Connect with Us

Mbrojtësi shqiptar shkëlqen në Serinë A, zgjidhet në formacionin e javës

Seria A

Mbrojtësi shqiptar shkëlqen në Serinë A, zgjidhet në formacionin e javës

Publikuar

-

Në ndeshjet e kësaj jave të Serisë A ka spikatur edhe Mërgim Vojvoda. Futbollisti i linjës së djathtë defensive është përshtatur mjaft mirë me Torinon dhe ka gjetur veten në formacion, ndërsa ia ka shpërblyer trajnerit Xhampaolos me paraqitjet e tij.

Në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Sasuolos, 25-vjeçari dhuroi edhe një asist dhe këtë nuk është hera e parë që e bën.

Ndaj, për ndeshjen e zhvilluar, Vojvoda është përfshirë në formacionin e javës të Serisë A, të kompozuar nga ana e “Whoscored”, teksa rreshtohet në mbrojtjes së bashku me emra si Ranokia, Kirikes e Likojanis.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Supersfida ndaj Romës, Milani barazoi rekordin 61-vjeçar

Publikuar

-

Nga

Me ardhjen e Piolit te Milani, skuadra ka treguar një reagim shumë pozitiv, sidomos pas rinisjes së sezonit të shkuar, duke arritur të regjistrojnë fitore të njëpasnjëshme dhe të sigurojnë një vend në Europa League, të cilën këtë sezon duan ta bëjnë të tyren. Mbrëmë kuqezinjtë bënë ndalesën e parë pas katër fitoreve rresht në kampionat.

Roma i ndali me shifrat 3-3, por me këtë rezultat Milani ka arritur të barazojë një rekord 61-vjeçar. Skuadra e Piolit për herë të parë që nga viti 1959 ka arritur të shënojë të paktën dy gola në 11 ndeshje zyrtare rresht në të gjitha kompeticionet. Një shenjë e qartë, që tregon se Milani po rritet dhe dalëngadalë do e shohim të luftojë për titullin kampion, që i mungon prej vitit 2011.

Kuqezinjtë kanë shënuar plot 29 gola në 11 ndeshjet e shkuara, duke treguar një efikasitet të madh përpara portës, ku padyshim ndikim esencial ka Ibrahimoviç, që me ardhjen e tij ka përmirësuar edhe lojtarët e tjerë si Leao apo Çalhanoglu, që kanë më shumë hapësira me Ibrën në skuadër. Kualifikimi në Champions League është objektivi dhe ky Milan me këto shifra po tregon se mund të luftojë deri në fund për këtë sukses.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Statistikat perfekte të Marash Kumbullës ndaj Milanit

Publikuar

-

Nga

Marash Kumbulla është futbollisti më i mirë shqiptar i momentit. Pasi i dha fitoren Romës të enjten e kaluar në Ligën e Europës, futbollisti 20-vjeçar i dha një pikë të vyer verdhekuqve në “San Siro” përballë Milanit, i cili ishte vetëm 6 minuta larg fitores.

Edhe pse e pati të vështirë të përballej me sulmin elitar të “Djallit”, djaloshi kuqezi tregoi maturi, vendosmëri dhe përkushtim maksimal ndaj ekipit të Stefano Piolit, i cili mbetet akoma i pampushtur prej 22 ndeshjesh radhazi.

Për paraqitjen e sotme në fushë ndaj kryesueve të kampionatit italian, Kumbulla u vlerësua nga “Sofa Score” me notën 7.2, ku rritja në vlerësim erdhi pas golit shpëtues për Romën në minutën e 84-rt.

Megjithatë, ndaj Milanit, Kumbulla u paraqit në mënyrë dinjitoze. Ai kreu 4 spastrime të topit nga zona, fitoi 4 nga 5 duelet në fushë dhe 2 nga 4 në ajër. Nga ana tjetër, mbrotjësi shqiptar kreu 1 ndërhyrje të saktë ndaj rivalit, ndërsa realizoi saktë 84% të pasimeve.
Kumbulla u tregua i kujdesshëm në fushë ndaj kundërshtarit duke shkaktuar vetëm një faull.

Brenda pak ditëve, Marash Kumbulla është kthyer në figurën më të preferuar të Romës.

Statistikat e Kumbullës sipas “Sofa Score”

LEXO TE PLOTE

Seria A

Kumbulla sërish hero, Roma i merr një pikë Milanit

Publikuar

-

Nga

Milan dhe Roma kanë ndarë pikët në kryendeshjen e xhiros së pestë në Serie A. Ndeshja në ‘San Siro’ përfundoi me rezultat të barabartë 3:3.

Vendasit ishin tre herë në epërsi dhe po aq herë barazuan mysafirët.

Zlatan Ibrahimovic (2’ 79’) dhe Saelemaekers (47’) realizuan për vendasit, kurse për romakët shënoi Edin Dzeko (14’), Veretout (71’) dhe Marash Kumbulla (84’), që doli të ishte vendimtar në këtë sfidë.

Milan mbetet në vendin e parë me 13 pikë, kurse Roma me tetë pikë renditen në vendin e nëntë.

LEXO TE PLOTE