Connect with Us

Studimi britanik: Antitrupat kundër Covid-19 dobësohen me shpejtësi

Bota

Studimi britanik: Antitrupat kundër Covid-19 dobësohen me shpejtësi

Publikuar

-

Studimi britanik: Antitrupat kundër Covid-19 dobësohen me shpejtësi

Një studim i ri britanik tregon se antitrupat që luftojnë Covid-19 u dobësuan me shpejtësi në popullatën e vendit gjatë verës, duke sugjeruar se çdo imunitet kundër virusit mund të mos zgjasë shumë.

Studimi, i kryer nga Kolegji Imperial në Londër dhe i botuar të martën, përfshiu teste me mbi 365,000 britanikë midis 20 qershorit dhe 28 shtatorit.

Analizat e gjakut të marrë nga gishtat e pjesëmarrësve në shtëpitë e tyre zbuluan se numri i njerëzve që u testuan pozitiv për antitrupa ra me 26.5 për qind gjatë periudhës së studimit, nga pothuajse 6 për qind në 4.4 për qind.

Gjetjet sugjerojnë mundësinë e uljes së imunitetit të popullsisë përpara një vale të dytë të infeksioneve në javët e fundit që ka çuar në rikthimin e masave kufizuese.

Studiuesit thonë se nuk është e qartë se çfarë niveli të mbrojtjes i japin antitrupat një personi në mënyrë specifike kundër Covid-19.

LEXO EDHE:  Greqia merr masa shtesë për Covid/ Kioskat, tregjet dhe kantinat e verës mbyllen pas mesnatë

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive të Kolegjit Imperial të Londrës, Wendy Barclay, u tha gazetarëve në Londër se studiuesit janë të sigurt në atë që sugjeron dobësimi i antitrupave.

“Në bilancin e provave, unë do të thoja me atë që dimë për koronavirusët e tjerë, se imuniteti bie në të njëjtën shpejtësi me atë të antitrupave, dhe se ky është një tregues i zbehjes së nivelit të imunitetit në mesin e popullsisë.”

Studiuesit thonë se mbi të gjitha, studimi përforcon nevojën për një vaksinë për të vënë nën kontroll në mënyrë efektive virusin./voa

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Fundoset anija/ Humbin jetën katër persona

Publikuar

-

Nga

Fundoset anija/ Humbin jetën katër persona

Dy persona të rritur dhe dy fëmijë kanë vdekur pas fundosjes së një anijeje me migrantë në gjirin bregdetar në veri të Francës.

Një kërkim i madh, bashkë me një operacion shpëtimi, kanë nisur pasi anija është parë në vështirësi afër Dunkirkut.

Dy fëmijët – të moshave pesë dhe tetë vjeç – një burrë dhe një grua, që besohet se kanë qenë nga Irani, janë raportuar të vdekur.

Përveç tyre, 15 persona tjerë janë dërguar në spital.

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se mendimet e tij janë me më të dashurit e viktimave.

“Ne u kemi ofruar autoriteteve franceze çdo ndihmë teksa bëjnë kërkime për këtë incident të tmerrshëm dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për të shtypur bandat kriminale që ndërmjetësojnë këto udhëtime të rrezikshme”.

LEXO EDHE:  Punonjësja pozitive me COVID/ Reduktohet puna në Gjykatën e Beratit

LEXO EDHE:  Britania në valën e dytë të Covid?/ Shënohet rekordi me raste të reja brenda ditës

Katër anije franceze, një helikopter belg dhe një anije peshkimi franceze kanë qenë pjesë e kërkimeve që ka vazhduar me orë të tëra.

Kushtet atmosferike në Kanalin anglez kanë qenë të rënda gjatë ditës, si dhe ka pasur paralajmërime për stuhi gjatë natës.

Prokurori Publik në Dunkirk ka nisur hetimet për të identifikuar shkakun e fundosjes së anijes./rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Maqedonia e Veriut në alarm/ Rritet me 71% numri i viktimave nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Maqedonia e Veriut në tension/ Humbin jetën 8 të infektuar, regjistrohen 94 raste të reja

Me 71,41% është rritur numri i rasteve të vdekjes në Maqedoninë e Veriut për shkak komplikimeve nga virusi korona në javën e kaluar, tregon raporti i Institutit të Shëndetit Publik. Raportohet se janë paraqitur 84 raste të vdekjes prej 24 qytete. Në lidhje me moshën, 70 persona kanë qenë mbi 60-vjeç, 13 në moshë 50-59-vjeç, 3 në moshë 40-49-vjeç dhe 20 në moshë 30-39-vjeç, njofton Portalb.mk.

Sipas të dhënave, gjatë javës së kaluar ka pasur rritje edhe të infektuarve të ri për 27,4%. Grupmosha më e përfaqësuar e personave është 30-39-vjeç (n=750, 22.0%). Pjesë e madhe të infektuarve është regjistruar edhe te personat mbi 60-vjeç (n=673; 19,7%(, 40-49-vjeç (n=632; 18,5%), 50-59-vjeç (n=595; 17,4%) dhe 20-29-vjeç (15,8%). Pjesa më e vogël e të infektuarve është regjistruar te fëmijët 0-9-vjeç (n=72; 2,1%) dhe 10-19-vjeç (n=149; 4,4%).

