Connect with Us

Kodi Zgjedhor/ Balla sqaron pse rrëzuan dekretin e Presidentit Meta

Politikë

Kodi Zgjedhor/ Balla sqaron pse rrëzuan dekretin e Presidentit Meta

Publikuar

-

Kodi Zgjedhor/ Balla sqaron pse rrëzuan dekretin e Presidentit Meta

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla sqaroi arsyet pse shumica rrëzoi dekretin e Presidentit Meta dhe i dha rrugë miratimit të Kodit Zgjedhor.

Sipas Ballës, pritja e një opinioni nga Venecia do të thoshte hyrje në një spirale të rrezikshme që mund të cenojë edhe zgjedhjet e 25 prillit.

“Kuvendi i Shqipërisë përmes Komisionit të Ligjeve ka rrëzuar dekretin e Presidentit të Republikës për Kodin Zgjedhor, të shumta janë argumentet e rrëzimit që shoqërojnë dekretin, por ajo që dua të them është se rezultati i përket shumicës së deputetëve të Kuvendit për t’i dhënë rrugë hyrjes në fuqi të ndryshimeve në Kod. Duhet refuzuar përpjekja e Metës për ta futur vendin në një spirale të rrezikshme sa kohë që janë më pak se 180 ditë në dispozicion. Ilir Meta për asnjë moment me këtë dekret s’ka pasur për qëllim të përmirësojë kuadrin zgjedhor në Republikën e Shqipërisë, por si gjithmonë pozicioni i tij ekstremist ka qenë sabotimi dhe gjithçka për të penguar zhvillimin normal të zgjedhjeve të 25 prillit.
Për shumicën Komisioni i Venecias gjithnjë është i mirëpritur për të sjellë një opinion të pjekur, i cili do diskutohet nga të gjitha forcat politike me vëmendje dhe do adresohet edhe për çështje pas 25 prillit, por tani s’kemi kohë për të humbur, për të hyrë në një aventurë.

LEXO EDHE:  Bllokimi i emigrantëve në kufi/ Meta kërkon zgjidhje urgjente nga autoritetet

Unë e kam sqaruar dhe komisionerin në një bisedë që kemi pasur, biseda të drejtpërdrejta miqësore, pa dorashka, se parlamenti nuk do presë asnjë sekondë sepse kemi zgjedhjet më 25 prill dhe s’kemi pse të hyjmë në spiralen e një aventure ku na fton Ilir Meta, i cili nuk ka qëllim të përmirësojë kodin zgjedhor por ka për qëllim të sabotojë nga pozicioni i tij ekstremist, anti-shumicë dhe anti-parlament në këtë proces.
Kanë nevojë të kenë të shkruar e zezë në të bardhë ligjin zgjedhor. Implementimi i ligjit zgjedhor kërkon kohën e vet, është marrë dhe një angazhim për identifikimin biometrik, koha është jashtëzakonisht e ngushtë. Ne nuk kemi asnjë arsye që të mos e refuzojmë në sekondën e parë që kalon afati i procedurës Ilir Metën i cili me gjithë këtë përpjekje që është botërisht e identifikuar si përpjekja e një lideri alternativ të një opozite të copëtuar dhe lideri absolut i një partie të degraduar”,- tha Balla./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Agron Duka: Ikja totale e Berishës nuk i bën mirë PD-së

Publikuar

-

Nga

Bizneset në krizë nga pandemia/ PPA i kërkon qeverisë të miratojë me urgjencë paketën e tretë ekonomike

Jo pak herë është aluduar se kryetari i PD-së Lulzim Basha komandohet nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili dha dorëheqjen pas zgjedhjeve të 2013-ës.

Por kreu i PAA, Agron Duka, e mohoi këtë gjë, pasi theksoi se Berisha i ka lënë dorë të lirë Bashës në drejtim dhe nuk i dikton në vendime.

Duka tha në emisionin “Real Story” se shkëputja totale e Berishës nga politika do t’i shkaktonte impakt negative opozitës.

