Connect with Us

Spartak Ngjela: Të akuzuarit e mëdhenj të korrupsionit do shpronësohen

Politikë

Spartak Ngjela: Të akuzuarit e mëdhenj të korrupsionit do shpronësohen

Publikuar

-

Spartak Ngjela: Të akuzuarit e mëdhenj të korrupsionit do shpronësohen

Shtatë oficerë të skualifikuar në garën për në Byronë Kombëtare të Hetimit kanë kallëzuar penalisht Komisionin e Vlerësimit që përzgjedh hetuesit e byrosë. Dritan Prençi, Enkelejda Millonai, Vladimir Mara, kryeprokurori i SPAK, Arben Kraja si dhe drejtuesen e BKH, Aida Hajnaj janë kallëzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Padia e kandidatëve për oficerë të BKH është depozituar në Prokurorinë e Tiranës.

Për avokatin Spartak Ngjela këto lëvizje bëhen nga  persona të korruptuar që ishin deri sot brenda sistemit të drejtësisë. Nga ana tjetër ish-ministri i Drejtësisë shtoi se, “të akuzuarit e mëdhenj të korrupsionit nuk kanë lënë gurë pa lëvizur”, por shtoi se, “jo vetëm që do të shpronësohen por do të shkojnë dhe burgjeve”.

“Këta i ka kapur ligji se futën duart në paratë e shtetit do të mundin Uashingtonin këta me fantazma juridike në Tiranë? Shkalla e gjykimit të ka gjykuar vetingun është shkalla më e lartë nuk mund ta rrëzojë askush”, deklaroi z. Ngjela.

LEXO EDHE:  Drejtësia/Vettingu, Byroja Kombëtare e Hetimit dhe dy pr/ligje për KLGJ dhe KLP miratohen më 11 Gusht

Duke komentuar fondin prej 4 milionë euro për SPAK dhe BKH që parashikon projektbuxheti i vitit 2021, z. Ngjela tha se një pjesë e mirë e këtij fondi do të shkojë për pagat duke shtua se, “drejtësi pa rroga të larta nuk mund të lejohet. Rrogat qesharake në drejtësi krijuan korrupsionin”./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ushtarakëve u ‘mbyllet goja’ me ligj, nuk u lejohen kritikat publike

Publikuar

-

Nga

Ushtarakëve u ‘mbyllet goja’ me ligj, nuk u lejohen kritikat publike

Nëse një ushtarak ka një vërejte ndaj Forcave të Armatosura duhet ta mbaj atë përbrenda pasi në të kundërt mund t’i kushtojë rëndë.

Qeveria ka depozituar në Kuvend një projektligj i cili parashikon ndryshimin e masave disiplinore ndaj Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë. Si risi në këtë ligj është futur termi i cili cilëson si shkelje të rëndë disiplinore shprehjen e kritikave publike ndaj Forcave të Armatosura.

Propozimi i ri ka shkuar edhe më tej, ushtaraku nuk mund të shprehet as në formë shkresore, elektronik apo verbale. Pra nëse ka një kritikë, nuk mund ta thotë as në rrjetet sociale e as përpara të tjerëve ku kjo e fundit mund të sjellë një efekt bumerang, spiunimin brenda vetë forcave të armatosura.

Tek kategoria e shkeljeve të rënda është futur edhe respektimi i orarit të punës. Nëse një ushtarak shkon brenda një muaji dy herë me vonesë apo lë punën më herët, atëherë ai është subjekt i komisionit të disiplinës pasi ka kryer një shkelje të rëndë.

LEXO EDHE:  DASH: Korrupsioni në Shqipëri, i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes

LEXO EDHE:  Drejtësia/Vettingu, Byroja Kombëtare e Hetimit dhe dy pr/ligje për KLGJ dhe KLP miratohen më 11 Gusht

Tek ndëshkimet është futur edhe termi stërvitje disiplinuese. Pra nëse një ushtarak kryen ndonjë shkelje të lehtë, a mund të ndëshkohet menjëherë me vrap, pompa palosje dhe këtë ndëshkime mund të shkojnë për ushtarakët deri në gradën e kapitenit./Euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kisha pritshmëri më të lartë për ty”/ Përplasje mes Telitit dhe Xhafajt

Publikuar

-

Nga

Mbrëmja e sotme në “Real Story” ka gjeneruar dsa debate e fërkime të vogla mes shefit të kabinetit të Lulzim Bshës në PD dhe zv.Ministrit Etjen Xhafaj.

Gjatë bisedës në studio në shumë raste Xhafaj ka ndërhyrë për të ndërprerë Telitin dhe e kundërta.

Në një rast u dëgjua Teliti ndërsa i drejtohej Xhafajt: Kisha pritshmëri më të lartë për ty, por më zhgënjeve sot!

Ndërhyrje të Oketës dhe Telitit pati edhe gjatë fjalës së deputetes Ekonomi teksa ajo fliste për punën e qeverisë për rindërtimin./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha akuza të forta Ramës/ I ka ofruar para ish-komandantit të UÇK që të tërheqë fjalët e mira që ka thënë për mua

Publikuar

-

Nga

Basha akuza të forta Ramës/ I ka ofruar para ish-komandantit të UÇK që të tërheqë fjalët e mira që ka thënë për mua

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta mbrëmjen e sotme ndaj kryeministrit Rama, ku tha se ky I fundit ka dërguar sot emisar tek një ish-komandat i UÇK-së që t’i ofrojë tendera dhe para.

Kjo sipas Bashës, për të tërhequr fjalët e mira që ky ish-komandat ka thënë për kryedemorkatin sa I përket çështjes së hetimit të ish-drejtuesve të UÇK-së.

Jo vetëm që skam fshehu asgjë po jam krenar për çdo sekondë të jetës sime dhe në veçanti për rolin që kam luajtur në ato vite.

Dhe kjo pikërisht ma bëri fare të thjeshtë, madje do të thoja që ishte një bomerang përpjekja e Edi Ramës për të kapitalizuar në një moment të tillë, të vështirë për Kosovën mbi një histori që e ka përdorur 3 herë më parë. Sa herë vijnë zgjedhjet, këtë histori nxjerr.

Sot ka çuar një personazh të Tiranës tek një nga komandantët e UCK-së dhe i ka thënë Ed Rama të ka thënë hap gojën tender apo lekë, tërhiq disa fjalë që ke thënë të mira për Lul Bashën që të vazhdojmë fushatën ndaj tij.

Pra kjo është siç e kuptoni dhe ju me induktim, s’ka nevojë. E di shumë mirë personin që ka shkuar dhe personi që i ka kthyer fjalën dhe i ka thënë, se disa prej tyre nuk i njohin këta. Kujtojnë se janë të gjithë siç trajtojnë inceneratorët, oligarkët e inceneratorëve ashtu mund të trajtojnë edhe tjerët.”, tha Basha./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE