Connect with Us

Skandali në “El Clasico”/ Arbirti zbulohet tifoz i Realit, del audioja

La Liga

Skandali në “El Clasico”/ Arbirti zbulohet tifoz i Realit, del audioja

Publikuar

-

El Clasico” nuk përfundon kurrë. Polemikat që rrethojnë ndeshjet mes Barcelonës dhe Realit të Madridit janë të pafundme. Edhe pse kanë kaluar 48 orë nga kjo sfidë, vazhdon ende të diskutohet penalltia e fituar nga Serxho Ramos pas tërheqjes nga mbrojtësi Lengle. Ajo shërbeu për t’i dhënë avantazhin skuadrës së Zinedin Zidanit (1-2), por më vonë Luka Modriç shënoi golin e tretë që vulosi triumfin përfundimtar të madrilenëve.

Në Barcelonë ndihen të vjedhur dhe thonë se arbitri Munuera Martinez i dha fitoren Realit. Përpara se ai të fërshëllente 11-metërsh, ai ndali lojën në pritje të këshillës nga VAR-i, deri sa shkoi vetë për ta parë aksionin në mon- itor. Në fund vendosi për penallti dhe Ramos nuk gaboi nga pika e bardhë.

Por për të shtuar më shumë skandalin e këtij vendimi mendon “Deportes Cuatro” që ka zbuluar një audio të komunikimit të arbitrit anësor me arbitrin kryesor. Në momentin e kontaktit në zonë mes Lenglesë dhe Ramosit, asistenti i Munuera Martinezit dëgjohet të thotë: Është më shumë se kaq, Ramos e tërheq nga fanella i pari. Por arbitri kryesor e injoroi këtë këshillë dhe vendosi që t’i besonte VAR-it. Barcelona është tërbuar me vendimin e marrë nga salla e teknologjisë dhe për faktin që kryesori nuk e mori fare për bazë atë që i tha anësori.

Nga ana tjetër, programi “Que thi jugues” i “Cadena Ser” zbulon një tjetër audio ku thuhet: Është faull i Ramosit, është faulli Ramosit. Pas ndeshjes, Ronald Kuman shpërtheu në kritika për arbitrimin duke thënë se VAR-i aktivizohet vetëm kundër Barcelonës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Barcelona në udhëkryq, ja vendimi i marrë së fundmi për Bartomeun

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu do të ushtrojë detyrën deri në seancën e votëbesimit, e cila mund ta mbahet në datat 1-2 nëntor.

Media spanjolle “SPORT” zbulon vendimin e fundit të kryesisë së klubit katalanas. Bartomeu ka kërkuar që të anulohet zhvillimi i kësaj seance të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë së koronavirusit, por tashmë ai duhet të përballet me vendimin final që do të merret ditën e diel ose të hënën e ardhshme.

Pra, kreu i klubit blaugrana do të ketë mundësinë të ushtrojë funksionin e tij pas ndeshjeve me Juventusin (Liga e Kampioneve) dhe Alavesh (kampionat, ditë e shtunë). Pas grumbullimit të firmave për të shpallur mocionin e mosbesimit, Bartomeu do të mësojë fatin e tij në fillim të muajit nëntor.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Shtohen telashet pas “El Clasicos”/ Asistenti sinjalizoi faull para penalltisë për Realin

Publikuar

-

Nga

Fitorja e Real Madrid ndaj Barcelonës në “El Clasico” po shoqërohet si zakonisht me polemika të shumta. Katalanasit janë shumë të nervozuar me gjyqtarin e ndeshjes, sidomos për episodin e penalltisë të shënuar nga Ramos.

Pretendimet e tyre duket se gjejnë mbështetje te një emision i “SER Catalunya”, që ka raportuar se ekziston një audio e dialogut mes gjyqtarëve, të regjistruar në sallën e VAR sipas protokollit. Sipas saj, asistenti i gjyqtrait, i cili mbante linjën e sulmit të Realit, kishte sinjalizuar faull të Serxhio Ramos para se Lengle të shkaktonte penalltinë në favor të skuadrës së Zidan.

“Është faull i Ramos, është faull i Ramos”; raportohen të kenë qenë fjalët e asistentit para se të vendosej për penallti, pasi Lengle i tërhiqte fanellën mbrojtësit në zonë. Ato pamjë nuk kanë janë parë në sallën e VAR, vetëm ato ku mbrojtësi i Barcelonës tërheq fanellën, ndaj edhe u dha penallti.

Pritet që Barcelona të bëjë kërkesë zyrtare që të shyrtohet kjo audio dhe të jepen shpjegime se pse nuk është marrë parasysh sinjalizimi i vijërojtësit për këtë faull.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Kaosi te Barcelona, Bartomeu merr vendimin e papritur

Publikuar

-

Nga

Qetësia ka zgjatur shumë pak dhe duket se Barcelona do të rikthehet të jetë sërish në një kaos të vërtetë. Firmat e mbledhura për shkarkimin e presidentit e kanë detyruar atë që të japë dorëheqjen përpara se të dalë në referendum.

Sipas asaj “El Chiringuito”, numri 1 i klubit ka vendosur të japë dorëheqjen dhe të largohet nga Barcelona përfundimisht. Diçka të tillë pritet që Bartomeu ta njoftojë ditën e sotme, ku do të largohet nga klubi së bashku me bordin e tij drejtues. Në orët e ardhshme priten zhvillime të reja, ku vetë presidenti me shumë mundësi do të sqarojë gjithçka.

LEXO TE PLOTE