Dyqane, pastiçeri, kafene/ Pasuria e gjyqtares që la në burg Rezart Taçin
Gjyqtarja e Faktit në Tiranë, Fahrije Stringa, është vënë në...
Isa Jata, ishte prokurori që nxori nga ngërçi, Prokurorinë e Apelit për Krime të Rënda, pasi shpata e Vettingut e kishte boshatisur institucionin.
Në Korrik të vitit 2019, me shumicë votash, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, vendosi që Isa Jata, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, të vendoset në pozicionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda. Në këtë pozicion ka qëndruar deri në shkrirjen e Krimeve të Rënda.
Më herët i njëjti ka punuar në Prokurorinë e Përgjithshme, por në vitin 2015 është transferuar në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Tiranë, aty ku është edhe sot.
Hetimi nga Vettingu për prokurorin Isa Jata ka nisur që në Dhjetor të vitit 2019 por ende nuk dihet se kur do të jetë përballja me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Transferimet për këtë prokuror, duke se janë kthyer në një turne nëpër kryeqytet.
Në aspektin profesional, prokurori Jata ka pasur një karrierë të heshtur, pa u lakuar për raste specifike. Edhe në kriterin e pasurisë, të paktën sipas deklaratave në ILDKPKI, prokurori Jata nuk paraqet dyshime apo problematika me financat.
Në deklaratën fillestare, në vitin 2003, kohëë kur punonte në Prokurorinë e Përgjithshme, ai deklaron një apartament banimi 2+1 me vlerë 1.214 milion lekë. Këtë shifër ai thotë se e ka marrë kredi.
Në vitin 2006 ai e ka shtuar pasurinë me një autoveturë me vlerë 540 000 lekë.
Në vitin 2010 ai ka blerë një apartament të dytë me sipërfaqe 53 m2 me vlerë 30 000 euro. Për të paaguar këtë pronë ai thotë se ka marrë 15 000 euro kredi.
Këto pasuri ai i ka vënë me të ardhurat e tij si prokuror dhe të ardhurat e bashkëshortes si avokate.
Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar prej tij.
Viti 2003
Ap banimi 2+1 me vlerë 1.214 milion lekë.
Të ardhura të subjektit deklaruar nga puna në Prokurorinë e Përgjithshme, 1 201 704 lekë.
Viti 2004
Kredi për strehim në shumën 1 214 milion lekë. Shlyer 0,0432 milion lekë. Pa shlyer 0.7228 lekë.
Të ardhura të subjektit deklaruar nga puna në Prokurorinë e Përgjithshme, 1.53 milion lekë.
Viti 2005
Gjendje në banesë, 850 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklaruar nga puna në Prokurorinë e Përgjithshme, 1 600 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si avokate, 600 000 lekë.
Viti 2006
Autoveturë me vlerë 540 000 lekë.
Depozitë bankare, 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklaruar nga puna në Prokurori 1 574 230 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si avokate, 650 000 lekë.
Viti 2007
Depozitë bankare e bashkëshortes Valbona Jaka, 600 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklaruar nga puna në Prokurori 1 642 375 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si avokate, 650 000 lekë.
Viti 2008
Tërhequr nga depozita bankare, 321 700 lekë.
Depozitë bankare në emër të vajzës 100 000 lekë.
Gjendje në banesë, 1 150 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklaruar nga puna në Prokurorinë e Përgjithshme, 1 807 320 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si avokate, 830 000 lekë.
Viti 2009
Depozitë bankare në emër të bashkëshortes, 670 000 lekë.
Depozitë bankare në emër të vajzës 100 000 lekë.
Gjendje në banesë, 850 000 lekë.
Dhënë borxh kunatit, 1 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklaruar nga puna në Prokurorinë e Përgjithshme, 1 858 363 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si avokate, 970 000 lekë.
Viti 2010
Depozitë bankare në emër të bashkëshortëve Jata, 766 610 19 lekë.
Blerë ap me sip 53 m2 me vlerë 30 000 euro.
Gjendje në banesë, 450 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklaruar nga puna në Prokurorinë e Përgjithshme, 2 000 891 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si avokate, 750 000 lekë.
Kredi 15 000 euro për blerje apartamenti. Pa shlyer 13 391 9 euro.
Viti 2011
Depozitë bankare në emër të bashkëshortëve Jata, 766 610 19 lekë.
Gjendje në banesë, 650 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklaruar nga puna në Prokurorinë e Përgjithshme, 1 862 367 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si avokate, 450 000 lekë.
Kredi 15 000 euro për blerje apartamenti. Pa shlyer 10 542 3 euro.
Viti 2012
Depozitë bankare në emër të subjektit deklarues, 863 203 07 lekë.
Gjendje në banesë, 450 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklaruar nga puna në Prokurorinë e Përgjithshme, 1 832 834 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si avokate, 372 041 lekë.
Kredi 15 000 euro për blerje apartamenti. Pa shlyer 8 160 28 euro.
Viti 2013
Depozitë bankare në emër të subjektit deklarues, 863 621 25 lekë.
Gjendje në banesë, 550 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklaruar nga puna në Prokurori, 1 701 263 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si avokate, 430 000 lekë.
Kredi 15 000 euro për blerje apartamenti. Pa shlyer 4 990 10 euro.
Viti 2014
Depozitë bankare në emër të subjektit deklarues, 614 140 28 lekë.