LEXO EDHE:  “Ndihem më mirë se 20 vite më parë!”/ Trump konfirmon daljen nga spitali: Mos kini frikë nga Covid

LEXO EDHE:  Vdekjet e “dyshimta” nga COVID-19

“Janë regjistruar 3.410 raste të reja pozitive në 35 qytete të shtetit që paraqet rritje prej 27,4% në krahasim me javën e kaluar. Pjesa më e madhe e rasteve të reja janë prej Shkupit, ku është shënuar rritje më e lartë e incidencës javore”, thuhet në raportin e Institutit të Shëndetit Publik.

Javën e kaluar janë bërë 13.993 teste, a përqindja e testeve pozitive është 24.

Në lidhje me shpërndarjen sipas gjinisë 1.695 (49,7% janë gra dhe 1.715 (50,3%) janë burra. Nga rastet janë hulumtuar epidemiologjikisht 555 ose 16,3%. Pas marrjes së dy testeve negative për praninë e SARS-CoV-2 ose me përdorimin e algoritmit të ri, si pacientë të shëruar evidentohen 1.566 persona të cilët janë hospitalizuar ose janë shëruar në shtëpi, 477 më shumë se javën e kaluar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Covid-19: Merkel kërkon disiplinë dhe Gjermania shqyrton kufizime më të ashpra

Publikuar

-

Nga

Covid-19: Merkel kërkon disiplinë dhe Gjermania shqyrton kufizime më të ashpra

Kancelarja Angela Merkel të martën u bëri thirrje gjermanëve t’i “përmbahen asaj që dimë” për koronavirusin, në një kohë kur Gjermania lufton me një valë të dytë të infektimeve.

“Ne e dimë si mund ta mbrojmë veten. Ne mund të vazhdojmë me një përgjigje më të fokusuar,” tha ajo në Berlin. “Por ne gjithashtu shohim me rritjen e shifrave, që po të mos i përmbahemi asaj që dimë për virusin, ne kalojmë në situata që janë shprehimisht të vështira.”

Merkeli foli përpara një takimi të rëndësishëm me liderë të landeve, të caktuar për të mërkurën, në të cilin ajo pritet të bëjë presion për kufizime më të ashpra për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Shtrëngimi i rregullave?

Sipas një raporti në gazetën Bild, qeveria po shqyrton një seri masash të reja që përfshijnë mbylljen e restoranteve dhe lokaleve dhe ndalimin e aktiviteteve publike. Shkollat pritet të qëndrojnë të hapura, me përjashtim të rajoneve me përhapje të mëdha të virusit.

Merkel do të takojë 16 kryeministrat e landeve federale të Gjermanisë, të cilët duhet t’i bindë të pajtohen me kufizimet, të cilat u përshkruan nga Bild si “mbyllje e lehtë”. Masat e marra për të luftuar pandeminë e koronavirusit në Gjermani vendosen në nivel rajonal landesh.

“E qartë se nuk do të jetë e lehtë. Dhe është gjithashtu e qartë se nuk do të jetë e bukur”, tha kryeministri i landit të Bavarisë Markus Söder, i cili ka bërë thirrje për një qasje të unifikuar në të gjithë vendin si përgjigje ndaj pandemisë.

Ai u bëri thirrje udhëheqësve federalë dhe rajonalë të mos prezantojnë “masa me gjysëm zemre, por një koncept efektiv”.

LEXO EDHE:  Britania në valën e dytë të Covid?/ Shënohet rekordi me raste të reja brenda ditës

LEXO EDHE:  Mjeku ngre alarmin/ Situata me koronavirusin shqetësuese, duhet hapur spitali Covid-3

Shumica e gjermanëve po presin që qeveria të vendosë kufizime drastike më të ashpra, sipas një sondazhi të YouGov të porositur nga agjensia e lajmeve dpa. Më shumë se 60% presin që restorantet, dyqanet apo shkollat të mbyllen.

Ministri i Financave Olaf Scholz ka përsëritur thirrjen për një qasje të unifikuar. “Masat shtesë duhet të jenë të kufizuara, të përkohshme dhe të fokusuara,” tha ai. “Dhe ato duhet të zbatohen në mënyrë sa më të unifikuar që të jetë e mundur në të gjithë Gjermaninë dhe të jenë përgjithësisht të kuptueshme.”

‘Rritje eksponenciale’

Përpara takimit, Ministri i Ekonomisë Peter Altmaier paralajmëroi se Gjermania mund të arrijë 20.000 infektime në ditë deri në fund të javës.

“Po përballemi me rritje eksponenciale,” i tha ai një konference ekonomike gjermano-franceze virtuale në Berlin të martën. “Në Gjermani numri i infektimeve të reja po rritet me 70-75% krahasuar me një javë më parë.”

Gjermania raportoi 11.409 raste të reja të martën, nga 6.868 në të njëjtën ditë një javë më parë, sipas Institutit Robert Koch, institutit kombëtar të kontrollit të sëmundjeve të vendit. Gjermania raportoi të shtunën një rekord prej 14.714 raste infektimesh të reja brenda 24 orëve./dw

LEXO TE PLOTE