dhe daja i tij e përqafojnë me mall Endrin e cili prej gjashtë vitej ka qenë në kampin famëkeq. Endri shihet i hutuar nga ky takim që ndodh pas kaq vitesh, që ka kaluar në një ferr si ai i kampit Al Hol në Siri.

LEXO EDHE:  Reforma në drejtësi, beteja e heshtur Rama – Meta

“Endri Dumani përqafon nënën e dajën pas kthimit nga ferri”, shkruan Rama bashkëngjitur videos.

Eva dhe vëllai i saj Endrit Dumani u larguan me babanë për në Siri. Vetëm pak kohë më vonë, babai vritet dhe të miturit mbetën vetëm në kampin e ferrit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Moti bën kthesën e papritur/ Temperaturat zbresin -6 gradë, në veri nisin reshjet e dëborës

Publikuar

-

Nga

Moti bën kthesën e papritur/ Temperaturat zbresin -6 gradë, në veri nisin reshjet e dëborës

Duke nisur nga nesër, moti do temperaturat në mbarë vendin do të pësojnë ulje.

Sipas meterologes Adiola Bami vlerat minimale do zbresin në -6 gradë Celsius, ndërsa në veri dhe veri-lindje të vendit do të ketë dhe reshje dëborë.

“Dita e diel do të paraqitet me vranësira dhe kthjellime gjatë paradites, por pasditja na sjell shpeshtim të vranësirave në zonën jugore ku presim dhe reshje të pakta dhe të izoluara të shiut. Gjatë orëve të mbrëmjes do të kemi dhe reshje të izoluara në zonat qendrore. Sigurisht në zonat malore do të kemi shfaqje të flokëve të borës.

Do të kemi dhe rënie të temperaturave gjatë pasdites së sotme deri në mesin e ditës së diell. Ndërsa për sa i përket fillim javës do të na sjellë mot të kthjellët, por që do të kemi rënie të ndjeshme të temperaturave. Vlerat minimale do zbresin edhe -5 apo -6 gradë celsius. Ndërsa mesdita nuk do të jetë më shumë se 13 apo 14 gradë celsius.

LEXO EDHE:  Rama zbulon mesazhin e fundit me Bashën/ I kërkova bashkim

LEXO EDHE:  Takimi Rama-Meta në Presidencë/ Reagon Berisha

Vetëm fillim java do na sjellë rënie të temperaturave. Do zgjasë dy ose tre ditë pasi do të kemi sërish rritje të temperaturave. Meqë do kemi ndryshim të menjëhershëm do të kemi dhe prezencë të dukshme të reshjeve. Në përgjithësi muaji dhjetor do jetë me temperatura tipike. Mëngjeset -1 gradë celsius, ndërsa pasditja do jetë rreth vlerës 15 deri në 16 gradë celsius. Për sa i përket dhjetorit shpresojmë të kompensojë atë mungesën e reshjeve që kemi pasur në muajin nëntor”, ka treguar Bami për Report tv.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Foto-video/ Kulla më e lartë në botë dhe ura e Bosforit ‘vishen’ kuq e zi

Publikuar

-

Nga

Foto-video/ Kulla më e lartë në botë dhe ura e Bosforit ‘vishen’ kuq e zi

Në festën e flamurit tonë kombëtar, kulla më e lartë në Dubai, Burj Khalifa është veshur kuq e zi.

Në kuadër të 108-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, kulla më e lartë në Dubai, Burj Khalifa është veshur kuq e zi.

Vetë faqja e saj zyrtare ka ndarë një video nga momenti kur Burj Khalifa ‘vishet’ me ngjyrat e flamurit shqiptar, ndërkohë që në sfond është himni ynë kombëtar.

Ndërkaq, pas kullës më të lartë në Dubai edhe ura e “Bosforit” në Stamboll është “veshur” kuq e zi.

LEXO EDHE:  Kryemadhi zbulon mesazhet sekrete të Ramës për Tahirin

LEXO EDHE:  Vettingu i politikanëve/ Berisha i përmend Ramës vilën në Surrel

Pamjet nga Stambolli i ka publikuar kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ndërsa falenderon Turqinë për gjestin e veçantë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Në krye të detyrës për të luftuar Covid/ Mjekët tek ‘Infektivi’ nuk harrojnë festën e flamurit

Publikuar

-

Nga

Ky është vitit i dytë që Shqipëria festoon ditën e Pavarësisë në një situatë të pazakontë.

Vitin e kaluar Shqipëria ishte në ditë zi për shkak të viktimave që shkaktoi tërmeti i 26 nentorit. Ky vit sërish e gjeti Shqipërinë në një situatë të vështirë për shkak të Covid. Mirëpo nuk kanë munguar urimet në këtë ditë të shënuar nga shume personalitete.

Pavarësisht se ata janë në krye të detyrës në përballje me koronavirusin, edhe mjekët në spitalin Infektiv nuk kanë harruar festën e flamurit.
Ministrja Ogerta Manastirliu ka publikuar dy foto në profilin e saj në Facebook ku shfaqen 3 mjekë që valëvisin ngjyrat kuqezi në ballkonin e spitalit Infektiv./CNA.al

LEXO TE PLOTE