Connect with Us

Te Skënderbeu “fërkojnë duart”, mbërrin një futbollist cilësor

Sport

Te Skënderbeu “fërkojnë duart”, mbërrin një futbollist cilësor

Publikuar

-

Skënderbeu i sezonit të ri do përpiqet të ruajë fizionominë e lojës së dekadës së fundit, teksa në klubin korçar gjërat kanë ndryshuar. Me filozofi dhe element të rinj, trajneri Julian Ahmataj do përpiqet të bëjë mirë te “Ujqërit”.

Korçarët kanë afruar disa lojtarë të rinj, mes tyre edhe katër ganezë. Dy prej tyre janë nën urdhërat e stafit teknik, teksa dy të tjerë janë bllokuar prej pandemisë. Në Korçë kanë marrë një lajm të mirë, me 21 vjeçarin Agbodzie Abei që është pajisur me vizë dhe pritet të udhëtojë drejt Shqipërisë.

Lojtari luan në dy pozicione, atë të qëndërmbrojtësit dhe mesfushorit shkatërrues, çka do të jetë një plus i madh për trajnerin e Skënderbeut. Në Korçë janë duke pritur edhe Josef Tete, mbrojtësin e majtë po nga Gana, me lojtarin që vuan një dëmtim dhe ende nuk dihet nëse korçarët do vazhdojnë marrëveshjen.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

VIDEO/ Vllaznia në avantazh ndaj Tiranës, shikoni rezultatet e pjesëve të para të 3 sfidave të Superligës

Publikuar

-

Nga

Betejat më të forta po luhen prej orës 16:45. Klasikja e Shqipërisë, në një “Loro Boriçi” të boshatisur, me Vllazninë që si rrallëherë në vitet e fundit kryeson kampionatin, kundër një Tiranë kampionë në fuqi që ka shkuar në Shkodër me një numër të madh mungesash. Në lojë ka edhe miliona, vendosur si premio për fitoren. Kjo vlen për Vllazninë.

Në Durrës, Teuta kërkon fitoren për të treguar se është ekip për titull. Përballë do të ketë Kukësin e “pushtuar” nga COVID-19. Cooper e Hetemaj janë futbollistët e infektuar, ndërkohë që të njëjtin fat e ka pasur edhe trajneri Skënder Gega. Pas dy humbjeve në takimet e para të kampionatit, te Kukësi është koha për të reaguar.

E njëjta gjë vlen edhe për Laçin, që e ka nisur me dy barazime kampionatin. Kurbinasit kanë një mision të vështirë kundër Partizanit. Luhen në “Elbasan Arena” dhe për trajnerin Ilir Daja kjo është një nga ato ndeshje që fitohet nga ekipi që shfaq më shumë dëshirë. Taktika në plan të dytë, sikurse edhe barazimi. Fitorja vlen për të dyja ekipet.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 3
E shtunë, më 21 nëntor, ora 16:45

Vllaznia-Tirana 1-0
Shënues: 
Marku 28′ (pen.)

Teuta-Kukësi 0-0
Partizani-Laçi 0-0

LEXO TE PLOTE

Seria A

VIDEO/ Fantastik Imobile, Lacio nuk fal ndaj Krotones

Publikuar

-

Nga

Lacio ka triumfuar 0-2 në transfertën në Krotone duke e mundur skuadrën nga zona e Kalabrisë.

 

Bardhekaltërit i janë falur Çiro Imobiles ku rikthehet të  luajë pas disa javësh i infektuar me koronavirus. Bomber italian arriti të shënojë një gol në minutë n e 21-të dhe duke dhuruar një asist për dyfishimin e rezultatit për Hoakin Korrean.

Vlen për tu theksuar se kjo ndeshje ishte gati për tu shtyrë përshkak të kushteve atmosferike që kishte bërë terrenin e lojës pothuajse të pamundur për tu luajtur, por arbitrat e ndeshjes kanë kërkuar vazhdimin e kësaj ndeshje. Lacio me këtë fitore ngjitet në vendin e pestë në kuotën e 14 pikëve.

 

LEXO TE PLOTE

Sport

Gati tre ndeshjet e radhës/ Ja formacionet zyrtare në Shkodër, Durrës dhe Elbasan

Publikuar

-

Nga

Vllaznia-Tirana, Teuta-Kukësi dhe Partizani-Laçi, tre ndeshje mjaft të rëndësishme që nisin prej orës 16:45. Formacionet janë përcaktuar dhe ka disa ndryshime, duke nisur nga Tirana, për të kaluar te Kukësi, Laçi e Partizani. Vllaznia mbetet e njëjta, sikurse edhe Teuta.

VLLAZNIA-TIRANA
Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Marku, Kruja, Imeri, Da Silva, Dilaver. Trajner: Thomas Brdaric
Tirana: Bekaj, Toli, Vangjeli, Najdovski, Ismajlgeci, Batha, Gyamfi, Muçi, Danso, Halili, Sasraku. Trajner: Nevil Dede

TEUTA-KUKËSI
Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouros, Aleksi, Avdyli, E. Vila, L. Vila, Bregu, Hebaj. Trajner: Edi Martini
Kukësi: Tafa, Dragoshi, Horic, Bytyçi, Demiri, Ymeri, Lulaj, Taipi, Ibraimi, Gashi, Leiria. Trajner: Rraman Hallaçi

PARTIZANI-LAÇI
Partizani: Hoxha, Idrizaj, Belica, Bitri, Hakaj, Kote, Broja, Bardhi, Mala, Solomon, Cardoso. Trajner: Ilir Daja
Laçi: Sherri, Marku, Ignjatovic, Selmani, Musta, Shehu, Ramos, Rapo, Teco, Xhixha, Nëabueze. Trajner: Armando Cungu.

LEXO TE PLOTE