Connect with Us

Robt ku t’i kesh Rama!

Opinione

Robt ku t’i kesh Rama!

Publikuar

-

Robt ku t'i kesh Rama!

Nga Elona Caslli

Rama, u përballa me policët e tu sot tek Liceu Artistik. Fiilimisht nga makina më thanë të vija maskën. U thashë natën e mirë dha vazhdova rrugën.

Ndryshuan mendjen pas pesë minutash. Kthyen makinën dhe copë 2 policë më ndaluan. Duke qenë se refuzova të ndaloja luajtëm e ka kush e ka nga një trotuar në tjetrin.

Copë dy policët që më ndaluan thërritën përforcime nga baza për të më shoqëruar në komisariat. Mes tyre ishte edhe një grua e ngjashme me Spiropalin në tonalitet që kish ardhur për faktin se në komisariat do të shoqërohej një grua. Trashi zërin Rama ajo grua, por kur u përball me një zë më të trashë u zbyth siç zbythet njëri nga ministrat e tu, kur u ulëret ti.

Nuk e kisha gjetur veten ndonjëherë të rrethuar nga policë, Rama. Me këtë përvojë më përballi marrëzia jote. U revoltova teksa po nënshkruaja gjobën dhe e gjeta veten me copë pesë policë të rrethuar.

Shqiptarët ti i ngatërron me bandën e kurvave dhe të kriminelëve që ke futur në parlament, që komisariatin dhe semaforin e kanë shtëpi të dytë dhe përballjen me policinë e kanë aq të zakonshme sa kafen e mëngjesit.

LEXO EDHE:  Seanca e sigurisë për gjyqin e gjobës 50 milionë/ Avokati zbulon çfarë ndodhi në Gjykatë: Prova për ndërkombëtarët

Jo, Rama! Ka dhe njerëz që kanë jetuar siç duhet në këtë vend dhe rrethimin nga policia e ndiejnë të huaj.

Unë maskën nuk e vë dhe nuk do ta vë kurrë për sa kohë ti zbaton logjikën absurde që në rrugë vetëm duhet maska dhe kur të hysh në kafe mund ta heqësh.

Talle bythën me skllevërit dhe skllavet e tua.

Ta kam thënë dhe ta rithem unë nuk jam Elisa që ha burra në mëngjes apo Antoneta Dhima që kombinon maskën me të brendshmet.

Ti jo një gjobë të më vësh, por edhe në burg të më fusësh unë maskën nuk e vë. Pikë.

Kur polici më pyeti se çfarë do shkruaja tek rubrika ” Unë deklaroj se” iu përgjigja- Do shkruaj veç një fjali- Robt ku t’i kesh Rama!

Post Scriptum- Mos e vrit mendjen për gjobat Rama se rrogat që më japin Basha, Meta, Cim Peka, më dalin e më teprojnë.

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

E gjetëm edhe tradhtarin, po më tej?

Publikuar

-

Nga

Nga Ilir Levonja

Si përfundim, tani që Lulzim Basha u shpall ”tradhtar” i UÇK-ës, a ja ulëm vlerën borxhit publik. A e ulëm shifrën 84% në 64%, aq sa e kishim në vitin 2013? A na i fali arbitrazhi në Washington (2019) detyrimet kontraktore të anulluara nga kjo qeveri, si gjoja korruptive nga qeveria e mëparshme. 110 milion euro, jo pak. Borxh i detyrueshëm publik. A u rregullua statusi publik i nëpunësit civil, pasi edhe këtu ka një firo të konsiderueshme rrjedhje parash nga buxheti, për ata që humbin vendin e punës në administratë nga ndryshimi i pushtetit?

Një postulat që u rri shqiptarëve si laku i kërpit rreth qafës, aman mos më merr në qafë se kam kalamaj për të ushqyer. Mezi e rregullova këtë vend pune. Pagova sa qimet e kokës. E ropa djalin në Gjermani. Ku di unë, i shkreti. U ngritën pensionet e mjeruara? Po nga përkrahja, a u hoq pyetja se kush ka dush e televizor, nuk i takon gjë. Duhet të jesh i vobektë që të japin 15 mijë lekë. Madje mish me dy sy, ku të ketë mundësi lal legeni dhe Ed shallvarexhiu, të vi me kamerat e ERTV e tu japi ndonjë thes miell. Tu flasi për ”tradhtarin” Lul hollandezin. Tani që e sqaruam se figura morale e kandidadit të ardhshëm për kryeministër është bizarre. Dhe se nuk ia vlen për kryeministër të ardhshëm, a u futëm në Europë? U hapën negociatat apo jo? Se kemi kaq vjet me gërrvërre se kush na fut në Europë, apo jo? Dhe e kaluam refuzimin e para dy ditëve, refuzimin e njëmbëdhjetë, ashtu si pa gajle.

Studiot vlonin…, Luli, Luli, UNMIK, UÇK, tradhtari, ka qënë përkthyes apo oficer legal? Europa na refuzoi rishtas, na tha sysh, gjeni gjuhën e bashkëpunimit, vini gjykatat në funksion, por ne kemi hallin se sa i pastër është moralisht kryeministri i ardhshëm. Tani që gjetëm dhe atë që një ish futbollist i kombëtarës, një çfarë të them, ”tradhtar”, ”armik”, një garip që i duket vetja se çfarë ka qënë etj. A e fituam betejën me covidin? A i përmisuam spitalet? I ulëm numrat e infektimit? I shtuam testimet ditore, me qëllim izolimin e vatrave? Po humbim njëri-tjetrin sikur nuk kemi qënë kurrë. Dhe as që po na dhëmb fare. Nuk po kemi kohë të qajmë sikur një minutë, të kuptojmë që jemi njerëz.

LEXO EDHE:  Berisha përplaset me analistin: Je i pa përgatitur… Avokat i një akti antikombëtar

LEXO EDHE:  “Ka lezet, Migjeni pranë Lasgushit”/ Çfarë paralajmëron Rama përpara Vitit të Ri

Nuk e kemi më një familjar, një të afërm, një mik me të cilin ndanim jetën. Jemi bërë grerëza, shifra, gumëzhimë, sende. Nga që nuk na lënë Edi Rama, Lali Eri, Ilir Meta apo ”tradhtari” Lul Basha. Ka qënë apo nuk ka qënë futbollist i madh Andi Lila? Pika neve… nuk po i shkojmë dot në varrim shoqi-shoqit. Nuk po i gjëndemi dot njëri-tjetrit, të ndajmë atë kafen e hidhur, tymin e duhanit, këtej çirremi për futbollistë e artistë. Të gjitha këtyre figurave, si majtas dhe djathtas, se e drejta e Zotit e do t’i drejtohesh njësoj si këtij Lilës edhe Eli Farës, ndryshe ecim mënjanë. U duhet thënë shkoqur…, ose më mirë juve se ata kanë strategji karriere. Të fashmën i bëri adhurimi jonë, jo plateja e politkës. Që domethënë, nëse je sportist i famshëm falu asaj bukurie fyti e sysh me mijra në shkallët e stadiumit, asaj që të adhuron, që çirret për ty. E nëse je artist i famshëm, falu asaj gjindje që të duartroket se ata të bënë ky që je. Nuk të bëri politika. Boll me poza krah lali Erit apo lali Verit.

Ne e dimë që sportisti a artisti është më i madh se Zoti, mos na rrëzoni adhurimin. Se po na mbushni mendjen që jeni të përdorueshëm si prezervativi. Eshtë e dhimbshme. Shenjtëria vjen nga poshtë, jo nga lart. Vëllezër ua kanë futur thellë. Aq thellë ua kanë futur aq sa jeni imunizuar kokë e këmbë. Nuk po ndjeni më asgjë. Jeni bërë engjuj të ndërgjegjshëm të djallit. Mashtroni me ndërgjegje të plotë, pa pikë turpi a sedre, pa pikë përgjegjësie për ato mut titujsh që mbani si medaljone. Madje ju rrofshin hekurosja, kollarja, apo klasi shtresë e ngritur. Eshtë e pabesueshme të dëgjosh në 2020 në një emison televiziv se akoma uji është me orar të kufizuar. Si mund të merresh me tradhtinë e një personi që ka çelsat e kashtës. Eshtë absurd kolektiv. Eshtë budallepsje. Se je akoma me depozita. Dhe për më keq, i pa përdorueshëm, i pistë dhe me mbetje të zeza. Merruni me tradhtinë e Lulit, ju të tredhurit dhe tradhtuarit njëmijë herë.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Pse u krijua Legaliteti?!

Publikuar

-

Nga

Major Abaz Kupi dhe Kolonel Bill Maclean

*Nga Ekrem Spahiu

Me rastin e 77 vjetorit të krijimit të OKLL, 21 nëntor 1943-2020

Nga pikëpamja historike, Partia “Lëvizja e Legalitetit” e ka zanafillen që nga “Triumfi i Legalitetit”, më 24 dhjetor 1924, kur u rikthye legjimiteti i zgjedhjeve të dhjetorit 1923 të fituara nga Ahmet Zogu. Në kontekstin e Luftës së II Botërore, zogistët, përveçse kanë kontribuar drejtpërdrejt në luftë, janë përpjekur me të gjitha mënyrat për bashkimin e gjithë faktorëve politiko-ushtarakë në luftë të përbashkët kundër pushtuesit. Përfaqësuesi i zogistëve Abaz Kupi, në Konferencën e Pezës më 16 shtator 1942, pat deklaruar përpara delegatëve se: “jam bashkuar me ju, me punue për të mirën e Shqipërisë e me luftue çdo okupator, por në rast se do të formohen partira, unë jam mprojtësi i Legalitetit qysh para 7 Prillit 39, jam me Mbretin Zog”.

Gjithashtu, Abaz Kupi ka rol parësor edhe për thirrjen, organizimin dhe mbarëvajtjen e Konferencës së Mukjes, mbajtur më 1-2 gusht 1943, ku u vendos dhe u shpall bashkimi për shpëtimin e Shqipërisë. Udhëheqja komuniste e pranoi Marrëveshjen e Mukjes deri kur të deleguarit e Partisë Komuniste Jugosllave, Miladin Popoviçi e Dushan Mugosha, u njohën me përmbajtjen e saj dhe urdhëruan Enver Hoxhën që ta prishte atë. Për këtë qëllim, pas një muaji, më 4 shtator 1943, u mblodh Konferenca e Labinotit, në të cilën jo vetëm u prish zyrtarisht Marrëveshja e Mukjes, por edhe iu shpall luftë të armatosur çdo rryme apo tendence tjetër politike, thënë ndryshe, u fillua përgatitja e kushteve për një përplasje mes palëve, deri në luftë civile.

Ndërkohë që mbretërorët vazhdonin të luftonin kundër fashizmit pa bujë e pa reklamë, duke qenë të suksesshëm, komunistët, jo vetem shfrytëzonin suksesin dhe emrin e mirë të krijuar nga veprimet luftarake zogiste, por fshehurazi ushtronin një propagandë sistematike kundër tyre. Zogistët, të shqetësuar për këtë sjellje të komunistëve, nëpërmjet Abaz Kupit, lëshuan më 19 nëntor 1943, një trakt të posaçëm drejtuar Këshillit Nacional-Çlirimtar, ku i kërkonin me këmbëngulje mbajtjen e një qëndrimi të qartë për ecurinë e mëtejshme të luftës kundër okupatorit, prej të cilit nuk morën asnjë përgjigje.

Në këto rrethana, dukej sheshit se udhëheqja komuniste kishte vendosur tjetër prioritet, përgatitjen e gjithanëshme për pushtetin e nesërm. Në këto kushte, forcat mbretërore, duke parë se përpjekjet për bashkimin e gjithë faktorëve politiko-ushtarakë në luftë kundër okupatorit dështuan, për të konfirmuar legjitimitetin e tyre politik dhe për të penguar Partinë Komuniste në realizimin e qëllimit të saj për eliminimin e forcave nacionaliste thirrën më 20 nëntor 1943 në Herraj të Tiranës, një Kuvend Kombëtar për krijimin e një lëvizje politike.
Në këtë mbledhje morën pjesë delegatë të ardhur nga e gjithë Shqipëria, si dhe nga trevat etnike shqiptare përtej kufijve politik, duke përfshirë edhe delegatë nga çetat zogiste. Ndër më të përmendurit ishin: Abaz Kupi, komandanti i rezistencës në Durrës më 7 prillit 1939 dhe protagonist kryesor i konferencave të Pezës e Mukjes; atdhetari Ndoc Çoba, pjesëmarrës në Kongresin e Lushnjës dhe në Konferencën e Pezës; patër Lekë Luli, diplomati Rauf Fico, arsimtarët Gaqo Goga e Osman Myderrizi, avokat Selim Damani, Xhemal Naipi, Mulë Delia, Hysen Meça, Xhemal Herri, etj.

Platforma që u miratua në Kongresin themelues ishte shumë e qartë: fuqizimi i organizimit ushtarak dhe luftë pa kompromis kundër okupatorit; kthimi në pushtet i Mbretit Zog, pasi vetëm ai e gëzonte këtë të drejtë legjitime; krijimi i një Shqipërie të lirë, etnike dhe demokratike; vendosja e shtetit ligjor; sigurimi me ligj i drejtave e lirive themelore të njeriut; reforma shoqërore për përmirësimin e jetës së popullit; etj. Të nesërmen, më 21 nëntor 1943, zogistët deklaruan formimin e partisë së tyre, Organizatën Kombëtare “Lëvizja e Legalitetit” (OKLL). Për drejtimin e OKLL u zgjodh kryesia me kryetar Ndoc Çobën, ndërsa Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Legalitetit u zgjodh Major Abaz Kupi.

Forcat luftarake zogiste në atë kohë ishin rreth 10.000 luftëtarë, ndërsa në dispozicion të tyre ishin regjistruar rreth 25.000 vetë. Për më tepër, këto forca e afirmuan veten në beteja të suksesshme kundër okupatorit, ku spikat qëndresa mbrojtëse e batalionit të komanduar nga A. Kupi në Durrës më 7 Prill 1939, luftimet e Matit, Liqenit të Germanit e Zallit të Germanit, Qafë Shtamës, Gurrës, Suçit, Krujës, Vorze -Shkalla Tujanit, Prezës, etj. OKLL u shtri në Tiranë, Shkodër, Dibër, Mat, Durrës, Kavajë, Shijak, Kosovë, Vlorë, Berat, Sarandë, Korçë, etj. Shërbimi propagandistik i saj nxori deri në fund të luftës 21 numëra të gazetës “Atdheu” me një tirazh 210.000 copë. U shtypën dhe u shpërndanë 250.000 trakte, etj. Drejtuesit e OKLL, në mbështetje të platformës së themelimit, mbajtën komunikim të vazhdueshëm me Mbretin Zog duke e informuar deri në detaje mbi situatën në Shqipëri. Ndërkohë, ata ndërkombëtarizuan veprimtarinë e tyre luftarake përmes letrave drejtuar Presidentit të SHBA, Franklin Delano Roosevelt dhe Kryeministrit të Britanisë së Madhe, Winston Churchill me anë të të cilave jepnin pamjen reale të zhvillimeve ushtarake e politike në Shqipëri. Është fakt historik dhe shumë domethënës që, pranë forcave të Abaz Kupit, ishte atashuar misioni Anglez i udhëhequr nga diplomatë e ushtarakë të rangut të lartë si Bill Maclean, David Smiley dhe Julian Amery. Duhet thënë se, Britania e Madhe dhe SHBA bashkëpunuan me të gjitha formacionet e rezistencës pa marrë parasysh bindjet politike.

LEXO EDHE:  “Dasmën thirreni ju, ne do veshim rrobat që kemi”/ Rama thumbon ambasadorin për negociatat

LEXO EDHE:  “Ka lezet, Migjeni pranë Lasgushit”/ Çfarë paralajmëron Rama përpara Vitit të Ri

Ndërkohë, që organizatat me frymëzim kombëtar kërkonin gjithnjë një marrëveshje kombëtare për luftë kundër okupatorit, udhëheqja komuniste pikërisht kësaj marrëveshjeje i trembej. Programi qartazi kombëtar i Legalitetit dhe personalitetet e spikatura që e udhëhiqnin, i shkaktonin panik Lëvizjes Nacional-Çlirimtare të udhëhequr nga Partia Komuniste, të cilat llogarisnin të ardhmen si pushtet dhe jo si marrëveshje kombëtare. Prandaj ajo nisi një luftë sa të nëndheshme, aq edhe të hapur për asgjësimin e Legalitetit. Për këtë qëllim, udhëheqja komuniste thirri Kongresin e Përmetit më 24 Maj 1944, ku vendimi kryesor i tij ishte, “…t’i ndalohet Mbretit Zog kthimi në Shqipëri dhe të mos njihet asnjë qeveri, që mund të formohej brenda ose jashtë vendit”.

Ky vendim ishte absurd, partiak, i njëanshëm, e për rrjedhojë i pavlefshëm si nga pikëpamja juridike, ashtu edhe këndvështrimi politik e historik. Nga pikëpamja e të drejtës publike dhe kushtetuese, është fakt i pamohueshëm se Mbreti Zog kishte qeverisur vendin legalisht. Ky legjitimitet, u fitua jo vetëm për shkak të kontributeve të spikatura të tij, të pranuara dhe të mbështetura në nivel kombëtar, por mbi të gjitha edhe përmes mjeteve të ligjshme, në përputhje me të drejtën kushtetuese, në nje shtet demokratik, sovran e të lirë. Për më tepër, Mbreti Zog nuk abdikoi kurrë nga froni mbretëror, por për shkak të zhvillimeve që nuk vareshin nga vullneti i tij, ai pat deklaruar në Parlament se; “…nuk kam lënë mjet pa përdorur për sigurinë e Shqipërisë” dhe, me vendim të Kuvendit Kushtetues, më 9 prill 1939 u largua nga vendi për të shmangur dorëzimin e tij pa kushte.

Mbretërorët, krahas rezistencës në ditët e prillit 1939, përpjekjeve për bashkimin e gjithë faktorëve në luftë kundër okupatorit dhe angazhimit të tyre drejtpërdrejtë në frontin e luftës, në të njëjtën kohë bënin sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e opinionit kombëtar e ndërkombëtar për kthimin e regjimit legal të mëparshëm.
Në këto kushte, bazuar në argumentet sa më lart, Legaliteti vijoi të mbështetej në dy kollona bazë, qëndresës kundër okupatorit dhe kërkesës për marrëveshje kombëtare. Nëse kjo marrëveshje, do të ishte arritur siç e kërkonte kjo forcë politike, sigurisht që Shqipëria do kishte patur tjetër rrjedhë duke u orientuar për nga Perëndimi, të cilit i përkiste. Duke parë se këto dy kollona nuk po reflektoheshin nga forcat e tjera politike, drejtuesit e lartë të Legalitetit parashikuan shkarjen e vendit në përplasje civile dhe, për këtë arsye, riformatuan mënyra të tjera qëndrese, brenda apo jashtë vendit.

