Connect with Us

“Shfajësohet” Vasili/ LSI ka zero lidhje me inceneratorët, askush të mos guxojë…

Politikë

“Shfajësohet” Vasili/ LSI ka zero lidhje me inceneratorët, askush të mos guxojë…

Publikuar

-

Bëri ‘lëmsh’ Schillerin me Qemal Stafën/ Vasili ‘kryqëzon’ Ramën: Shkollëpaku ‘shkëlqen’ me injorancën e tij

Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të Ylli Manjanit, i cili tha se LSI mban përgjegjësi politike për inceneratorët.

Sipas Manjanit LSI kishte në dorë për të ndalur këtë masakër mjedisore, por për Vasilin inceneratorët janë përgjegjësi vetëm e Edi Ramës dhe bashkëhajdutëve të tij.

Askush të mos guxojë të bëjë LSI-në pjesë të fajeve dhe përgjegjësive kriminale të Edi Ramës vijon më tej Vasili.

“Inceneratoret pergjegjesi vetem e Rames dhe e bashkehajduteve te tij, LSI zero lidhje me to!

Kujtdo, qe i vendosur ne sherbim te hallit, qe po mbyt Edi Ramen me incineratoret, po kerkon te lidhe LSI-ne me to i them qarte: LSI ka zero lidhje,ka zero pergjegjesi dhe zero mbeshtetje per incineratoret.

Ka pasur vetem nje rruge te LSI-se ne qeveri: zbatim te Kushtetutes dhe ligjit.

Askush nuk ka te drejte dhe nuk mund te guxoje te beje LSI-ne pjese te fajeve dhe pergjegjesive kriminale te Edi Rames per plehrat dhe incineratoret.

LEXO EDHE:  Ryshfet për tenderat/ Ja dënimi që kërkohet për ish-zyrtarin e LSI-së  

Kushdo qe ka vepruar kunder ketij vullneti te palekundur te LSI mban pergjegjesi totalisht personale dhe eshte thjesht nje rilindas i korruptuar me shume ne çeten e hajduteve te Edi Rames.

LSI ka mbajtur qendrime te prera dhe ne respekt absolut te ligjit dhe ja ka thene ne sy Edi Rames edhe kur ka qene ne bashkeqeverisje me te.

Personalisht edhe si minister i kam shprehur me shkrim Edi Rames qendrimin tim edhe per incineratoret, edhe per skandalin e arbitrazheve nderkombetare kur rrezikonim te humbnin 2 miliard euro, edhe per rolin e kompromentuar me Edi Ramen te ONM-se ne reformen ne drejtesi dhe mjaft te tjera.

Ndaj cdo ortakeri per te bashkefajesuar LSI-ne per te lehtesuar fajet monstruoze te korrupsionit te Edi Rames, qe ka kulmin e vet me incineratoret, meriton vetem perbuzje.”/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Thirrja e Metës për të rinjtë/ Manjani: Lutem që kjo të mos ndodhë

Publikuar

-

Nga

Thirrja e Metës për të rinjtë/ Manjani: Lutem që kjo të mos ndodhë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas deklaratës së presidentit Ilir Meta që të rinjtë të sillen si ato të para 70 viteve.

Manjani deklaron se lutet që kjo gjë të mos ndodhë, pasi thekson se të rinjtë e para 70 viteve sollën në pushtet Enver Hoxhën.

Presidenti i Republikës fton të rinjtë e sotëm të sillen si të rinjtë e para 70 viteve. Sinqerisht lutem që kjo të mos ndodhë.

Ata atëherë luftuan dhe sollën në pushtet Enverin. Të keqen e pushtetit madje! Kurrë mos ardhtë ajo ditë!

Respekt për cilindo që dha jetën për Shqipërinë, por për nder jo për ata që mbi Shqipërinë vunë partinë! Rinia e sotme do bëjë mirë të arsimohet si fillim. Kjo është lufta e vetme që ata duhet ta fitojnë”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ish-ministri i Shëndetësisë “shuplakë” qeverisë/ Politikat spitalore centralizuese me pasoja të rënda

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Shëndetësisë “shuplakë” qeverisë/ Politikat spitalore centralizuese me pasoja të rënda

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu, ka hedhur një sërë akuzash ndaj qeverisë, lidhur me menaxhimin e pandemisë në vendin tonë.

Shehu deklaron se politikat spitaloze centralizuese kanë qenë të gabuara dhe me pasoja të rënda negative.

Ai thotë se duhet të aktivizohet plotësisht kujdesi shëndetësor, ndërsa thekson se qeveria po tregon një vesh të shurdhër ndaj propozimeve të tyre.

Logjike e nje aritmetike te shkolles fillore ajo Qeverise per shtreterit spitalore Covid. Politikat spitalore centralizuese, te gabuara e me pasoja te renda negative. Kujdesi shendetesor, paresor e spitalor te jete sa me afer qytetarit, aktivizimi i plote i tyre, domosdoshmeri.

Centralizimi i sotem kerkon te ndaloje transparencen. Kaos total me spitalet periferike. Trajtohen aty paciente Covid, ndersa Ministria nuk i autorizon e as pregatit formalisht e si duhet spitalet.

Une pershendes spitalet periferike e stafet aty per trajtimin qe u bejne te semureve Covid, ndersa Qeveria vetem pengon. Politikat e vaksinimit Covid te popullesise, deshtimi i radhes e i rrezikshem i kesaj Qeverie. Ne kete çeshtje e kemi ngritur qe me shtator, por Qeveria e shurdher”, shkruan ish-ministri në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjendet një person i plagosur në Urën Vajgurore/ Enigmë rrethanat

Publikuar

-

Nga

Gjendet një person i plagosur në Urën Vajgurore/ Enigmë rrethanat

Ura Vajgurore, e quajtur ndryshe Dimal, është tronditur mbrëmjen e sotme, nga gjetja e një personi të plagosur.

Nga informacionet paraprake, janë ende të paqarta rrethanat e kësaj ngjarje.

I plagosuri është pikasur nga banorët e zonës, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Blutë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

LEXO EDHE:  Rama sfidon publikisht prokurorinë/ Pyetjet që duhet t’iu përgjigjet organi i akuzës

LEXO EDHE:  Rama sfidon publikisht prokurorinë/ Pyetjet që duhet t’iu përgjigjet organi i akuzës

Ndërkohë, pritet që policia të hedhë më shumë dritë mbi këtë plagosje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE