LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rritet sërish numri i të infektuarve në Kosovë/ Shënohen dhe 3 viktima

27 Tetor 2020, 15:02, Kosova & Bota CNA
Rritet sërish numri i të infektuarve në Kosovë/

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se këtë të martë janë shënuar tre viktima dhe 197 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

?Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.018 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 197 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste Spitali i Përgjithshëm Prizren dhe 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK),?? thuhet në njoftim.

Ndërkohë janë shëruar 48 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 15.198 persona, ndërsa numri i rasteve aktive është 2.478./CNA.al

Lajmet e fundit nga