Politikë
Mediu nuk e fton dot Jozefinën në PD

Nesër pasdite në orën 17°°, zonja Topalli ka njoftuar një dalje publike, në të cilën besohet se do të deklarohet nisja e një lëvizjeje që do të synojë ndryshimin e të djathtës së përfaqësuar deri tani nga Partia Demokratike.
Deri tani dihet veç motoja e lëvizjes, e artikuluar nga vetë zonja Topalli si “Lëvizja për Ndryshim”. Detaje të tjera mund të mësohen vetëm nesër, pas daljes publike te vetë zonjës Topalli.
Të njoftuar më herët për këtë dalje, personazhe të ndryshme në PD dhe afër PD kanë vrapuar të shprehin mosdakordësinë e tyre, a thua se dikush hapi ndonjë proces votimi për “pro” dhe “kundër” daljeve publike të Topallit!
Ca tipa kuturu, që nuk dinë as se me kë do dali Topalli, as se çfarë do thotë, as se pse do i thotë ato që do thotë, as se çdo të thotë dalja e Topallit për të djathtën në përgjithësi, apo për PD-në në veçanti, vrapuan të mbushin Facebook-un me statuse kuturu sa për tu ndjerë gjallë në këtë fillim dimri.
Luli Basha personalisht u artikulua për tradhëti të Topallit kur ishte ai i pari që stisi një procedurë formulari fyes për çdo njeri me respekt për veten dhe që e ndjen veten zot të fatit të vet.
Pakkush në nivelin e Luli Bashës në PD ndoqi fijen e Lulit dhe Berisha i tërhoqi pas Lulit veç ndonjë aktor humori që beson se mjafton ndonjë batutë e stampuar në bluzë për të të bërë politikan.
Deri këtu kjo supë e vjetër opozitarë edhe mund të haej, por sot ja behu në media Fatmir Mediu!
Mediu ftoi Topallin dhe Patozin që t’i bashkoheshin opozitës për të mundur Ramën!!!
Mediu që ka zënë vendin e demokratit të radhës në disa legjislatura, duke u ulur në karrige deputeti të dalë nga votat e demokratëve, që është ulur në ato karrige kur Berisha nisi të spastronte partinë dhe kur Luli vijonte spastrimin, sot i bën thirrje Topallit t’i bashkohet PD-së!!!
Topalli nuk ka nevojë për t’ju bashkuar Mediut për tu bashkuar me PD-në.
Topalli ka qenë e qartë që ditën e parë kur Luli u prezantua zyrtarisht në PD dhe është deklaruar qartë që prej asaj dite si njeriu nga i cili nuk mund të kalonte rruga e Lulit drejt pushtetit mbi PD-në.
Topalli në të gjitha daljet e veta dhe prononcimet publike ka qenë e qartë për ata që e njohin ose jo. Topalli qartësisht ka lënë të kuptohet se kthimi i saj në PD kalon nga largimi i Lulit nga PD.
Ajo rrugë nuk është rruga e Mediut megjithëse shija nuk i mungon.
Ajo rrugë kalon nga demokratët.
Nga ata që votojnë gjithmonë PD dhe ju del PR, LZHK, PDK, etj.
Ajo rrugë është rruga e Topallit! Ndaj Mediu nuk e fton dot Jozefinën.
Topalli nuk përçan, Topalli veç bashkon të gjithë ata demokratë që sot nuk pranojnë meqë pasi “votuan” Mediun kësaj radhë po ftohen të votojnë hapur Metën.
Që të rrëzohet Rama sot duhet që djathta dhe elektorati i djathtë të fillojë të besojë tek votimi.
Ndryshe nuk ka votë kundra Ramës. Të djathët që nuk shkojnë të votojnë nuk e rrëzojnë dot Ramën.
Dhe Mediu e di që nuk është më i votueshëm. Ndryshe nuk do ishte sot duke pështyrë mbi Topallin, ndërsa po bënte sikur e ftonte t’i bashkohej hijes që ai beson se përfaqëson.
Topalli nuk ka nevojë ta ftojë askush.
Ne na mbetet vetem të shohim se kë do të ftojë Topalli në rrugën e saj!/ CNA.al
Mediu ftesë Patozit dhe Topallit/ Duhet të bëhemi bashkë që të rrëzojmë Ramën
Dy përgjigjet për lëvizjen e Topallit/ Si e ndihmon të djathten dhe dëmton Ramën
Lajme të Rekomanduara:

Analiza e shifrave dhe mandateve/ Zgjedhjet e 25 prillit i vendosin këto 3 qarqe
Zgjedhjet e 25 prillit duket sikur janë tek dera megjithëse duhet gati edhe 3 muaj. Fushata ka filluar dhe palët bëjnë llogaritë. Nga jugu në...

Horror në Presidencë/ Ilir Meta kërcënon dhe intimidon verbalisht Silva Cakën
Largimi i emrave me peshë nga LSI që i janë bashkuar PS kanë sjellë panik për degradimin e partisë së Ilir Metës. Gazetari Bledi Mane...