Connect with Us

Presidenca i përgjigjet Ballës për “Venecian”/ Reflektoni deri të enjten!

Politikë

Presidenca i përgjigjet Ballës për “Venecian”/ Reflektoni deri të enjten!

Publikuar

-

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, i ka kërkuar sekretarit të Përgjithshëm të PS, Taulant Balla të reflektojë dhe të thellohet deri ditën e enjte.

“Z.Balla, reflektoni dhe thellohuni deri të enjten! Presidenti e dëgjoi thirrjen e Europës! Dëgjojeni edhe ju! Boll e morrët peng të ardhmen europiane të Shqipërisë!”, shkruan Blushi.

Përplasja mes Presidencës dhe Qeverisë ka të bëjë me ndryshimet kushtetuese, teksa Meta kërkon që të merret opinioni i Venecias, ndërsa mazhoranca refuzon./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Thirrja e Metës për të rinjtë/ Manjani: Lutem që kjo të mos ndodhë

Publikuar

-

Nga

Thirrja e Metës për të rinjtë/ Manjani: Lutem që kjo të mos ndodhë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas deklaratës së presidentit Ilir Meta që të rinjtë të sillen si ato të para 70 viteve.

Manjani deklaron se lutet që kjo gjë të mos ndodhë, pasi thekson se të rinjtë e para 70 viteve sollën në pushtet Enver Hoxhën.

Presidenti i Republikës fton të rinjtë e sotëm të sillen si të rinjtë e para 70 viteve. Sinqerisht lutem që kjo të mos ndodhë.

Ata atëherë luftuan dhe sollën në pushtet Enverin. Të keqen e pushtetit madje! Kurrë mos ardhtë ajo ditë!

Respekt për cilindo që dha jetën për Shqipërinë, por për nder jo për ata që mbi Shqipërinë vunë partinë! Rinia e sotme do bëjë mirë të arsimohet si fillim. Kjo është lufta e vetme që ata duhet ta fitojnë”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ish-ministri i Shëndetësisë “shuplakë” qeverisë/ Politikat spitalore centralizuese me pasoja të rënda

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Shëndetësisë “shuplakë” qeverisë/ Politikat spitalore centralizuese me pasoja të rënda

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu, ka hedhur një sërë akuzash ndaj qeverisë, lidhur me menaxhimin e pandemisë në vendin tonë.

Shehu deklaron se politikat spitaloze centralizuese kanë qenë të gabuara dhe me pasoja të rënda negative.

Ai thotë se duhet të aktivizohet plotësisht kujdesi shëndetësor, ndërsa thekson se qeveria po tregon një vesh të shurdhër ndaj propozimeve të tyre.

Logjike e nje aritmetike te shkolles fillore ajo Qeverise per shtreterit spitalore Covid. Politikat spitalore centralizuese, te gabuara e me pasoja te renda negative. Kujdesi shendetesor, paresor e spitalor te jete sa me afer qytetarit, aktivizimi i plote i tyre, domosdoshmeri.

Centralizimi i sotem kerkon te ndaloje transparencen. Kaos total me spitalet periferike. Trajtohen aty paciente Covid, ndersa Ministria nuk i autorizon e as pregatit formalisht e si duhet spitalet.

Une pershendes spitalet periferike e stafet aty per trajtimin qe u bejne te semureve Covid, ndersa Qeveria vetem pengon. Politikat e vaksinimit Covid te popullesise, deshtimi i radhes e i rrezikshem i kesaj Qeverie. Ne kete çeshtje e kemi ngritur qe me shtator, por Qeveria e shurdher”, shkruan ish-ministri në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjendet një person i plagosur në Urën Vajgurore/ Enigmë rrethanat

Publikuar

-

Nga

Gjendet një person i plagosur në Urën Vajgurore/ Enigmë rrethanat

Ura Vajgurore, e quajtur ndryshe Dimal, është tronditur mbrëmjen e sotme, nga gjetja e një personi të plagosur.

Nga informacionet paraprake, janë ende të paqarta rrethanat e kësaj ngjarje.

I plagosuri është pikasur nga banorët e zonës, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Blutë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

LEXO EDHE:  “Negociatat nuk hapen as në 2025-ën”/ Meta del me parashikimin e frikshëm

LEXO EDHE:  Kuvendi nis me kritika/ Lita ankohet: Kërkova interpelancë me Lleshajn, nuk e keni futur në rend

Ndërkohë, pritet që policia të hedhë më shumë dritë mbi këtë plagosje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE