LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit/ Vokshi thirrje grave dhe vajzave: Bëni mamografinë

27 Tetor 2020, 15:34, Politikë CNA
Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit/ Vokshi thirrje

Në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka bërë thirrje për të gjitha gratë.

Duke marrë shkas nga fushata kombëtare për të ndërgjegjësuar gratë dhe vajzat për parandalimin e kancerit të gjirit, ajo fton gratë që të bëjnë mamografinë.

?1 mamografi shpëton jetë! Mbro veten dhe familjen!

LDGSH në fushatë kombëtare për të ndërgjegjësuar gratë dhe vajzat për parandalimin e kancerit të gjirit.

Në biznese, rrugë më rrugë e lagje më lagje, në Lushnjë, Përrenjas aktivistet e LDGSH kanë bashkëbiseduar e kanë shperndarë broshura me informacion të vlefshëm në lidhje me kujdesin që gratë duhet të tregojnë për këtë sëmundje që po merr shumë jetë çdo vit.

Na duhet të kujdesemi për gjithçka vetë deri me 25 Prill, kur të kemi një qeveri të re e të përgjegjshme?, shkruan Vokshi në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga