LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Neo-marksistët që po synojnë të shkatërrojnë SHBA-në

27 Tetor 2020, 08:02, Blog CNA

Nga Andrew A.Michta ?The Wall Street Journal?

?Vdekje Amerikës!?, është një parullë e zakonshme e protestuesve të ANTIFA-s nga Portlandit në Kenosha. Fëmijët në rrugë janë duke bërë thirrje për shkatërrimin e vendit, ndërsa më të rriturit shkatërrojnë hapësirat publike, duke filmuar veten si të ishin pjesë e një spektakli.

Asnjëra nga partitë politike nuk ka qenë e gatshme dhe e aftë që t?i japë fund kësaj anarkie. Çdo ditë që kalon, ekstremizmi po bëhet më i ngulitur në politikën amerikane. Këto akte dhune, janë nxitur nga 5 dekadat e indoktrinimit neo-marksist në shkollat, kolegjet dhe universitetet amerikane.

?Marshimi i Gjatë? i së majtës nëpër institucionet tona ka qenë i pandalshëm. Intoleranca ekstreme ka zëvendësuar tani konceptin liberal të kompromisit të negociuar, që është kusht i panegociueshëm i demokracisë.

Të rinjtë amerikanë, veçanërisht ata të rritur në shtëpitë e familjeve të shtresës së mesme ose të pasur, kanë pësuar aq shumë shpëlarje truri, sa që nuk e kuptojnë se sa absurde është të bëjnë thirrje për shkatërrimin e shtetit të tyre kombëtar, tamam si ajo që urojnë mullahët e Iranit.

Padija e tyre mbi historinë, është shenja dalluese e krizës aktuale. Pakkush duket se është në gjendje të kuptojë historinë e ndërlikuar, shpesh të dhimbshme, por të ekuilibruar të Amerikës – që është një shembull i asaj që mund të arrijë një popull i përkushtuar ndaj lirisë individuale.

Përkundrazi, ata janë indoktrinuar për t`a reduktuar jetën në SHBA në një binar racor të të bardhëve përkundrejt ?njerëzve me ngjyrë?. Është pak e shumësi binari komunist i borgjezisë kundër proletariatit, që bolshevikët e përdorën për të marrë pushtetin në vitin 1917, pas të cilit miliona njerëz vdiqën në eksperimentin totalitar sovjetik.

Dhuna tregon se tribalizmi i bazuar në identitetin e grupit, është i gatshëm të pasojë komunitetin më të madh kombëtar, që për më shumë se 2 shekuj ka mbrojtur dhe zgjeruar lirinë në të gjithë botën. Shteti-kombi amerikan është një eksperiment unik, dhe i pashembullt në histori.

Ai është një projekt politik që lindi nga një kulturë koloniale angleze, por që krijoi një identitet të veçantë kombëtar aq të fortë, sa të integronte shumë grupime etnike që kanë emigruar në SHBA. Sigurisht, kombi amerikan ka edhe anët e tij të errëta, me skllavërinë që mbetet një plagë e thellë në historinë e tij.

Sidoqoftë, fuqia e idealit amerikan u ofroi miliona njerëzve diçka që asnjë kulturë tjetër nuk mund ta bënte, pra shansin për të ri-shpikur dhe ripërtërirë jetën e dikujt, për ta përparuar pozitën e tij,dhe për të krijuar një të ardhme më të mirë për fëmijët e tij.

Nacionalizmi pasionant i Amerikës, është rrënjosur tek besimi e jashtëzakonshmërisë si një popull i destinuar për të qenë madhështor, dhe mbi faktin se barazia e mundësive sipas ligjit, mund të kufizojë impulset instiktive të njeriut.

Sot pikëpamja tradicionale, se fitorja dhe humbja në politikë janë që të dyja pjesë e procesit demokratik, dhe thelbi i një politike vetë-konstituese, është zëvendësuar me një përpjekje leniniste për të anuluar kundërshtarin. Parimi i politikës radikale, që tani po gërryen vendin, duket se është:?Unë fitoj, ti zhdukesh!?.

Elitat, veçanërisht profesorët, mbajnë shumë përgjegjësi për këtë gjendje ku janë sot punët e vendit. Për dekada të tëra, në klasa dhe salla leksionesh ata hodhën bazat për atë që po ndodh tani. Politika e intolerancës, që predikohet në thuajse çdo sektor të jetës, supozon se më të varfrit, nuk janë më bashkëqytetarë, pasi ata janë të paaftë të rrokin parimet e rendit ndërkombëtar globalist.

Ndërkohë, ata që flasin në emër të tyre, demonizohen si ?populistë?. Në të kundërt, elita e korporatave amerikan sot, sidomos plutokratët e saj financiarë në Bregun Lindor, dhe aristokracia digjitale në Bregun Perëndimor, duket se janë më të prirur për të punuar mbi ?problemet globale?.

Liria e kombit po rrudhet nga akuzat e pandërprera mbi racizmin strukturor, privilegjin e të bardhëve, homofobisë dhe intolerancës. Sot neo-marksistët kontrollojnë pothuajse të gjitha fushat e diskursit elitar në SHBA, dhe kësisoj,ata mund të shuajnë çdo zë kundër,duke e cilësuar si ?populist?apo?racist? cilindo që refuzon t?i nënshtrohet linjës së tyre ideologjike.

E majta neo-marksiste, po i ndan institucionet e demokracisë amerikane nga themelet e tyre kombëtare. Nëse ajo ka sukses, SHBA me kalimin e kohës do të humbasë kulturën e vet republikane, dhe do të shndërrohet në një shtet në të cilin aristokracia e re e zotëron pushtetin, mbi një popullsi të përçarë dhe të varfëruar./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga