LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tirana e pret ende, Majkëll Ngo mund të përfundojë në Kosovë

27 Tetor 2020, 08:18, Sport CNA
Tirana e pret ende, Majkëll Ngo mund të përfundojë në

Majkëll Ngo vazhdon të përbëjë lajm. Ndonëse u fol për një kthim te Tirana, gjithçka është në ajër. Me shumë mundësi mes sulmuesit dhe klubit nuk ka marrëveshje. Nga ana tjetër, mësohet se lojtari në mungesë të një ekipi mund të zbarkojë në një kampionat tjetër.

Bëhet fjalë për kampionatin kosovar. Emri i skuadrës për momentin nuk bëhet i ditur, por Ngo në fushë është nga ata që bën diferencën. Ngo në fushën e lojës sezonin e shkuar e tregoi veten: 13 gola, 14 asiste, penallti të marra. Titullar, pothuajse në çdo ndeshje. Fakt është që anglezi i ka të gjithë numrat në rregull.

Anglezi iu bashkua Tiranës që në sezonin kur luajti në Kategorinë e Parë. Edhe pse merkatoja është mbyllur, Ngo është lojtar i lirë dhe duke përfituar nga fakti që nuk ka firmosur askund që pas ikjes nga Tirana, nuk ka as pengesa për federimin e tij.

Lajmet e fundit nga