LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tetë lojtarë të dyshuar me COVID te Lazio, mes tyre edhe Strakosha

27 Tetor 2020, 15:31, Sport CNA
Tetë lojtarë të dyshuar me COVID te Lazio, mes tyre edhe

Situatë kaotike te Lacio në prag të ndeshjes ndaj Klub Bruzh që do të zhvillohet ditën e mërkurë në orën 21:00. Skuadra e Simone Inzagit është nisur drejt Belgjikës me vetën 12 lojtarë nga ekipi i parë ndërkohë që 6 futbollistë të tjerë u grumbulluan nga ekipi Primavera për të plotësuar 18-shen.

Përveç Strakoshës, me ekipin nuk kanë udhëtuar, Imobile, Kataldi, Luis Alberto, Pereira, Leiva, Lazari, Luis Felipe, Armini dhe Eskalte. Edhe pse nuk ka një njoftim zyrtar nga klubi, dyshohet se ata kanë rezultuar pozitiv me COVID.

LISTA E LOJTARËVE QË KANË UDHËTUAR DREJT BELGJIKËS:

Reina, Alia, Minkovic, Marusic, Acerbi, Muriqi, Correa, Patric, Caicedo, Parolo, Akpa Akpro, Fares, Hoedt, Furlanetto, Franco, Bertini, Pica, Czyz.

Lajmet e fundit nga