Aktualitet
Manastirliu jep lajmin e hidhur/ Ndahet nga jeta një zyrtare e shëndetësisë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë sot një lajm të hidhur.
Ajo bën me dije se është ndarë nga jeta një specialiste e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës.
“Dje u nda prej nesh Mimoza Toska Zoraqi, specialiste e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës. Eshtë një nga ata lajme që të shkaktojnë një hidhërim të papërshkrueshëm. Moza, siç e thërrisnim të gjithë ishte një zonjë e mrekullueshme, që rrezatonte veç mirësi, forcë dhe optimizëm me buzëqeshjen e saj të pandarë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes. U prehsh në paqe, e paharrueshmja Moza!”, shkruan Manastirliu./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

53 emrat e listës fituese të Lulzim Bashës
Lulzim Basha po paraqet ditë pas dite listën e tij të kandidatëve fitues në zgjedhjet e 25 prillit. Fiton apo jo opozita, Luli çdo ditë...

Zbulohet kandidatja surprizë e Lulzim Bashës
Partia Demokratike, duket se ka vendosur të na surprizojë edhe këtë herë me kandidatët e saj për zgjedhjet e 25 prillit. Bëhet fjalë për një...