Connect with Us

Kreu i OBSH: Jemi lodhur nga Covid-19, por nuk duhet të dorëzohemi

Bota

Kreu i OBSH: Jemi lodhur nga Covid-19, por nuk duhet të dorëzohemi

Publikuar

-

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se braktisja e përpjekjeve për të kontrolluar pandeminë e koronavirusit është e rrezikshme.

“Ne nuk duhet të dorëzohemi”, tha Tedros.

Ai pranoi se pas disa muajsh lufte me koronavirusin e ri, i cili ka marrë më shumë se 1.1 milion jetë njerëzish në gjithë botën, ka një nivel të caktuar të “lodhjes pandemike”.

“Lodhja është e vërtetë, por ne nuk mund të heqim dorë. Kur udhëheqësit veprojnë shpejt, virusi mund të shtypet”, shtoi ai.

LEXO EDHE:  Çadrat e ngritura tek Trauma/ Fillon funksionimi, ja për çfarë do shërbejnë

Komentet vijnë një ditë pasi Mark Meadoës, shef i stafit të presidentit amerikan, Donald Trump, ka thënë për rrjetin televiziv CNN se fokusi i administratës ka kaluar në zbutje të koronavirusit, jo çrrënjosje.

“Ne nuk do ta kontrollojmë pandeminë. Do ta kontrollojmë faktin e të pasurit vaksina, terapeutikë dhe lehtësime të tjera”, ka thënë Meadows./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Kosova hesht, OKB i sugjeron dëmshpërblim për 6 shtetasit e dëbuar turq

Publikuar

-

Nga

Kosova hesht, OKB i sugjeron dëmshpërblim për 6 shtetasit e dëbuar turq

Gjashtë shtetasit turq Kahraman Demirez, Mustafa Erdem, Hasan Huseyin Gunakan, Yusuf Karabina, Osman Karakaya dhe Cihan Ozkan të arrestuar në Kosovë dhe të dëbuar në Turqi në mars 2018, u dënuan me 56 vjet dhe 7 muaj e gjysmë burgim.

Por, përkundër shumë raporteve vendore e ndërkombëtare, institucionet e drejtësisë në Kosovë deri më tani nuk kanë ngritur asnjë aktakuzë ndaj personave që dyshohen se kanë shkelur ligjin gjatë arrestimit dhe dëbimit të tyre.

Për këtë rast, shkelje të ligjeve të Kosovës, Kushtetutës dhe konventave ndërkombëtare ka konstatuar së fundmi edhe Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Në një raport të publikuar nga Grupi i Punës për Ndalimin Arbitrar, që është një organ i përbërë nga ekspertë të pavarur për të drejtat e njeriut që hetojnë rastet e arrestimit dhe ndalimit arbitrar, kritikohen institucionet e Kosovës për veprimet e paligjshme në rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq.

Kosova nuk iu përgjigj OKB-së

Në raportin e publikuar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut, dëshmohet se si institucionet e Kosovës nuk i janë përgjigjur grupit punues të OKB-së që ka kryer hetim për këtë rast.

Ky grup, në muajin dhjetor të vitit të kaluar përmes misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK, i ka dërguar kërkesë zyrtare institucioneve të Kosovës, duke kërkuar që të sqarohen veprimet e ndërmarra në rastin e arrestimit dhe dëbimit të gjashtë shtetasve turq.

“Grupit Punues i vije keq që nuk ka pranuar përgjigje nga Kosova”, thuhet në raport.

Grupi Punues konstaton shkelje të shumta duke përfshirë ato që janë bërë nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Policia e Kosovës si dhe institucionet të tjera të përfshira në aksionin e 29 marsit, 2018.

Në raport më tej thuhet se ka dyshime të shumta se akuzat ndaj gjashtë shtetasve turq, janë të pabazuara.

Grupi Punues kërkon lirimin e të dënuarve si dhe kërkon nga institucionet e Kosovës “që të garantojnë kompensim dhe dëmshpërblime të tjera në përputhje me ligjin ndërkombëtar”.

Zbehja e gjasave për hetim në Kosovë

Më 4 korrik të vitit të 2019, Prokuroria Speciale e Kosovës i tha Radios Evropa e Lirë se “janë marrë në pyetje dëshmitarë si dhe një numër mjaft i madh i të dyshuarve”.

Por, hetimet që filluan në vitin 2018 nuk është se kanë prodhuar ndonjë rezultat.

Që nga kjo kohë, Prokuroria Speciale e Kosovës nuk ka dhënë ndonjë informacion për hetimet apo ngritjen eventuale aktakuzave.

Të pyetur disa herë nga Radio Evropa e Lirë se në çfarë faze janë hetimet, Prokuroria Speciale e Kosovës nuk ka kthyer përgjigje.

REL ka provuar sërish që të marrë informacione nëse hetimet kanë përfunduar me ngritjen e ndonjë aktakuze, por zyrtarët e Prokurorisë nuk janë përgjigjur.

Juristi Kushtrim Palushi thotë se është e pakuptimtë heshtja e organeve të drejtësisë në këtë rast.

“Së paku zyrtarët e Departamentit për Shtetësi, Azil, Migracion në kuadër të MPB-së [Ministrisë së Punëve të Brendshme], që i kanë revokuar lejet e qëndrimit edhe nuk kanë dhënë mundësi për ankesë, si dhe zyrtarët përgjegjës policorë dhe komandues, e po ashtu edhe agjentët e AKI-së është dashur të ndiqen për veprën penale: keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar; shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës; privimi i kundërligjshëm i lirisë; cenimi i së drejtës për ushtrimin e mjetit juridik”, thotë Palushi për Radion Evropa e Lirë.

Kuvendi i Kosovës kishte krijuar një komision hetues që konstatoi më shumë se 30 shkelje me rastin e dëbimit.

Pavarësisht se raporti i këtij komisioni i është dorëzuar edhe Prokurorisë së Kosovës, ish-anëtari i këtij komisioni, Sami Kurteshi, nuk beson se në Kosovë ka hetues apo prokuror që guxon t’i hetojë personat që kanë qenë të përfshirë drejtpërsëdrejti në këtë rast.

“Unë mendoj që ende nuk guxojnë ta hetojnë bërthamën e problemit sepse këtu urdhërdhënësit nuk kanë qenë në polici dhe AKI. Unë nuk besoj se kemi prokurori apo gjyqësi që guxon të merret me urdhërdhënësit”, thotë Kurteshi.

LEXO EDHE:  Shkencëtarët s’ japin shpresë/ Koronavirusi nuk do të zhduket me rritjen e temperaturave

LEXO EDHE:  SHBA siguron 300 milionë doza të vaksinës të mundshme kundër COVID-19

Kurteshi thotë së pas dorëzimit të raportit që kishin hartuar në Komision Parlamentar, Prokuroria nuk ka dhënë asnjë informatë nëse ka avancuar në hetimet për këtë rast.

U amnistuan personat e fuqishëm

Përveç organizatave joqeveritare, edhe Avokati i Popullit në Kosovë, kishte konstatuar dhjetëra shkelje në operacionin e arrestimit dhe dëbimit.

Ky institucion kishte kërkuar hetime penale për personat përgjegjës.

Për këtë rast, Inspektorati Policor i Kosovës kishte parashtruar kallëzim penal ndaj 22 zyrtarëve të Policisë së Kosovës të cilët kishin qenë të përfshirë në operacionin e arrestimit dhe dëbimit.

Por, Prokuroria Speciale e Kosovës nuk është përgjigjur as në pyetjen se çfarë ka ndodhur me këto kallëzime penale ndaj zyrtarëve policorë.

Këshilltari Ligjor në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Yll Zekaj, thotë se janë dëshpëruese veprimet e organeve hetuese në këtë rast.

Zekaj thotë se Prokuroria Speciale e Kosovës ka dështuar që t’i hetojë personat e profilit të lartë të përfshirë në këtë rast.

“Sistemi ynë i drejtësisë është duke amnistuar në të gjitha rastet kur dyshohet që të njëjtit janë të përfshirë në vepra penale dhe kjo shkon në dëm të personave që kanë qenë vetëm zbatues të vendimeve, kurse amnistohen ata që janë përgjegjës drejtpërdrejt në këtë rast”, thotë Zekaj.

Zekaj thotë se e gjithë struktura e lartë shtetërore, që ka qenë pjesë kyçe për realizimin e këtij operacioni, do të duhej të merrej në përgjegjësi.

Çfarë i tha Turqia OKB-së?

Raporti i Grupit Punues për Ndalim Arbitrar në një pjesë të tij përshkruan akuzat me të cilat hetuesia turke kishte ngarkuar gjashtë të dëbuarit nga Kosova.

Përpos akuzave për terrorizëm, mes tjerash në përgjigjen që institucionet turke i dhanë Grupit Punues për Ndalimin Arbitrar, thuhet se si disa nga të arrestuarit kishin përdorur aplikacione mobile të komunikimit si ByLock, Falcon, Viber, Kakaotalk për të komunikuar me pjesëtarë të tjerë të organizatës FETO – akronimi që përdor Turqia për Lëvizjen “Hizmet” të klerikut Fetullah Gulen, që Ankaraja zyrtare e ka shpallur terroriste.

Në përgjigjen e shtetit të Turqisë thuhet po ashtu se disa nga të arrestuarit kishin deponuar edhe të holla në institucione financiare të lidhura ngushtë me Lëvizjen Hizmet.

Turqia insiston se nuk ka pasur shkelje ligjore si dhe se gjykimi ka qenë i drejt dhe i bazuar në fakte.

Historiku i dëbimit

Më 29 mars të vitit 2018, përmes një aksioni të gjerë të Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, në orët e hershme të mëngjesit u arrestuan 6 shtetasit turq.

Pas arrestimit ata u dërguan në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, prej ku duke shfrytëzuar një fluturim privat, u dërguan në Turqi.

Pas mbërritjes atje, u përballën me një proces gjyqësor, ku në fund, u dënuan me 56 vjet dhe 7 muaj e gjysmë burgim.

Arrestimit dhe dëbimit i parapriu revokimi i lejeve të tyre të qëndrimit për të cilin veprim, më vonë, gjykata tha se ishte i jashtëligjshëm.

Nga pesë shtetasit turq, tre prej tyre posedonin leje të përhershme të qëndrimit, përkatësisht Mustafa Erdem, Yusuf Karabina, Karhaman Demirez, ndërsa dy prej tyre Hasan Hysein Demir dhe Cihan Ozkan kishin leje të përkohshme.

Njëri nga të dënuarit në këtë rast është Hasan Gunakan, i cili u arrestua gabimisht në vend të Hasan Demir, por përkundër kësaj, ai u akuzua dhe u shpall fajtor nga një gjykatë në Turqi më 28 janar, 2020.

Të vetmet veprime që u ndërmorën pas dëbimit, ishte shkarkimi i asokohe drejtorit të AKI-së, Driton Gashi dhe ministrit të Brendshëm, Flamur Sefaj.

Ata u shkarkuan me vendim të asokohe kryeministrit, Ramush Haradinaj, vetëm pak kohë pas operacionit.

Familjet e gjashtë shtetasve turq ngritën një padi ndaj institucioneve të Kosovës në vitin 2018 për arrestim dhe ndalim arbitrar të familjarëve të tyre.

Disa nga familjarët kanë kërkuar azil në Kosovë e disa të tjerë janë larguar drejt vendeve evropiane./rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova thyen rekord/ Shënohen 19 viktima dhe qindra të infektuar me Covid-19

Publikuar

-

Nga

covid

Gjatë 24 orëve të fundit nga 1.633 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 711 qytetarë duke e çuar numrin total të të infektuarve në 33.588.

IKShPK ka raportuar 19 raste të vdekjes me SARS CoV-2. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 4 raste (78, 71, 67, 64 vjeç), Prizren 4 raste (75, 72, 72, 62 vjeç), Vushtrri 2 raste (80, 72 vjeç), Drenas 1 rast (75 vjeç), Ferizaj 1 rast (56 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (73 vjeç), Gjakovë 1 rast (77 vjeç), Klinë 1 rast (57 vjeç), Malishevë 1 rast (66 vjeç), Pejë 1 rast (78 vjeç), Prishtinë 1 rast (78 vjeç), Skenderaj 1 rast (52 vjeç).

Me bilancin e rëndë të ditës së sotme numri i viktimave ka arritur në 904.

LEXO EDHE:  Braçe i prerë: Mbyllja është akti që vë nën kontroll virusin, zgjidh tani!

LEXO EDHE:  Koronavirusi, sulm frontal të gjithë trupit/ Prek zemrën, nervat, trurin, veshkat dhe lëkurën

Një lajm i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 721 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 20.493./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

T’i jepet fund mobbing-t të Sofjes ndaj Maqedonisë së Veriut

Publikuar

-

Nga

Bullgaria kërkon nga vendi fqinjë, Maqedonia e Veriut, që të pranojë gjoja rrënjët e veta bullgare. Ky është qartazi një manovrim për politikë të brendshme, mendon ish-diplomatja Gudrun Steinacker.

Kryeministri prej një kohe të gjatë i Bullgarisë Bojko Borisov së fundi kujtoi, që partia e tij „Qytetarë për një Zhvillim Europian të Bullgarisë” (GERB) më 2006 u pagëzua me ndihmën gjermane. Nuk është e qartë, se çfarë synonte ai me këtë referim. Por pikërisht edhe për hir të kësaj bashkëpërgjegjësie gjermane për situatën politike në Bullgari qeveri federale e Gjermanisë duhet ta shfrytëzojë presidencën e radhës në BE, për ta vënë në lëvizje qeverinë bullgare, që të pranojë përgjegjësinë që ajo ka për Europën. Ndërkohë qeveria bullgare po bën krejt të kundërtën – në një mënyrë tërësisht jo-europaine duke ushtruar presion ndaj vendit fqinjë, Maqedonisë së Veriut.

Kombi maqedonas, sipas Bullgarisë, duhet të pranojë që ka rrënjë bullgare dhe se maqedonishtja është një dialekt bullgar perëndimor. Meqënëse me të drejtë Maqedonia e Veriut refuzon ta bëjë këtë, Bullgaria po bllokon fillimin e bisedimeve të antarësimit mes Shkupit dhe BE-së.

Mund të druajmë, që me këtë fushatë kemi të bëjmë me një manovrim në politikën e brendshme. Sepse Bullgaria ka neglizhuar, që të realizojë detyrat e saj në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit. Ky është një problem dekadash. Që në fundin e vitit 2006 ishte e qartë, që antarësimi i Bullgarisë më 1 janar 2007 nuk do të ndryshonte asgjë në moçalin e korrupsionit dhe kriminalitetit, në të cilin ishte zhytur Bullgaria nën kryeministrin socialist Sergei Stanishev – njeriu, që ndërkohë prej shumë vitesh është kryetar i Partisë Socialdemokrate të Europës.

Në Perëndim po kërkohej një alternativë duke shpresuar, që veprimtarisë së një elite ekonomike dhe kriminale të krijuar kryesisht prej ish-shërbimit sekret komunist do t’i vihej fre me një parti të re. Por kjo deri më sot nuk ka ndodhur.

Partia GERB e Borissovit u krijua me ndihmën e fondacionit të afërt me partinë Kristiansociale gjermane, Hanns-Seidel-Stiftung (HSS) në Mynih. Emri i partisë, që me akronimin në bullgarisht do të thotë „emblemë”, ishte një shpikje e këshilltarëve të fondacionit HSS. Bavaria pati investuar shumë për reformimin e policisë bullgare duke krijuar lidhje të mira. Shpresohej, që Tsvetan Tsvetanov, asokohe krahu i djathtë i kryebashkiakut populist të Sofjes, Bojko Borisov, do të kujdesej për ligjin dhe rendin.

LEXO EDHE:  Rezultoi pozitiv me koronavirus/ Reagon Florjan Binaj: U infektova në…

LEXO EDHE:  Menaxheri i “Babastars”i prekur nga Coronavirus/ Zbulon gjendjen e tij shëndetësore

Rezultati pas njëmbëdhjetë vjetësh është modest. GERB është që nga viti 2009 pothuajse pa ndërprerje në pushtet. Tsvetanovi, i pështjelluar vet në korrupsion, nuk ndoqi rrugën, që shpresonte prej tij HSS. Elitat e reja janë të njëjtat, korrupsioni edhe në kontekstin e parave të BE-së lulëzon.

Prej muajsh qytetarët e Bullgarisë protestojnë kundër sistemit të Borisovit – kjo nuk i ka bërë aspak përshtypje qeverisë në Sofje. Megjithatë fitorja e GERB në zgjedhjet parlamentare marsin e vitit të ardhshëm nuk është e sigurtë. Borisovi, personalisht është i lodhur nga posti, por ai do të rezistojë deri në zgjedhje dhe t’i sigurojë pushtetin GERB-it.
Për ruajtjen e pushtetit Borisovit i duhet një aleat. Aleati aktual, partneri i koalicionit qeverisës janë „Patriotët e Bashkuar”, një aleancë e partive ultra-nacionaliste dhe ekstremiste të djathta nën drejtimin e ish-zëvendëskryeministrit Krassimir Karakatshanov, një ish-informator i Shërbimit Sekret komunist. Patriotët e Bashkuar kanë një elektorat të qëndrueshëm prej rreth 10 përqind. Ato luajnë një rol të ndjeshëm për qëndrimin në pushtet të GERB-it.

Ndaj janë në radhë të parë arsyet e politikës së brendshme dhe taktika elektorale, që kanë çuar në bllokadën e bisedimeve të antarësimit mes BE dhe Maqedonisë së Veriut. Pretendimi, që maqedonishtja është vetëm një dialekt i bullgarishtes, është absurd. Ashtu si bullgarishtja e sotme në mesin e shekullit të 19-të është krijuar prej dialekteve të ndryshme, edhe maqedonishtja pas Luftës së Dytë Botërore u standardizua mbi bazën e dialekteve. Maqedonishtja është një gjuhë e re kombëtare, por jo e vetmja e këtij lloji në Europë. Edhe norvegjishtja e sotme është standardizuar në shekullin e 20-të.

Kërkesa e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut është kryeneçenësi dhe aspak me bazë shkencore – një sipërmarrje që kuptohet lehtë se është e motivuar prej politikës së brendshme. Mobbing-ut të Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut duhet t’i jepet fund./DW

LEXO TE PLOTE