LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Partizani merr një lajm të mirë para fillimit të kampionatit

27 Tetor 2020, 12:34, Sport CNA
Partizani merr një lajm të mirë para fillimit të kampionatit

Uillim Korederio Melo ishte ndër të paktët përforcime që rezultuan të goditura për Partizanin në sezonin e fundit, gjë e cila u pasqyrua nga paraqitja e brazilianit dhe golat e shënuar.

Melo ka kaluar një periudhë jo të mirë nën drejtimin e trajnerit Daja, pasi ka kaluar disa situate problematike të shoqëruara me dëmtime dhe viroza. Për këtë arsye braziliani është aktivizuar pak në ndeshjet miqësore, si dhe nuk është përgatitur normalisht me grupin.

Gjithsesi, java ka nisur mbarë për Melon, pasi është gati për të qenë në ritmin e grupit dhe për të hyrë shpejt në planet e stafit teknik. Mesfushori duket se i ka lënë pas problemet pasi po stërvitet normalisht. Me rikthim në formë të brazilianit, trajneri Daja do të ketë një ?armë? më shumë në fazën sulmuese, rikthim i cili shton edhe konkurrencën në ekip.

Lajmet e fundit nga