Connect with Us

Sot në serialin “Lule të vetmuara”/ Ejlyl pëson krizë nervore

Life Style

Sot në serialin “Lule të vetmuara”/ Ejlyl pëson krizë nervore

Publikuar

-

Sot në serialin “Lule të vetmuara”/ Ejlyl pëson krizë nervore

Songyl është e lumtur për shtëpinë e re dhe i tregon mikeshave të saj. Ejlyl tmerrohet kur mëson se Kemal është arratisur. Ajo kalon në krizë nervore dhe kërkon të largohet nga frika se Kemal do i bëjë diçka sërish.

Mjekët arrijnë të qetësojnë Ejlylin. Policët vihen në kërkim të Kemalit teksa ky i fundit mjekon dorën tek një mjek duke e kërcënuar. Serkan i qëndron pranë Ejlylit. Zehra zihet me Sadullahun dhe ngulmon që ai t’i kërkojë të falur Selenit.

Defne planifikon rrëmbimin e saj kur mëson se Kemal është arratisur. Mesude ndihet fajtore dhe kujton të gjitha momentet kur i ka bërë padrejtësi Ejlylit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

Komplimenti më i bukur që mund ti bëni çdo shenje të horoskopit

Publikuar

-

Nga

Komplimenti më i bukur që mund ti bëni çdo shenje të horoskopit

Dashi

“Të shoh vetëm ty”

Dashi ka vullnet të fortë,  është trim dhe konkurrues. Ata posedojnë cilësi heroike ”. Kjo është arsyeja pse të qenit figura model për të tjerët është kaq e rëndësishme për Dashin.

Demi

“Unë e di që gjithmonë mund të besoj te ti.”

“Demi është i sinqertë dhe i besueshëm”, thotë Backe. Kjo është arsyeja pse nëse vërtet dëshironi të komplimentoni natyrën e një Demi, tregojini ata se sa e vlerësoni.

Binjakët

“Të jesh me ty është gjithmonë emocionuese.”

Binjakët janë gjithmonë në ndryshim dhe gjithmonë në lëvizje. “Ata duhet të stimulohen vazhdimisht intelektualisht dhe të bëjnë diçka”, shpjegon Backe.

Gaforrja

Ndihem mirë me ty.

Ata krenohen me jetën në shtëpi dhe familjen. Përpiqen që të dashurit e tyre të ndihen të sigurt.

Luani

“Unë e admiroj besimin tuaj”.

Shumë prej nesh kanë mungesë të besimit që na nevojitet, ndërsa disa njerëz kanë pak shumë. Luanët janë të shkëlqyeshëm në lëshimin e besimit pa u parë si arrogantë. “Ata janë udhëheqës të pavarur, me vullnet të fortë dhe të mirë”, shpjegon Backe.

Virgjëresha

“Ju jeni aq i mirë në leximin e njerëzve.”

Ka shumë mënyra për të komplimentuar një Virgjëreshë sepse ata duan të jenë të shkëlqyeshëm në gjithçka.

Peshorja

“Më bën një person më të mirë.”

Në astrologjinë perëndimore, Peshoret njihen si ndërmjetësuesit e mëdhenj. Ata qëndrojnë për ekuilibër dhe drejtësi dhe priren të kenë përgjigjen më të mirë për pothuajse çdo problem.

LEXO EDHE:  Këtë javë në serialin “Lule të vetmuara”/ Feride dhe Toprak martohen, Kemal keqtrajton Mesuden

LEXO EDHE:  Çukur/ Jamaçit i vjen lajmi i vdekjes së vëllait, si do veprojë ai? A do zgjedhë Senën apo familjen?

Akrepi

“Personaliteti juaj është magnetik.” Akrepat përshkruhen nga Backe si ” kuriozë dhe misteriozë”. Nuk ka asnjë shenjë të zodiakut aq joshëse sa kjo. Ekziston diçka e paditur për Akrepin – e cila është ajo që e bën kaq intriguese bashkëveprimin me të.

