Connect with Us

Ndarja e sektorëve mes opozitës së bashkuar/ Kryemadhi me synime të qarta, tregon ministritë që ua ka vënë syrin

Politikë

Ndarja e sektorëve mes opozitës së bashkuar/ Kryemadhi me synime të qarta, tregon ministritë që ua ka vënë syrin

Publikuar

-

“Në 25 prill qytetarët do ia çjerrin maskën Ramës”/ Kryemadhi thirrj socialistëve: Bashkohuni me ne

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka dalë në një konferencë në media për të komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend.

E pyetur për përfaqësimin e LSI në zgjedhje dhe për mënyrën e ndarjes së sektorëve me partnerët e opozitës së bashkuar, Kryemadhi deklaroi se LSI ka në fokusin e saj rininë e vendit dhe arsimin. Sipas Kryemadhit pikë e panegociueshme e LSI është integrimi europian.

“Përsa i përket angazhimit të LSI jemi të fokusuar rinia dhe arsimi. LSI është parti e të rinjve. 80% e elektoratit janë nga mosha 18 deri në 35. Votuesit e LSI vijnë gjithnjë duke u shtuar. Ndarja se qeverisë gjëja e fundit që unë kam në mendje. Shumë e rëndësishme është që të shkëputemi nga aksidenti Rama që i ka kushtuar shumë shqiptarëve. LSI një nga pikat e panegociueshëm që ka edhe me partnerët është çështja e integrimit evropian, përfshirja e Shqipërisë në BE. Dhe më pas vjen ajo që është më e rëndësishme që ne kemi dakordësi për disa pika të tjera qe do i zhvillojmë më vonë me PD.

LEXO EDHE:  “LSI ka bërë gjëra të mira kur ishte me PS”/ Rama: Meta ka provuar çdo post politik

Dhe ne si LSI kemi zgjedhjen e delegatëve dhe Konventën Kombëtare ku do të kemi pikat kryesore që ne do të angazhohemi. Përpara se këto të bëhen deklarative do të kemi një konsultim më të ngushtë me partnerë tanë. Do të jemi bashkë edhe pas 25 prillit”, tha Kryemadhi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nevojë ulëritëse e shoqërisë për ndryshim”/ Patozi: Shqipëria duhet të shpëtojë nga kryetarokracia

Publikuar

-

Nga

“Nevojë ulëritëse e shoqërisë për ndryshim”/ Patozi: Shqipëria duhet të shpëtojë nga kryetarokracia

“Shoqëria shqiptare ka nevojë ulëritëse për ndryshim në politikëbërje”. Me këtë e lidh koordinatori i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi suksesin në zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në Ditari në A2 CNN ai thotë se shqiptarët do të refuzojnë dy blloqet e së keqes që janë mazhoranca dhe opozita, ndërsa shprehu nevojën për bashkim të polit të tretë

Shqiptarët që refuzojnë dy partitë kryesore dhe dy blloqet e së keqes, partinë në pushtet dhe opozitën kompromentuese të Bashës e Kryemadhit dhe këta njerëz presin. Ne po bëjmë gjënë e duhur për t’iu dhënë një alternativë tjetër për të ndryshuar Shqipërinë. Nëse boshti i së mirës nuk funksionin, Shqipëria do të jetë e dyzuar, e vetmja rrugë është të bashkojmë forcat, dhe kjo është e mundur dhe e arritshme dhe kjo ka bindje që do të ndodhë. Jemi të detyruar të bashkëpunojmë për llogari elektorale. Duke qenë bashkë ne jemi me të fortë dhe ka mundësi që ky projekt politik të jetë nesër një forcë qeverisëse”, tha ai.

Patozi nuk përjashtoi një bashkim me partinë e ish-nënkryetares demokrate Jozefina Topalli, kur tha se ka ngjashmëri 99% me atë që ata mendojnë për Shqipërinë e së nesërmes. Ai ftoi të bashkohen të gjithë ata që ndajnë të kauzë, përfshirë edhe Nismën Thurje kur të zyrtarizohet.

Kam marrëdhënie shumë të mirë dhe korrekte me Topallin. Nuancat tona nuk janë asgjë para kauzës që na bashkon. Kam vënë re ngjashmëri gati 99 % për atë që ne mendojmë për Shqipërinë e së nesërmes dhe kjo është kryesore. Por nuk është thjesht marrëdhënia ime me Topallin, pasi ne presim edhe aktorë të tjerë politikë që t’i bashkohen, pa qenë e nevojshme të bëhen kryetarë partie, ndryshimi në politikë nuk arrihet mes fjalëve, por me aktet e gjestet. Në këtë front janë të gjithë të ftuar që kanë të njëjtën kauzë. Në rastin  që do bëhen, ne do të kemi një raport të ri ta( i referohet Nismës Thurje). Kushdo që ka diçka për të thënë është i ftuar që të jemi bashkë”, u shpreh koordinatori i Bindjes Demokratike.

Akuzave të opozitës se partia e tij apo e Topallit po favorizojnë Ramën, Patozi iu përgjigjet se opozita nuk është pronë, por mision. Sipas tij rrotacioni është i pamjaftueshëm, pasi Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Dhe në këtë pikë ai thotë se qeveria duhet rrëzuar jo për menaxhimin e tërmetit apo pandemisë, por sepse është e korruptuar.

Rrotacioni nuk i duhet askujt se është i pamjaftueshëm, Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Është gabim ta lidhësh rrëzimin e qeverisë me fatkeqësitë natyrore. Unë nuk do të doja të merrja asnjë votë qoftë dhe votën time, nëse do kisha për bazë politikën me morgun e Tiranës apo të vdekurit e kovidit. Është gabim kjo lloj qasje. Kjo qeveri duhet rrëzuar jo si ka trajtuar tërmetin apo pandeminë, se për këto është gati qeveri normale, por kjo qeveri për fatin tonë të keq është e korruptuar, arrogante dhe ka njëmijë afera të tjera. Këto janë gjërat që duhet të diktonin opozitarizmin në Shqipëri. Të merresh me tërmetin dhe kovidin, ku ka një lloj arritje do të thotë ta ndihmosh këtë qeveri. Kryeministri i ka mbushur ditët dhe duhet të largohet. Kemi parë prova e fakte që kjo qeveri nuk mendon për qytetarët”, deklaroi koordinatori i Bindjes Demokratike.

LEXO EDHE:  “LSI ka bërë gjëra të mira kur ishte me PS”/ Rama: Meta ka provuar çdo post politik

LEXO EDHE:  Rudina Hajdari sfidon publikisht Bashën/ Nuk ka rrugë tjetër, unë do të dal nga ajo tryezë vetëm me...

Me Bashën thotë se ndahet konceptualisht për opozitarizmin dhe thotë se nuk asgjë personale.

Unë s’kam asgjë personale me Bashën, as me Ramën. Me Bashën kemi qenë në një shtëpi, vëllezër në politikë për një kohë të gjatë. Ajo që më ndan është koncepti për opozitarizmin ai ruan stanjacionin dhe pret që t’i vijë radha dhe unë këtë nuk e pranoj”, tha Patozi.

Për Patozin Shqipëria duhet të shpëtojë nga 3 partitë kryesore, ndërsa akuzon Ramën, Bashën dhe Metën se mbajnë në këmbë kryetarokracinë.

Shqipëria duhet të shpëtojë nga kryetarokracia. Rama, Basha e Meta e mbajnë në këmbë kryetarokracinë. Ne jemi të vetmit që mund t’i japim një shpresë Shqipërisë që nëse e lëmë në dorë të partive kryesore, nuk ia vlen më që të rrish në Shqipëri, dhje jo më të kesh shpresë për ndryshim të mirë”, tha Patozi./CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Serbia refuzon Cakajn si “Qytetar Nderi” në Bujanovc

Publikuar

-

Nga

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtne njoftoi për refuzimin që Marija Obradović, Ministre e Administratës Publike dhe Vetëadministrimit Lokal në Serbi, i bëri në seancën pleanare të Parlamentit të Serbisë, propozimit të Kuvendit Komunal të Bujanovcit, që Gent Cakaj, Ministër në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, i Shqipërisë, të shpallet “Qytetar Nderi” i Bujanovcit, bashkisë në Luginën e Preshevës.

Njoftimi citon MinistrenObradović të ketë paraqitur në parlamentin serb propozimin e “26 këshilltarëve komunalë të Bajanovcit, që kanë vepruar në mënyrë ligjore dhe si ministre do të duhej të nënshkruaja propozimin” citohet të ketë thënë ajo dje në seancën plenare.

“Por unë kam nënshkruar vendimin me të cilin refuzohet, propozimi i Kuvendit Komunal të Bujanocit, që Ministri shqiptar, Gent Cakaj, të shpallet “Qytetar Nderi” i Bujanocit” citon ministren Marija Obradović, njoftimi i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.
Njoftimi bën me dije se sipas MInistres Obradović, shkak për refuzimin e propozimit të sipër përmendur janë “deklaratat dhe akuzat e vazhdueshme të ministrit në detyrë Gent Cakaj ndaj Serbisë për krime të kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“Ministri Gent Cakaj, ka deklaruar se gjatë luftës në Kosovë, Serbia është përgjegjëse për vrasjen e mijëra shqiptarëve, për deportimin e miliona shqiptarëve dhe djegien e mijëra shtëpive. Nuk mund të nënshkruaj një dokument për një ministër shqiptar që akuzon Serbinë. Ndërkohë që jam e vetëdijshme që ministri Cakaj, i ka ndihmuar shqiptarët për krijimin e koalicionit për zgjedhjet parlamentare.”citon njoftimi ministren Marija Obradović.

Bujanovci është njëra nga tri bashkitë në Luginën e Preshevës, në Serbinë Jugore, në kufi me Kosovën dhe Maqedoninë, ku jeton komuniteti më i madh i shqiptarëve nën administrimin e Serbisë. Në Luginën e Preshevës, të përbërë nga bashkia e Bujanovcit, Pteshevës dhe Medvegjës, shumica e popullsisë totale prej 76.300 mijë banorësh të Luginës së Preshevës, janë shqiptarë, kurse pjesa tjetër serbë dhe romë.

Shqetësim për fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

LEXO EDHE:  Rudina Hajdari sfidon publikisht Bashën/ Nuk ka rrugë tjetër, unë do të dal nga ajo tryezë vetëm me…

LEXO EDHE:  Skandali që i kushtoi Shqipërisë 44 milion euro/ LSI i kundërpërgjigjet MIE-së

Refuzimi nga autoritetet serbe i dhënies së titullit “Qytetar Nderi” i Bujanovcit, ministrit në detyrë Gent Cakaj vjem pak ditë pas një deklarate të përbashkët të tij dhe Meliza Haradinaj-Stublla, Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në Kosovë, lidhur me procesin e fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Burime zyrtare nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme në Tiranë, citojnë dy ministrat të cilësojnë “të qëllimshme fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës për të krijuar jo vetëm një pasqyrë krejtësisht të pasaktë të përbërjes demografike në atë hapësië dhe numrit të shqiptarëve në Serbi, por edhe shkelur rrënjësisht të drejtat e liritë e tyre themelore të tyre, përfshirë të drejtën e votës”

Të njëjtat burime bëjnë me dije se Cakaj dhe Haradinaj u bëjnë thirrje institucioneve ndërkombëtare për mbrojtjen e minoriteteve kombëtare të veprojnë për të parandaluar fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, paralajmërojnë se ky veprim ka “pasoja afatgjata politike, shoqërore dhe institucionale ndaj të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Serbi.

“Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë mbesin të përkushtuara për thellim të bashkëpunimit rajonal dhe besojnë thellësisht në të ardhmen evropiane të gjithë Ballkanit Perëndimor. Kjo nënkupton, para së gjithash, njohje të ndërsjellë, trajtim të barabartë dhe respektim të plotë të standardeve demokratike, citojnë burimet deklaratën e përbashkët të ministrave Cakaj dhe Haradinaj-Stublla./DW

LEXO TE PLOTE

Politikë

Udhëtimi me helikopter për fushatë/ PD nxjerr videon: Xhaçka do jap llogari, herët ose vonë

Publikuar

-

Nga

Udhëtimi me helikopter për fushatë/ PD nxjerr videon: Xhaçka do jap llogari, herët ose vonë

Partia Demokratike ka publikuar një video ku shfaqet ministrja e Mbrotjes, Olta Xhaçka që po udhëton me helikopter. Sipas PD-së, kjo video është filmuar ditën e premte, kur është mbajtur një takim me strukturat e partisë në Dibër.

Në një konferencë për shtyp nga selia blu, Vokshi tha se Xhaçka herët ose vonë do të japë llogari, duke shtuar se gënjeshtrën e parë të mos e pasojë me një gënjeshtër edhe më  të madhe.

48 orët e fundit qytetarët kanë ndjekur propagandën e shfrenuar të kryeministrit, i cili ka folur për gjithçka, por jo për shkeljen e rëndë të ligjit nga Ministrja e tij e Mbrojtjes.  Partia Demokratike publikoi pak ditë me parë pamje të mbërritjes së Olta Xhaçkës në Dibër me helikopterin ushtarak për një takim të Partisë Socialiste atje, ku është e deleguar.

Si reagoi Ministrja e Mbrojtjes? Fillimisht heshti, por kur presioni ynë dhe i publikut u rrit, ajo doli dhe mashtroi duke thënë se nuk e kishte përdorur helikopterin. E vërteta është se Olta Xhaçka ka udhëtuar me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes ditën e premte. Helikopteri e ka çuar në Dibër, më pas është kthyer në Tiranë. Brenda të njëjtës ditë, ka shkuar ta marrë sërish drejtuesen politike të qarkut të Dibrës për Partinë Socialiste, pasi ka bërë takime me strukturat e partisë, për qëllimi politike, elektorale, takime që nuk përputhen me përmbushjen e detyrave funksionale të saj.

Pas pak do të ndiqni një video, që publikohet sot për herë të parë. Është vetëm një nga provat që PD disponon dhe që fakton se Olta Xhaçka gënjeu shqiptarët. Ajo ka udhëtuar me helikopter brenda ditës për takime partie, duke harxhuar të paktën 10 mijë euro, ndërkohë që ambulancat para infektivit ndizen me të shtyra.

(Ditën e premte, helikopteri ka ardhur për herë të dytë në Dibër, pasi Olta Xhaçka ka mbaruar takimet e partisë. Ndihmësja e saj e kabinetit shfaqet pranë helikopterit. Makina e zezë është e Ministres së Mbrojtjes. Ja ku është Olta Xhaçka që zbret nga makina, për t’u futur më helikopter) Gjithçka është e qartë si drita e diellit. Ministrja Xhaçka ka gënjyer shqiptarët për të mbuluar shpërdorimin flagrant të detyrës prej saj, duke përdorur helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes për punët e Partisë Socialiste.

Edi Rama nuk reagon për këtë akt flagrant, sepse vetë ndan të njëjtin moral. Në 1 vjetorin e tërmetit, fluturon me avion charter drejt Abu Dhabit, ndërkohë që mbi 11 mijë familjet e dëmtuara nga tërmeti  vuajnë pasojat e papërgjegjshmërisë së tij. Pamjet në video, kur një ministër përdor helikopterin e shtetit si taksi private, duhen fiksuar mirë nga çdo shqiptar që sot nuk ka bukë për fëmijët, që sot është në çadra, me qira apo në shtëpi të dëmtuara nga tërmeti.

Këto pamje, duhen kujtuar nga çdo shqiptar që merr lekë borxh për të blerë ilaçet anticovid apo një bombol oksigjeni me çmime stratosferike. që pret me orë të tëra në ambulancë në të ftohtë, ndërkohë që  kryeministri, në vend të ishte në punë, rri gjithë kohës në facebook.

Herët a vonë Olta Xhaçka do të japë llogari. Bën mirë që gënjeshtrën e parë të mos e pasojë me një gënjeshtër edhe më të madhe“, tha Vokshi./CNA.al.


LEXO TE PLOTE