*ish-deputet & kryetar i PLL

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Kreshnik Spahiu/ Nekro-fantazia me mijëra viktima nga Covid, alibi për të harruar Bellanicën, shkakton karantinimin fatal

Publikuar

-

Nga

Nga Kreshnik Spahiu/ Loja e pisët me 6000 kandidaturat e “Besnikut”, si thikë pas shpine për opozitën dhe LSI

Dje Lulzim Basha gjeti mënyrēn më të poshtër për të spostuar akuazat e kosovarve që ai bashkpunin me Serbinë.

Nuk kish si ndodhte ndryshe.

Lulzim Bashës i duhej një lajm bomb që të shpërqëndronte debatin.

Tema iu ofrua nga nekrofilët që drejtojnë Partinë Demokratike.

Dje Lulzim Basha plasi tymnajën e mijra të vdekurve nga Covid.

Me pak fjalë, zgjodhi rrugën e izolimit të Shqipërisë, si e vetmja mënyrë që askush mos ketë vëmëndjen te e kaluara e tij e ndyrë që filloi me financimet e shkollës nga SOROS, vazhdoi me veprimtarinë kundër UÇK dhe u mbyll me shitjen e hapsirës detare Greqisë.

Tre ditë më parë Gjermania si drejtuese e rradhës së BE, vendosi të mbyll përkohësisht shërbimet konsullore me Shqipërinë. Pas Gjermanisë, të gjitha ambasadat e BE pritet të mbyllin konsullatat.

Shqipëria është në kufijtë e rrezikshëm të statndardit europian për infeksione për banore.

Një shtim artifical do ketë dy pasoja fatale:

1- Karantinën totale dhe shtetrrethim të qytetarve dhe bizneseve në çdo cep të Shqipërisë,

2- Mbylljen e kufijve pa afat deri në vaksinim të gjithe vendeve europiane që do zgjas dy vjet.

Demokratët dje festuan se lideri i tyre paska zbuluar nje skandal të madh.

LEXO EDHE:  Dash Shehi tregon arsyen/ Pse është zhgënjyer opozita nga ndërkombëtarët

LEXO EDHE:  Seanca e sigurisë për gjyqin e gjobës 50 milionë/ Avokati zbulon çfarë ndodhi në Gjykatë: Prova për ndërkombëtarët

Luli paska zbuluar mbi 1000 te vdekur nga Covid por pa emra.

Të vdekurit nuk janë as mace dhe as qen, por kane identitet. Madje dhe qentë e Gjirit Lalzit kanë emra dhe kartel mjeksore.

1000 të vdekur nuk mund futen në xhepin e doktor Kalos  apo Piperos.

Demokratët mund të festojnë një lajm, që po përdoret si alibi për tu harruar kaseta e gazetarit kosovar Bellanica, por mos harrojnë që një izolim total i Shqipërisë, do ishte shërbimi më i madh që i bëjnë Edi Ramës dhe partisë.

Nekro fantazia e Luli Bashës mund të fundos Shqipërinë dhe partinë.

Një karantinē e dytë do shkatrronte zgjedhjet e 25 Prill dhe karrierën qyl, të Luli Bashës.

Por Luli është aq gomar sa nuk mund ta kuptoj, që rritja e numrit artificial të viktimave e favorizon Edi Ramën dhe i sjell Lulit, dramën.

Uroj, që Shqipëria mos futet në një shtetrrethim dhe karantin të dytë, bazuar mbi lajmet dhe prrallat e Lulzim Bashës, sepse në të kundërtën “tymi” do duket aq larg sa do përvëlohet, Luli, partia dhe Shqipëria.

LEXO TE PLOTE