Shigjetari

“Me ty kaloj gjithmonë momente të mira.”

Shigjetari është jashtëzakonisht popullor midis shenjave të tjera. Shumica e njerëzve tërhiqen natyrshëm nga sjellja e tyre argëtuese dhe e butë.

Bricjapi

“Mund të mbështetem gjithnjë tek ju.” Bricjapët janë ambiciozë dhe të vendosur. Atyre u pëlqen të jenë në orar. Për këto arsye, nëse doni që një punë të bëhet mirë, nxirrni një Bricjap për ta bërë atë.

Ujori

“Më pëlqen një njeri si ty.” Kjo frazë është një fakt, aq edhe një kompliment. ” Ujorët janë pionierë”, thotë Backe. “Ata mendojnë jashtë kutisë dhe e duan lirinë e tyre.” Çdo Ujor ka mënyrën e vet të shikimit dhe bashkëveprimit me botën.

Peshqit

“Ju gjithmonë dini saktësisht se çfarë të thoni.”

Peshqit janë shenja më emocionuese. Ata janë të mëshirshëm, krijues dhe intuitivë. Ata bëjnë rolin e terapistit, artistit, psikologut. Një njeri që i përket kësaj shenje do të jetë dëgjuesi më i mirë që njihni, dhe më i miri në dhënien e këshillave./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Pasi na prezantoi me djalin që i kishte “rrëmbyer” zemrën/ Marina Fara dhe i fejuari “arratisen” në Dubai

Publikuar

-

Nga

Pasi na prezantoi me djalin që i kishte "rrëmbyer" zemrën/ Marina Fara dhe i fejuari “arratisen” në Dubai

Marina Fara është komentuar shpesh në mediat rozë për historitë e saj të dashurisë.

Pak kohë më parë, ajo deklaroi se ishte në një lidhje dashurie duke na prezantuar edhe djalin që i kishte rrëmbyer zemrën.

Marina nuk tregoi asnjë detaj tjetër përveç imazhit të tij. Së fundi dyshja kanë preferuar të pushojnë në një nga vendet më luksoze në botë si Dubai.

LEXO EDHE:  Për të gjithë ju nostalgjikët e serialit “Mickey Mouse Club”/ Ribashkohen Britney Spears dhe Ryan Gosling

LEXO EDHE:  Këtë javë në serialin "Lule të vetmuara"/ Songyl merr lajmin e trishtë

Marina duke mjaft në formë teksa ka publikuar disa foto me bikini. Gjithashtu ajo ka treguar disa pamje mahnitëse të Dubait që mund ti shihni më poshtë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Rrinë në këmbë si debile”/ Gazetari befason me deklaratën për “Telebingo-n”

Publikuar

-

Nga

“Rrinë në këmbë si debile”/ Gazetari befason me deklaratën për “Telebingo-n”

Gazetari Bledi Strakosha ka kritikuar emisionet si “Telebingo”, që edhe pse ka kohë që transmetohet në televizion vazhdojnë me të njëjtin format dhe skemë si vite më parë.

Strakosha tregon se prej vitesh televizioni shqiptar  frymëzohet ende nga televizionet italiane dhe një gjë që nuk i pëlqen aspak tek “Telebingo” është fakti se vajzat rrinë gjatë gjithë kohës në këmbë dhe nuk bëjnë asgjë.

Nëpër ‘game show’ ekzistojnë akoma por ama kanë një dinjitet tjetër. Tek “Telebingo” për shembull ne kishim ato vajzat që rrinin në këmbë tërë kohës. Nuk duhet të jetë ashtu. Si në Shqipëri dhe në Itali vazhdojnë të transmetohet ajo qasja që është mashkulli i pari pastaj femra që qëndron krah tij si plotësuese. Ato u rrijnë në krah, më falni që po e shpreh kështu por kështu po më vjen, si debile, pra që nuk kanë asnjë pozicion”, është shprehur gazetari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE