LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Projekti politik, që fshihet pas provokimeve të Erdoganit

27 Tetor 2020, 08:07, Blog CNA
Projekti politik, që fshihet pas provokimeve të Erdoganit

Nga Pierre Haski ?Internazionale?

Rexhep Tajip Erdogan, është një politikan që nuk nuk i mungon nuhatja politike. Në fakt kjo është një nga cilësitë e tij kryesore. Prandaj, nuk është për t?u habitur, pse presidenti turk e shfrytëzoi shpejt mundësinë politike, që krijoi vrasja e mësuesit francez Samuel Pati.

Erdogan reagoi në mënyrën e tij, domethënë si një tribun populist, që nuk heq kurrë dorë nga gjuha e ashpër për të kënaqur audiencën e tij, dhe për të siguruar një rezonancë maksimale të deklaratave të tij.

Në këtë rast, ai e bëri këtë duke ngritur dyshime rreth ?gjendjes mendore? të presidentit francez Emanuel Makron. Një akt agresiv befasues, nëse marrim parasysh se Franca është teorikisht një aleate e Turqisë.

Ekzistojnë dy mënyra për të analizuar provokimin e fundit të Erdoganit:E para është ta konsiderojmë atë si një rast tjetër për fërkime midis dy vendeve (në konflikt në Mesdheun Lindor, në Siri, në Liban dhe në Nagorno-Karabak).

Parisi dhe Ankaraja gjenden shpesh në kundërvënie mes tyre. Edhe në të shkuarën, Erdogan ka thënë fjalë aspak miqësore ndaj homologut të tij francez. Një aspekt tjetër lidhet me betejën mbi kontrollin e Islamit. Presidenti turk, paraqitet si një ?sulltan? mbrojtës i myslimanëve, si në kohën e Perandorisë Osmane që e frymëzon shumë atë.

Synimi ideal

Javën e kaluar, unë fola për kritikat drejtuar Makronit nga xhamia Al-Azhar, autoriteti më i lartë sunit me qendër në Kajro të Egjiptit, me propozimin e rektorit për të miratuar një ligj botëror kundër blasfemisë. Erdogan reagoi menjëherë, pasi ai nuk ka ndërmend t?i lërë Al-Azharit monopolin e kritikës.

Në këtë kontekst, Franca është një objektiv ideal. Laicizmi francez, është një burim i vazhdueshëm keqkuptimesh me botën myslimane, nga debatet e stuhishme mbi ferexhenë tek karikaturave mbi Profetin Muhamed.

Myslimanët tradicionalistë (jo domosdoshmërisht islamikë), që dinë të kuptojnë kontekstin francez janë të rrallë. Erdogan e sulmon Francën, edhe sepse është i bindur se Evropa është në një fazë rënieje dhe nuk meriton asnjë lloj respekti.

Por ne nuk e kemi dëgjuar ende atë të kritikojë Kinën për persekutimin e ujgurëve myslimanë. Dhe kjo është çështje e raporteve të forcës. Franca nuk ka asnjë interes ta vendosë veten në të njëjtin nivel me Erdoganin dhe të përfshihet në një luftë fjalësh.

Por në të njëjtën kohë nuk mund t?i lërë presidenti turk, një aleat i Vëllazërisë Myslimane, monopolin e fjalës dhe pasionit për masat muslimane. Siç e tregon edhe fillimi i bojkotit ndaj produkteve franceze, ka terren pjellor edhe për një ?stuhi? irracionale.

Zëri i Francës, duhet të dëgjohet në botën myslimane, për të shpjeguar laicitetin francez. Në fjalimin e tij mbi ?separatizmin? të mbajtur në fillim të tetorit, Makron kishte shmangur rënien në grackën e ?stigmatizimit të të gjithë myslimanëve?, duke u përqendruar tek ata që nuk e pranojnë republikën.

Por mesa duket ditët e fundit, Franca nuk ka arritur t?i shpëtojë këtij kurthi. Mendimi i Francës nuk është mjaft i dëgjueshëm në botën myslimane. Kurthi tjetër, konsiston në fakt në lejimin e Erdoganit që të paraqitet si mbrojtës i myslimanëve në Francë, dhe në pjesën tjetër të botës. Pas fjalëve të ?kristalta? të presidentit turk, ekziston një projekt politik shumë më i frikshëm se sa thjesht ofendimet e tij në adresë të Makron./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga