Connect with Us

“LSI të mbajë përgjegjësi politike për inceneratorët”/ Manjani “shuplakë” Kryemadhit: Ke pasur në dorë t’i ndalosh

Politikë

“LSI të mbajë përgjegjësi politike për inceneratorët”/ Manjani “shuplakë” Kryemadhit: Ke pasur në dorë t’i ndalosh

Publikuar

-

“LSI të mbajë përgjegjësi politike për inceneratorët”/ Manjani “shuplakë” Kryemadhit: Ke pasur në dorë t’i ndalosh

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ‘Rama 1″, Ylli Manjani ka reaguar pas deklaratës së kryetares së LSI Monika Kryemadhi e cila tha se Lefter Koka është përjashtuar nga partia pas firmës që hodhi në ndërtimin e inceneratorëve.

Në një postim në rrjetin social Manjani shkruan se pas këtij distancomi, LSI mban përgjegjësi politike. Sipas ish ministrit të Drejtësisë, LSI kishte në dorë për të ndalur këtë masakër mjedisore. Manjani tha se partia që drejton Kryemadhi nuk ndali asnjë nga të ligat antieuropiane që po përjetojnë shqiptarët.

“Pavarësisht distancimit të LSI së sotme nga veprimtaria ish Ministrit Koka për çështjen e inceneratorëve, gjykoj se LSI mban përgjegjësi politike. LSI minimalisht kishte në dorë ta ndalte këtë masakër mjedisore, urbane, buxhetore dhe anti-integrim, por nuk e bëri! Mirë u çmend Lefteri, po të tjerët pse e lejuan që qeveria të vendosë brenda ditës?! Pse u lejua të shkelej dokumenti strategjik për trajtimin e mbetjeve?! Pse u lejua shkelja e angazhimeve të marrëveshjes së Stabilizim Asocimit?! Kjo e fundit për LSI kishte në shumë kuptim se asgjë tjetër. Siç në fakt nuk ndali, përkundrazi kontribuoi, në shkatërrimin e shtetit me miratimin e ligjeve të reformës në drejtësi pa konsensusin e opozitës.
LSI nuk ndali në fakt asgjë nga këto të liga anti-europë e anti-integrim të modelit Edi Rama, që po përjetojnë sot shqiptarët.

Kur them LSI, fus dhe veten time për aq sa më takon në këtë përgjegjësi. Pavarësisht përpjekjeve të mia reaguese, ne NUK E NDALËM dot të keqen.
Kjo është e vërteta, me të cilën nuk mund të luhet për asnjë arësye mendoj unë. As për të bërë Opozitë.

Nuk është e thënë të jesh peng i të shkuarës, por distancimi nga ajo bëhet më i besueshëm me një ndjesë si fillim dhe, në vijim me një plan rikuperimi.
Politika serioze dhe e përgjegjshme nuk e shet të shkuarën e saj tek personat, por e rivlerëson si aset për të bërë më mirë në të ardhmen.
E vërteta është e hidhur si ilaçi, por i domosdoshëm për t’u pirë. Refuzimi për ta pirë përkeqëson sëmundjen”, shkruan ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ushtarakëve u ‘mbyllet goja’ me ligj, nuk u lejohen kritikat publike

Publikuar

-

Nga

Ushtarakëve u ‘mbyllet goja’ me ligj, nuk u lejohen kritikat publike

Nëse një ushtarak ka një vërejte ndaj Forcave të Armatosura duhet ta mbaj atë përbrenda pasi në të kundërt mund t’i kushtojë rëndë.

Qeveria ka depozituar në Kuvend një projektligj i cili parashikon ndryshimin e masave disiplinore ndaj Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë. Si risi në këtë ligj është futur termi i cili cilëson si shkelje të rëndë disiplinore shprehjen e kritikave publike ndaj Forcave të Armatosura.

