Connect with Us

Rrëfimi i Besnik Hasit: Tare si Kompany i Shqipërisë, më tha zgjidh Shqipërinë dhe jo Kosovën

Kombëtare

Rrëfimi i Besnik Hasit: Tare si Kompany i Shqipërisë, më tha zgjidh Shqipërinë dhe jo Kosovën

Publikuar

-

Në mbrëmjen e nesërme Lacio do të ketë një udhëtim në transfertë në “Champions League” për t’u përballur kundër Club Brugge. Një kundërshtar që nuk mund të quhet i panjohur për ekipin e Serisë A, ose më saktësisht për Igli Taren. Ky i fundit shquhet për gjetjet e tij në tokën belge, atje ku njeh thuajse të gjithë talentet.

Shumë prej goditjeve në merkato dhe vlerësimeve që ka marrë në Itali kanë qenë pikërisht prej futbollistëve të gjetur në Belgjikë. Por nga vjen kjo histori dashurie? Në këtë mes futet Besnik Hasi. Ky i fundit i ka sugjeruar në fillim Lucas Biglian drejtorit sportiv të Lacios, që asokohe nuk ishte shumë i bindur për futbollin në Belgjikë.

Ndërkohë në një tregim të fundit që ka dhënë për “Niewsblad”, Hasi ka bërë edhe një rrëfim të rrallë për marëdhënien me Igli Taren. Gjithashtu përmendet edhe pjesa se do të ishte pikërisht Igli që do ta bindte për të zgjedhur Shqipërinë, ndërsa Hasi nuk ka ngurruar që ta cilësojë si Kompany i Kombëtares. Kjo për shkakun se Vincent do të bënte te Anderlehti rolin e lojtarit dhe të trajnerit.

“Që kur i kam rekomanduar Biglian drejtorit sportiv të Lacios, Tares, e ka ndjekur futbollin në Belgjikë me Interes të madh. E kam telefonuar Iglin në kohën kur Biglia ishte te Anderlehti. Tare nuk ishte i çmendur pas kampionatit tonë, por unë e binda që të vinte në ndeshjen Anderleht-Club Brugge. I kam thënë se i vendos duart në zjarr për Biglian. Donte që të shkonte në Botëror me Argjentinën dhe duhej ta merrte.

Igli është si një vëlla për mua. Në kohën e tij si lojtar ishte Kompany i Shqipërisë. Pra nuk ishte vetëm lojtari i Shqipërisë, por merrej edhe me organizimin e Kombëtares. Igli Tare më ka telefonuar mua personalisht dhe më tha që të mos luaja për Kosovën, por për Shqipërinë. Vetëm për shkak të kësaj zgjedhje kam bërë karrierë te Genk dhe Anderleht. I jam falënderues Iglit”, u shpreh Hasi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Po shkëlqen në Champions League, por Myrto Uzunin e nxjerrin nga roli në kombëtare

Publikuar

-

Nga

Myrto Uzuni është një ndër lojtarët më premtues të Kombëtares shqiptare, por në skemat e Edi Rejës beratasi vuan shpeshherë.

Me përjashtim të ndeshjes miqësore kundër Kosovës, ku luajti si sulmues i deklaruar dhe regjistroi një gol dhe një asist, në ndeshjet e tjera 25-vjeçari ose ka luajtur pak, ose nuk ka dhënë më të mirën e tij.

Kur vendoset të luajë në krah dhe i kërkojnë që njëkohësisht të mbrojë e të sulmojë, atëherë ai nuk jep më të mirën.

E kundërta ndodh kur luan më pranë portës dhe këtë e ka treguar gjatë viteve të fundit me klubet ku ka luajtur.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Armando Broja rrëfen momentin më të vështirë: Mami më shkruajti menjëherë

Publikuar

-

Nga

Armando Broja nuk mund të harrojë momentin e vështirë që ka përjetuar ndaj Gronigenit.

Padyshim që flitet për rastin që i ka shkaktuar më shumë dhimbje në karrierën e tij. Duart të vendosura në kokë dhe me shprehinë e fytyrës si të kishte ndërruar jetë një person i afërt.

Të gjithë do të ngriheshin dhe do të futeshin në dhomat e zhveshjes kur arbitri dha vërshëllimën e trefishtë, ndërsa Broja qëndroi i ulur për një kohë të gjatë. Makthet që nuk e lanë të bënte gjumin e qetë, ndërsa kur i kthehet këtij momenti, sulmuesi shqiptar tregon se nuk ishte vetëm faji i tij.

“Padyshim që gabimi ndaj Gronigen është mundësia më e madhe që kam shpërdoruar në karrierën time. Unë vërtet që kam shpërdoruar edhe në kohën që luaja me të rinjtë, por kjo është një ndjesi tjetër. Të dëmton vërtet. Tani duhet që të drejtojë shpinën, të ngre kokën lartë dhe të vazhdoj. Menjëherë sapo kam shkuar në dhomën e zhveshjes ka mbërritur një tekst me mesazh nga mami im.

Prindërit e kishin parë të gjithë ndeshjen. Futbolli profesionist bën që të mësosh shumë dhe kjo më maturon shpejt. Bëra gjithçka mirë në atë rast.

Gjuaj gjithmonë me të djathtën, por këtë herë goditja më të majtë. Por nuk e shpërdorova mundësinë për këtë arsye. Topi kërceu përpara se unë të gjuaja dhe gjithçka ndodhi brenda një fraksioni sekondash, e kisha humbur fokusimin”, tha Broja.

 

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Strakosha me Covid 19? Dalin përgjigjet e testit të fundit

Publikuar

-

Nga

Nuk kanë fund lajmet e këqija për Thomas Strakoshën. Portieri shqiptar i Lazios rezultoi pozitiv pak javë më parë me Coronavirus, duke qëndruar në karantinë. ”Gardiani” do vijojë të qëndrojë i izoluar, pasi  në analizat e fundit mjekësore ai ka rezultuar sërish mbartës i virusit.

Në këto kushte, Strakosha humbet takimin e sotëm  në Champions League, ku italianët presin në shtëpi Zenitin.

Coronavirus vijon përhapjen, teksa edhe futbolli është prekur. Nëse shifrat vijojnë të rriten, mund të merret një  vendim drastik për lojën e luajtur. Gjithsesi, ne shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë dhe futbolli t’i rikthehet normalitetit.

LEXO TE PLOTE