Të ardhura të subjektit deklaruar nga puna në Prokurori, 1 616 928 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si avokate, 245 942 lekë.
Tërhequr nga depozita bankare, 300 000 lekë.
Gjendje cash në banesë, përdorur për shpenzime, 550 000 lekë.
Kredi 15 000 euro për blerje apartamenti. Pa shlyer 1 532 euro.
Viti 2015
Depozitë bankare në emër të subjektit deklarues, 626 668 74 lekë.
Të ardhura të subjektit deklaruar nga puna në Prokurori, 1 628 372 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si avokate, 320 000 lekë.
Gjendje cash në banesë, përdorur për shpenzime, 150 000 lekë.
Marrë borxh për studimet e vajzës nga vëllai, 500 000 lekë.
Kredi 15 000 euro për blerje apartamenti. Shlyer.
Viti 2016
Depozitë bankare në emër të subjektit deklarues, 640 166 44 lekë.
LLogari rrjedhëse 2.61 lekë.
Llogari rrjedhëse 5 euro.
Gjendje në banesë, 450 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklaruar nga puna në Prokurori , 1 608 408 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si avokate, 400 165 lekë.
Bashkëshortja debitore për vitin 2012 në shumën 70 483 1 dhe në vitin 2013, 27 412 5 lekë.
Viti 2017
Të ardhura të subjektit deklaruar nga puna në Prokurorinë e Tiranës , 1 707 202 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si avokate, 350 000 lekë.
Të ardhura nga puna e djalit Ermal Jata në FSH të volejbollit, 17 000 lekë.
Gjendje në banesë, 390 000 lekë.
Vajza, llogari rrjedhëse, 1 795 53 euro.
Transfertë nga babai, vajzës, 700 euro.
Transfertë nga babai, vajzës, 3 000 euro.
Vajza të ardhura nga puna, 2029.69 euro.
Vajza të ardhura si ndihmëse në përkthime, 1 145 euro.
Viti 2018
Të ardhura të subjektit deklaruar nga puna në Prokurorinë e Tiranës , 1 598 352 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si avokate, 150 000 lekë.
Depozitë bankare, 6 400 46 lekë.
Gjendje në llogarinë rrjedhëse 150 002 68 lekë.
Llogari rrjedhëse, 618 329 68 lekë.
Llogari e djalit, 2 860 euro.
Të ardhura të djalit si vullnetar në një klinikë ortopedike, 932 68 euro.
Gjendja në llogarinë rrjedhëse të djalit, 204 11 euro./CNA.al
Gjyqtarja e Faktit në Tiranë, Fahrije Stringa, është vënë në...
Ne 2017 parlamneti i Republikës së Shqipërisë votoj me votë ...
Prokuroria e Tiranës jo më kot quhet prokuroria e milionerëv...
Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Blerina ...
Po bëhet gati një vit që kanë nisur hetimet për rivlerësimin...
Prokurori Granit Shahu, me një përvojë pune prej 15 vitesh, ...
Në vitin 2016, Ministri i Brendshëm në atë kohë Saimir Tah...
Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë gjyqtar...
Komisioni i Jashtëm i Vettingut ka shkarkuar ditën e sotme n...
Me 15 Maj 2020, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar ...
Komisioni i Jashtëm i Vetingut shkarkon Besim Shabanin, zv.d...
Shkarkimi i prokurorit Dritan Peka, duket se ka ardhur si sh...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra kreun e...
Prokurori i Prokurorisë Rrethit Gjyqësor në Tiranë, Gjon Kod...
Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Dhurata ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë p...
Në vitin 2019, prokurorja e Prokurorisë së Tiranës, Eriselda...
Ndërsa të gjithë qytetarët e kanë shpresën tek institucionet...
Gjyqtarë të pasur si në Shqipëri, zor se gjen në ndonjë vend...
Në Dhjetor të vitit 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit...
77-vjeçari, Fatmir Aliaj tregon për emisionin investigativ...
Klodian Zoto, një nga kokat e inceneratorëve, i dënuar...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka deno...
Në fund të shkurtit të këtij viti ishim në lagjen “Visarjo...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Gazetari Spartak Koka ka zhvilluar një intervistë me babai...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur në lidhje me kë...
Dështon kërkesa e radhës për ekstradim të personave shumë ...
Policia ka gjetur trupin e pajetë të foshnjes që u hodh në...
Për javën që presim përpara, mbi vendin tonë parashiko...
Prej më shumë se një muaji, ish-të punësuarit në fabrikat ...
Këtë të diel, moti do të jetë i paqëndrueshëm si rezultat ...
Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të ...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha s...
I nxehti ekstrem ka “përvëluar” Rio De Zhaneiron.Temperatu...
Ushtria izraelite njoftoi të hënën se ka vrarë një militan...
DASH ka shpallur non grata tre zyrtarë nga Ballkani. Bëhe...
Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngje...
Kur kujtoj sot atë aventurë, thuajse vdekjeprurëse, më...
Lulet e portokalleve janë pjesë e pandashme e çdo oborri t...
Radio “Ngjallja” ka përkujtuar Kryepeshkopin Fan Noli në 5...
2024-a ka nisur negative për pjesën më të madhe të eksport...
Ritmet e rritjes së çmimeve janë ngadalësuar në shkurt, du...
Sot, më 18 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Në krizën e shtrenjtimit të çmimeve të lëndëve të para...