Propozimi i ri ka shkuar edhe më tej, ushtaraku nuk mund të shprehet as në formë shkresore, elektronik apo verbale. Pra nëse ka një kritikë, nuk mund ta thotë as në rrjetet sociale e as përpara të tjerëve ku kjo e fundit mund të sjellë një efekt bumerang, spiunimin brenda vetë forcave të armatosura.

Tek kategoria e shkeljeve të rënda është futur edhe respektimi i orarit të punës. Nëse një ushtarak shkon brenda një muaji dy herë me vonesë apo lë punën më herët, atëherë ai është subjekt i komisionit të disiplinës pasi ka kryer një shkelje të rëndë.

LEXO EDHE:  Pse Arben Kraja nuk duhet të jetë në krye të SPAK

LEXO EDHE:  Çfarë duhet të bëjë Rama që të lumturohet Meta?!

Tek ndëshkimet është futur edhe termi stërvitje disiplinuese. Pra nëse një ushtarak kryen ndonjë shkelje të lehtë, a mund të ndëshkohet menjëherë me vrap, pompa palosje dhe këtë ndëshkime mund të shkojnë për ushtarakët deri në gradën e kapitenit./Euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kisha pritshmëri më të lartë për ty”/ Përplasje mes Telitit dhe Xhafajt

Publikuar

-

Nga

Mbrëmja e sotme në “Real Story” ka gjeneruar dsa debate e fërkime të vogla mes shefit të kabinetit të Lulzim Bshës në PD dhe zv.Ministrit Etjen Xhafaj.

Gjatë bisedës në studio në shumë raste Xhafaj ka ndërhyrë për të ndërprerë Telitin dhe e kundërta.

Në një rast u dëgjua Teliti ndërsa i drejtohej Xhafajt: Kisha pritshmëri më të lartë për ty, por më zhgënjeve sot!

Ndërhyrje të Oketës dhe Telitit pati edhe gjatë fjalës së deputetes Ekonomi teksa ajo fliste për punën e qeverisë për rindërtimin./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha akuza të forta Ramës/ I ka ofruar para ish-komandantit të UÇK që të tërheqë fjalët e mira që ka thënë për mua

Publikuar

-

Nga

Basha akuza të forta Ramës/ I ka ofruar para ish-komandantit të UÇK që të tërheqë fjalët e mira që ka thënë për mua

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta mbrëmjen e sotme ndaj kryeministrit Rama, ku tha se ky I fundit ka dërguar sot emisar tek një ish-komandat i UÇK-së që t’i ofrojë tendera dhe para.

Kjo sipas Bashës, për të tërhequr fjalët e mira që ky ish-komandat ka thënë për kryedemorkatin sa I përket çështjes së hetimit të ish-drejtuesve të UÇK-së.

Jo vetëm që skam fshehu asgjë po jam krenar për çdo sekondë të jetës sime dhe në veçanti për rolin që kam luajtur në ato vite.

Dhe kjo pikërisht ma bëri fare të thjeshtë, madje do të thoja që ishte një bomerang përpjekja e Edi Ramës për të kapitalizuar në një moment të tillë, të vështirë për Kosovën mbi një histori që e ka përdorur 3 herë më parë. Sa herë vijnë zgjedhjet, këtë histori nxjerr.

Sot ka çuar një personazh të Tiranës tek një nga komandantët e UCK-së dhe i ka thënë Ed Rama të ka thënë hap gojën tender apo lekë, tërhiq disa fjalë që ke thënë të mira për Lul Bashën që të vazhdojmë fushatën ndaj tij.

Pra kjo është siç e kuptoni dhe ju me induktim, s’ka nevojë. E di shumë mirë personin që ka shkuar dhe personi që i ka kthyer fjalën dhe i ka thënë, se disa prej tyre nuk i njohin këta. Kujtojnë se janë të gjithë siç trajtojnë inceneratorët, oligarkët e inceneratorëve ashtu mund të trajtojnë edhe tjerët.”, tha Basha./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE