Connect with Us

Prej ditësh i pajetë/ Gjendet brenda kamionit 45-vjeçari shqiptar në Itali

Kronika

Prej ditësh i pajetë/ Gjendet brenda kamionit 45-vjeçari shqiptar në Itali

Publikuar

-

Një shtetas shqiptar është gjetur i pajetë brenda një kamioni në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se 45-vjeçari nga Shqipëria kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë në kabinën e një kamioni të parkuar në qytetin Monselice. Zjarrfikësit pasi ishin njoftuar për kamionin që kishte disa ditë që nuk kishte lëvizur nga zona Rovigana, ndërhynë dhe zbuluan trupin e pajetë.

Vdekja e tij është ende e paqartë teksa do të jetë ekspertiza mjeko-ligjiore që do ta përcaktojë shkakun./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Tragjike në Berat/ I moshuari vret veten me çifte pasi dyshonte se kishte Covid

Publikuar

-

Nga

Tragjike në Berat/ I moshuari vret veten me çifte pasi dyshonte se kishte Covid

Një lajm tronditës raportohet të ketë ndodhur në Berat, ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me çifte pasi dyshonte se ishte infektuar me Covid.

Viktima është 82-vjeçari Ramadan Doko nga fshati Moravë i cili në kushte të rënduara psikologjike, është mbyllur në dhomën e tij dhe me një çifte gjahu ka qëlluar një herë drejt vetes.

Pas zhurmës, familjarët kanë shkuar në dhomën e të moshuarit dhe e kanë gjetur atë të shtrirë në dysheme, pa shenja jete dhe të mbuluar me gjak.

Ata kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila po kryen veprimet hetimore për të zbuluar shkaqet që e çuan të moshuarin drejt aktit të vetëflijimit.

LEXO EDHE:  Tërmeti në Itali/ Bilanci shkon 247 të vdekur

LEXO EDHE:  Tërmeti në Itali/ Bilanci shkon 247 të vdekur

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orën 17:00 të mbrëmjes së sotme dhe trupi i pajetë i Ramadan Dokos është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit, ku i është kryer edhe ekspertiza mjeko-ligjore.

Familjarët e Dokos mësohet se kanë deklaruar përpara punonjësve të policisë se familjari i tyre kishte shfaqur prej disa ditën shenja të Covid-19, por ende nuk kishte kryer tampon./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Fotoja e qytetarit që tërheq zvarrë qenin me makinë/ Policia shoqëron 67-vjeçarin

Publikuar

-

Nga

Dy sirianë tentojnë të arratisen/ Bien nga tarraca e Drejtorisë së policisë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sërish ditën e sotme në Durrës, ku një person ka tërhequr zvarrë me makinë një qen, të cilin e kishte lidhur mbrapa makinës.

Duke marrë shkas nga një fotoja e publikuar në rrjetet sociale, ka ardhur edhe reagimi i policisë.

Blutë bëjnë me dije se menjëherë kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, bashkë me mjetin e tij tip “Benz”, shtetasin H. H., 67 vjeç, banues në Durrës, i cili deklaroi se e kishte konstatuar kafshën (qenin), të ngordhur, në rrugë, në afërsi të banesës ku jeton, (bazuar kjo dhe nga dëshmitë e personave të tjerë, banues në atë lagje), dhe e kishte marrë për ta spostuar pranë koshit të mbeturinave.

Në vijim të veprimeve seksioni për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, procedoi penalisht shtetasin H. H., për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”.

LEXO EDHE:  Basha me drejtuesit e Dhomës së Tregëtisë në Itali/ Zbulohet qëllimi i takimit me zyrtarët e lartë

LEXO EDHE:  Italia po “vdes”, Kosova rritet

Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Durrësit fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë në tërësi, duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kamionçina i pret rrugën Toyotës/ Plagosen rëndë pesë persona, mes tyre edhe një fëmijë

Publikuar

-

Nga

Tragjike në Pogradec/ Një grua gjendet e pajetë në banesë, brenda ishte dhe një fëmijë

Një aksident i rëndë  ka ndodhur pak momente më parë në aksin rrugor Tepelenë-Mallakastër.

Mësohet se një kamionçinë i ka prerë rrugën një automjeti tip ‘Toyota’ me targa greke dhe si pasojë janë plagosur pesë persona.

Mësohet se në automjet ka qenë një çift nga Fieri që po kthehej nga Greqia, së bashku me fëmijën e tyre rreth 9 vjeç, gjyshin dhe tezen e fëmijës.

Raportohet se të gjithë këta persona janë dërguar me urgjencë në spital dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

LEXO EDHE:  E rëndë në Itali/ 52 vjeçari shqiptar i jep fund jetës duke u vetëvarur

LEXO EDHE:  Përfshihet në pazare droge/ Arrestohet shqiptari në Itali

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e potë të saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE