Connect with Us

VIDEO/ E pabesueshme çfarë humbet Lautaro me portën bosh

Sport

VIDEO/ E pabesueshme çfarë humbet Lautaro me portën bosh

Publikuar

-

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, shpërdoroi një rast flagrant në minutën e 54-t të sfidës ndaj ukrainasve të Shahtjor Donjeck.

Pas një tentative nga distanca të Brozoviç, topi u grushtua nga portieri vendas, teksa shkoi te sulmuesi argjentinas, i cili me portën e boshatisur, ka bërë më të vështirën, duke e dërguar sferën jashtë katërkëndorit.

As Lautaro vet nuk iu ka besuar syve çfarë ka humbur, duke vendosur duart në kokë. Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Publikohen formacionet zyrtare të 6 sfidave të mbrëmjes, ja si rreshtohen skuadrat

Publikuar

-

Nga

Luhen në orën 21:00 6 ndeshjet e tjera të ndalesës së dytë të Ligës së Kampioneve. Në fushë zbresin të mëdhenjtë Liverpul, Real Madrid dhe Mançester Siti, por dhe Atalanta, Porto, e Atletiko Madrid.

Pas humbjes së papritur me Shakhtar Donetskun dhe fitores në “El Klasiko”, ekipi i Zinedin Zidan kërkon fitoren e parë në këtë sezon në Ligën e Kampioneve. Për këtë sfidë, francezi ka vendosur në krahun e djathtë të mbrojtjes Lukas Vaskezin për shkak të 3 mungesave, kurse Eden Hazard grumbullohet për herë të parë pas 80 ditësh, por e nis sfidën nga stoli ndaj Borusia Mynshenglabahut.

Atletiko Madridi do të tentojë të fshijë nga kujtesa humbjen e rëndë 4-0 javën e kaluar në “Allianz Arena” ndaj Bajern Mynihut duke kërkuar maksimumin ndaj Salzburgut.

Atalanta e Berat Gjimshitit ka një sfidë të vështirë sot në shtëpi përballë Ajaksit. Pas fitores 0-4 ndaj Midtjilandit, bergameskët do të tentojnë një tjetër rezultat të mirë ndaj kampionëve të Holandës.

FORMACIONET ZYRTARE

ATLETIKO MADRID-SALZBURG

BORUSIA MYNSHENGLABAH-REAL MADRID

PORTO-OLIMPIAKOS

LIVERPUL-MIDTJILAND

MARSEJ-MANÇESTER SITI

ATALANTA-AJAKS

PANORAMASPORT.AL

LEXO TE PLOTE

Sport

E papritur/ Klubi gjerman përjashton Gjasulën

Publikuar

-

Nga

Jurgen Gjasula mund të jetë shumë pranë fundit të një tjetër aventure në karrierën e tij. Ish-mesfushori i përfaqësueses shqiptare, vëllai i madh i mesfushorit aktual të kuqezinjve, Klaus Gjasulës, duket se do të nisë kërkimin për një skuadër të re, pasi klubi aktual, Magdeburg, e ka përjashtuar atë.

Ka qenë vetë trejneri i skuadrës që militon në ligën e tretë gjermane, Tomas Hosmang, ai që ka shpjeguar situatën aktuale. “Kemi vendosur të largojmë nga stërvitja Gjasulën dhe Bertam. Ky është në vendim i cili është marrë në bashkëpunim me stafin drejtues të skuadrës”, tha trajneri sot pas stërvitjes. Sipas klubit, lojtarët janë përjashtuar për një periudhë pa afat nga aktivitetet e skuadrës së pare.

Sipas mediave gjermane, kjo është përpjekja e Magdeburg për të sjellë një ndryshim me një projekt të rinjsh, në një vit ku ekipi ka vështirësi të mëdha për të siguruar rezultate sportive dhe gjendet në zonën e ftohtë të klasifikimit të kampionatit. Megjithatë, ka dyshime se dy lojtarët kanë pasur sjellje të papërshtatshme gjatë stërvitjes dhe kjo është arsyeja pse u mor një vendim kaq drastik që gjithsesi pritet të sjellë largimin e tyre nga skuadra gjatë merkatos së janarit.

LEXO TE PLOTE

Sport

LIVE| Bajerni i falet Goreckës, 2 traversa tërbojnë Interin. Ja rezultatet e pjesëve të para (VIDEO)

Publikuar

-

Nga

Kanë startuar në orën 18:55, dy sfidat e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Në fushë do të zbresë Interi i Antonio Kontes, që është mysafir në Ukrianë përballë Shahjtor Donjeckut si dhe kampionët të Champions, Bajern Mynih, që luajnë në transfertë përballë rusëve të Lokomotivës së Moskës.

Sfida e sotme pritet të jetë vendimtare për zikatërit e Interit, pas barazimit në shtëpi ndaj Borusia Mynshenglabah. Një tjetër rezultat negativ, do t’a kompleksonte situatën në grup. Ndërkohë në sfidën tjetër gjermanët e Bajernit, vijnë më të relaksuar pas triumfit 4-0 në shtëpi ndaj Atletiko Madrid.

REZULTATET LIVE: 

SHAHJTOR DONJECK – INTER 0-0


LOKOMOTIVA E MOSKËS – BAJERN MYNIH 0-1

Gorecka 13′

LEXO TE PLOTE