LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Roca mahnit Turqinë, sërish në formacionin e javës

27 Tetor 2020, 13:54, Sport CNA

Eduart Rroca me kalimin në Turqi po tregon se ka nivel mjaft të lartë dhe është një lojtar që mund të rezultojë vendimtar në Ligën e Parë turke. Në verë ai u bë pjesë e Istanbul dhe deri më tani ka rezultuar një lëvizje shumë e zgjuar, pasi 27-vjeçari është treguar shumë efikas në lojë dhe ka kontribuar në gola dhe asiste.

Të dielën fantazisti dha një asist për shokët e skuadrës, duke ndihmuar në fitoren 3-1 të ekipit të tij ndaj Eskisherhispor. Asisti, por edhe paraqitja e tij shumë e mirë në fushë ka bërë që Rroca të përfshihet për herë të dytë që nga ardhja e tij në Stamboll në formacionin më të mirë të javës në Ligën e Parë turke.

Fantazisti nga Librazhdi ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar dy asiste në pesë ndeshjet e para të tij në Turqi, duke qenë padyshim një nga lojtarët më efikasë të Istanbulspor. Për ekipin turk rrjetën e gjeti edhe Abazaj, i cili shënoi golin e parë të ndeshjes dhe tregoi se po përmirësohet dita ditës.

Lajmet e fundit nga