Connect with Us

OFL troket në Gjirokastër dhe Përmet/ Kush është shënjestra e radhës

Kronika

OFL troket në Gjirokastër dhe Përmet/ Kush është shënjestra e radhës

Publikuar

-

OFL "troket" në tre qytete/ I kërkon deklarimin e pasurive "të fortëve"

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

N. Q., banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Ç. (N.) I., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

A. A., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”;

E. N., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

LEXO EDHE:  OFL i kërkoi të justifikojë pasurinë/ Kush është Ervis Martinaj i përfshirë në vrasjen e ish-bllokut

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kronika

Qëlloi për vdekje babain/ Del para gjykatës 25 vjeçari

Publikuar

-

Nga

Qëlloi për vdekje babain/ Del para gjykatës 25 vjeçari

Erdis Rapi, 25-vjeçari, që qëlloi për vdekje babanë e tij Dhori Rapi, 52 vjeç dy ditë më parë ka dalë sot para Gjykatës së Fierit për masën e sigurisë.

I riu goditi me shkop në kokë të premten babain e tij i cili gjeti vdekjen në vend. Report Tv raportoi se në rrjetin e tij social, i riu ishte shumë aktiv, ku poston foto i rrethuar me lekë ndërsa i pëlqen që ta quajë veten “djalë unik”.

Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 11:50, në fshatin Luar, në Roskovec. Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit i cili sot pritet të mësojë nëse do të qëndrojë apo jo në burg./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përndiqte dhe kërcënonte të renë në rrjetet sociale/ Arrestohet 29 vjeçari në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Përndiqte dhe kërcënonte të renë në rrjetet sociale/ Arrestohet 29 vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 29-vjeçar, pasi kërcënonte dhe përndiqte një të re në rrjetet sociale.

Policia njofton se ka vënë në pranga shtetasin S. B., i cili përndiqte dhe shqetësonte të renë në rrjetet social dhe në telefon.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagranc shtetasin:

S.B., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi ky shtetas në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur, kērcënuar dhe shqetësuar nëpërmjet telefonit dhe në rrjetet sociale një shtetase 21 – vjeçare.

LEXO EDHE:  Gjyqtari pro marrëdhënieve seksuale me dhunë?/ Habit me pasurinë e bashkëjetueses

LEXO EDHE:  OFL as a failure of captain Lleshaj

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Elbasan, për veprime të mëtejshme proceduriale”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Po trasportonin 27 emigrantë të paligjshëm/ Arrestohen tre persona në Korçë

Publikuar

-

Nga

Po trasportonin 27 emigrantë të paligjshëm/ Arrestohen tre persona në Korçë

Policia e Korçës ka arrestuar 3 persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi po transportonin 27 emigrantë të paligjshëm.

Sipas njoftimit të policisë, forcat e policisë të Komisariatit Devoll, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se me një mjet tip furgon “Volkswagen Crafter”, disa shtetas po transportonin në drejtim të Tiranës emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar shërbimet dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e mjetit pranë fshatit Poloskë, Devoll.

Njoftimi i policisë:

Qarku Korçë

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, të cilët po transportonin 27 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, Policinë Kufitare dhe Forcat Operacionale “Shqiponjat” në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve M. Gj., 28 vjeç, banues në Tiranë; K. P., 23 vjeç., banues në Kamëz, Tiranë; B. L., 28 vjeç, banues në Tiranë, si edhe u shpall në kërkim shtetasi A. M., 22 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

LEXO EDHE:  Pasuria e bashkëjetueses “fundos” gjyqtarin e Tiranës

LEXO EDHE:  OFL as a failure of captain Lleshaj

Forcat e policisë të Komisariatit Devoll, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se me një mjet tip furgon “Volkswagen Crafter”, disa shtetas po transportonin në drejtim të Tiranës emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar shërbimet dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e mjetit pranë fshatit Poloskë, Devoll.

Gjatë ndjekjes, drejtuesit të këtij mjeti i është bërë me shenjë të ndalonte, por ai nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe ka braktisur mjetin, brenda të cilit u gjetën 27 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 1000 euro secilit, iu ishte premtuar kalimi për në vendet e BE-së.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se dy shtetasit M. Gj. dhe K. P., (të arrestuar) ishin në rolin e organizatorëve të kësaj veprimtarie kriminale, ndërsa shtetasit B. L. (i arrestuar) dhe A. M. (i shpallur në kërkim) ishin në rolin e  transportuesve të shtetasve të huaj.

Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e shtetasit A. M.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”./CNA.al

LEXO TE PLOTE