Presidencialet amerikane/ Mijëra fletë votimi të hedhura me postë, mund të shpallen të pavlefshme
Nga Michael Herron&Daniel A. Smith “The Conversation”* Dhjet...
Një nga korporatat më të mëdha dhe më dominuese në histori, ka operuar shumë kohë para shfaqjes së gjigantëve të teknologjisë si Apple, Google ose Amazon. Kompania Angleze e Indisë Lindore u krijuar nga kurora mbretërore më 31 dhjetor 1600, dhe nga ai moment vazhdoi të veprojë si një organizatë e tregtisë, duke fituar shumë nga tregtia me Indinë, Kinën, Persinë dhe Indonezinë për më shumë se 2 shekuj.
Biznesi i saj e furnizoi Anglinë me çaj me një kosto të përballueshme për të gjithë, me tekstile pambuku dhe erëza,të cilat u garantonin investitorë të saj në Londër një fitim në 30 për qind. ?Në kulmin e vet, Kompania Angleze e Indisë Lindore, ishte korporata më e madhe e këtij lloji në botë?- thotë Emili Erikson, profesoreshë e sociologjisë në Universitetin e Jeilit në SHBA, dhe autore e librit ?Midis monopolit dhe tregtisë së lirë:Kompania Angleze e Indisë Lindore?.
?Ajo ishte më e madhe edhe se disa kombe. Qe në thelb perandoria de facto e pjesëve të mëdha të Indisë, e cila ishte një nga ekonomitë më produktive në botë në atë kohë?- shtoi ajo. Në fundin e shekullit XVIII-të, kjo mega korporatë komandonte një ushtri private prej 260.000 ushtarësh, dyfishin e madhësisë së ushtrisë këmbësore britanike.
Ajo ushtri e madhe mjaftonte për të trembur çdo lloj konkurrenti, për të pushtuar territore, dhe për t?i detyruar sundimtarë lokalë indianë të nënshkruanin kontrata të njëanshme, që i jepnin Kompanisë kompetenca shumë fitimprurëse. Pa Kompaninë e Indisë Lindore, nuk do të kishte asnjë dominim perandorak të Britanisë në Indi gjatë shekujve XIX-XX.
Dhe për mirë a keq, suksesi i korporatës së parë të madhe në botë, ndihmoi në formësimin e ekonomisë moderne globale. Kompania e re angleze e Indisë Lindore ishte një monopol, në kuptimin që asnjë subjekt tjetër britanik, nuk mund të tregtonte legalisht në atë territor.
Gjithsesi, ajo u përball me një konkurrencë të fortë nga spanjollët dhe portugezët, të cilët tashmë kishin disa baza tregtare në Indi, dhe gjithashtu edhe Kompania Holandeze e Indive Lindore,e themeluar në vitin 1602.
Anglia, ashtu si pjesa tjetër e Evropës Perëndimore, kishte një oreks të madh për mallra ekzotike Lindore si erëza, tekstile dhe bizhuteri. Por udhëtimet detare drejt Indive Lindore, ishin ndërmarrje jashtëzakonisht të rrezikshme, që përfshinin përplasje të armatosura me tregtarët rivalë, apo sëmundje vdekjeprurëse si skorbuti.
Shkalla e vdekshmërisë për një punonjës të ?East India Company? ishte 30 për qind, thotë Erikson. Monopoli i garantuar nga kurora mbretërore, i mbronte tregtarët londinezë nga konkurrenca e brendshme, teksa i garantonte gjithashtu një fitim të majmë edhe vetë monarkisë, e cila kishte shumë nevojë për fonde.
Kompania ishte shoqëria aksionare më e madhe. Ajo e mblodhi dhe bashkoi kapitalin duke shitur aksione për publikun. Drejtohej nga një president, por kishte ndërkohë edhe një ?bord kontrolli?. Ndryshe nga mbledhjet e sotme të bordit të korporatave, takimet e Kompanisë së Indisë Lindore shoqëroheshin me debate të ashpra, ku merrnin pjesë qindra aksionarë.
Në fillim, Kompania nuk kishte shumë para për t?i paguar punonjësit e saj për këtë punë tepër të rrezikshme, ndaj iu desh të siguronte stimuj të tjerë. ?Ai stimul ishte që ata të tregtonin për interesat e tyre private jashtë shtetit. Në atë kohë, kishte shumë mundësi për të mashtruar dhe bërë kontrabandë?- thekson Erikson.
Kur britanikët dhe tregtarët e tjerë evropianë mbërritën në Indi, u detyruan t?u bënin ndere sundimtarëve dhe mbretërve vendas, duke përfshirë Perandorinë e fuqishme Mugul, që shtrihej në të gjithë Indinë. Sundimtarët indianë i ftonin krerët lokalë të Kompanisë në oborrin e tyre, u merrnin para, teksa përdornin ushtarët e Kompanisë në luftërat rajonale, ndonjëherë kundër kompanive tregtare franceze ose holandeze.
Një pikë e madhe kthese në transformimin e Kompanisë së Indisë Lindore, nga një kompani tregtare fitimprurëse në një perandori de fakto, erdhi pas Betejës së Plasej në vitin 1757. Ajo vuri përballë 50.000 ushtarë Indianë nën Navabin e Bengalit kundër vetëm 3.000 ushtarëve të Kompanisë.
Nauab ishte zemëruar me Kompaninë për uljen e taksave. Por ajo që ai nuk dinte ishte se udhëheqësi ushtarak i Kompanisë Lindore të Indisë në Bengal, Robert Klajv, kishte arritur një marrëveshje me bankierët indianë, në mënyrë që shumica e ushtrisë indiane të mos pranonte të luftonte në Plasej.
Fitorja e Klajv i dha Kompanisë së Indisë Lindore kompetenca të gjera të taksimit në Bengal, asokohe një nga provincat më të pasura në Indi. Klajv e plaçkiti thesarin e Navab, dhe e dërgoi atë në Londër, natyrisht duke mbajtur shumë edhe për vete.
Në vitin 1784, Parlamenti Britanik miratoi ?Aktin e Indisë? të Kryeministrit Uilliam Pit, qëe përfshinte zyrtarisht qeverinë Britanike në sundimin e tokave të Kompanisë së Indisë Lindore në Indi. Por Kompania e Indisë Lindore nuk operoi vetëm në Indi.
Në një nga kapitujt e saj më të errët, Kompania kontrabandoi opium në Kinë, në këmbim të mallit më të çmuar të këtij vendi:çajit. Kina tregtonte vetëm çaj në këmbim të argjendit. Por kjo ishte e vështirë për Anglinë.
Prandaj Kompania sabotoi embargon e Kinës për opiumin, përmes një tregu të zi të prodhuesve dhe kontrabanduesve indiane të opiumit. Ndërsa çaji shkonte në Londër, investitorët e Kompanisë u pasuruan, ndërsa miliona kinezë u shkatërruan nga opiumi.
Kur Kina e goditi tregtinë e opiumit, qeveria britanike dërgoi anije luftarake, duke shkaktuar kështu nisjen e Luftës së Opiumit të vitit 1840. Humbja poshtëruese e kinezëve, i garantoi britanikëve kontrollin e Hong Kongut. Nga mesi i shekullit XIX-të, kundërshtimi ndaj statusit monopol të Kompanisë së Indisë Lindore, arriti kulmin në parlamentin britanik, i nxitur nga argumentet e tregut të lirë të Adam Smithit.
Erikson thotë se perëndimi i Kompanisë së Indisë Lindore në vitet 1870, kishte të bënte më pak me zemërimin moral ndaj korrupsionit të korporatës, dhe më shumë me politikanët dhe biznesmenët anglezë, që e kuptuan se mund të fitonin edhe më shumë para me partnerë që kishin një bazë më të fortë ekonomike.
Edhe pse Kompania e Indisë Lindore u shpërbë më shumë se një shekull më parë, ndikimi i saj si një pioniere e korporatave, e ka diktuar mënyrën e zhvillimit të biznesit modern në një ekonomi globale./ History.com-Përshtatur nga CNA.al
Nga Michael Herron&Daniel A. Smith “The Conversation”* Dhjet...
Nga Christian Whiton “National Interest”* Në vitin 2016, kur...
BloombergSpitalet e Evropës përsëri po shkojnë përtej limite...
Shërimi nga Covid-19, nuk është gjithmonë aq i lehtë sa rezu...
Që në fazat më të hershme të pandemisë, vëmendja e të gjithë...
Lumi nuk ishte larg. Çaz Pauell mund ta shihte Zambezin atje...
Koncepti i fast food, ushqimit të shpejtë, siç e kuptojmë so...
Nga Amy Mackinnon & Robbie Gramer “Foreing Policy”Duke fillu...
Si një emigrante e varfër nga Skocia, Meri En Meklod Trump, ...
Kanë kaluar 17 vjet që kur koronavirusi SARS-CoV, kërcënoi t...
Nga Doug Schoen “Fox News”Në debatin e dytë dhe të fundit pr...
Nga Maria Berlinguer “La Stampa”Romë – Xhakino Kampolo, mbre...
Ai ishte një nga shkrimtarët e parë të mëdhenj të lindur në ...
Mundohuni të jeni të duruar në dashuri, por dijeni që Hëna n...
Gjatë valës së parë të Covid-19, studiuesit në Universitetin...
Nga G.Murphy Donovan “American Thinker”* Sondazhet dhe ekspe...
“The Wall Street Journal”* Shumica e mediave po e injorojnë ...
“Bush Center”Anders Fog Rasmusen shërbeu si kryeministër i D...
Nga Giulia Guerrini “Emerging Europe”* Një nga keqkuptimet m...
Nga Pierre Haski “Internazionale”Në një përpjekje për t’u pë...
77-vjeçari, Fatmir Aliaj tregon për emisionin investigativ...
Klodian Zoto, një nga kokat e inceneratorëve, i dënuar...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka deno...
Në fund të shkurtit të këtij viti ishim në lagjen “Visarjo...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia e Krujës ka arrestuar një 26-vjeçar me iniciale G....
Zbardhet vjedhja e argjendarisë në Rrugën e Dibrës në Tira...
Gazetari Spartak Koka ka zhvilluar një intervistë me babai...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur në lidhje me kë...
Ditën e martë, vendi ynë do të ketë kushte të paqëndru...
Për javën që presim përpara, mbi vendin tonë parashiko...
Prej më shumë se një muaji, ish-të punësuarit në fabrikat ...
Këtë të diel, moti do të jetë i paqëndrueshëm si rezultat ...
Të gjitha problemet, të cilat mund t’i kenë qytetarët ...
Rregulla të reja për emigrantët që jetojnë në Greqi? ...
Vendet e BE-së do të vendosin sanksione ndaj 30 zyrtar...
Pakistani mbeti një nga tri vendet me ajrin më të ndodhur ...
Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngje...
Kur kujtoj sot atë aventurë, thuajse vdekjeprurëse, më...
Lulet e portokalleve janë pjesë e pandashme e çdo oborri t...
Radio “Ngjallja” ka përkujtuar Kryepeshkopin Fan Noli në 5...
Normat e interesit të depozitave u rritën në përmasa të vo...
Sot, më 19 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Nevoja për punonjës nga ata më pak të kualifikuar deri tek...
2024-a ka nisur negative për pjesën më të madhe të eksport...