Kjo që do them unë nuk e përkrahin të gjithë. Ai i ka lënë dorë të lirë Bashës në drejtim. Nuk besoj kurrë që është munduar të diktojë në vendimet e tij. Nuk di se sa dakord mund të kenë qenë Berisha tek djegia e mandateve. Nuk besoj se ka qenë dakord. Kam parë që në marrëdhëniet me bashkëpuntorët e vet ka treguar qëndrueshmëri dhe një farë burrnie.

Në marrëdhënie personale me mua ka qenë pikante. Mund edhe të vija të isha bashkëpuntor i  Berishës. Edhe pse isha kundërshtar i tij. Shumë njerëz që kanë bashkëpunuar me Berishën kanë dalë të kënaqur. Ai duhet të jetë aq aktiv sa ta mendojë, se ka eksperienca. Ikja totale e tij nuk do ketë impakt pozitiv tek PD, sepse ndikon tek elektorati i djathtë”, deklaroi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD-LSI me listë të përbashkët në zgjedhje?/ Agron Duka: Nuk bëhet or burrë

Publikuar

-

Nga

Agron Duka e pranon/ Nuk isha dakord të digjnim mandatet, mu dukte sikur po minoja aksionin opozitar

Një ndër dilemat më të mëdha në politikë, është nëse Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të dalin me një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit.

Për këtë është pyetur mbrëmjen e sotme edhe kryetarit i PAA-së dhe ortaku i opozitës joparlamentare, Agron Duka.

Ai është treguar i prerë në përgjigjen e tij dhe deklaroi me bindje në emisionin “Real Story” se kjo gjë nuk ka për të ndodhur.

Nuk bëhet or burrë, ato i kanë të qarta ndarjet. Edhe në një komunikim që kam pasur me Bashën, ma ka thënë, ndaj ta garantoj që nuk dalin bashkë. Janë dy lista. Unë gjykoj që dy lista, një LSI dhe një PD. Do thoni ju pse PD do na fusë neve. Aty nuk të fut njeri për mik, por për vota. Doni apo s’doni, unë në Durrës mund të mos marr 9 mijë vota, po 8 mijë i marr. Këto partitë e vogla në qarqe të ndryshme të Shqipërisë mund të të heqin një kandidat”, theksoi Duka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Agron Duka “shuplakë” Bashës/ Do vazhdoj ta sulmoj, duhet të nxitojë të…

Publikuar

-

Nga

Agron Duka “shuplakë” Bashës/ Do vazhdoj ta sulmoj, duhet të nxitojë të…

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, është kthyer pas në kohë dhe ka folur për negociatat me aleatët në zgjedhjet e 2017-ës.

Duka tha se Bashën do ta sulmojë edhe sot ashtu si në 2017-ën për mënyrën se si u bë negociata, ndërsa dha disa mesazhe të qarta për aleatin e tij.

Ai deklaroi në emisionin “Real Story” se Basha duhet të nxitojë të bëjë negociatat që të fillojë edhe zgjedhjet.

Nuk është e vërtetë që Basha në negociata me PAA në 2017 është treguar i padrejtë. Ishin lista të mbyllura. Iu ofruan 3 vende të sigurta gjykuar me të shkuarën e PD. Unë e sulmova dhe e sulmoj edhe sot sepse u bë aq shpejt ajo negociata, mes dy vetave, dhe ne ngelëm viktima. Në negociata me Bashën, mua mu dhanë i pesti në Fier, i pesti në Durrës, edhe një në Tiranë. Ju dhanë edhe dy jashtë listës. Kështuqë nuk është njëlloj me situatën tani.

Basha duhet të nxitojë tani të bëjë negociatat që të fillojmë edhe zgjedhjet. Nuk na ndalon të jemi aktivë në qarqet e Shqipërisë. Nëse janë të përcaktuara emrat, kryesisht të PD, se është lokomotiva kryesore, atëhere janë më produktivë në zona e qarqe të caktuara. Unë do kandidoj në Durrës. Edhe PD-së edhe opozitës, na konvergojnë interesat. Aty jam më produktiv”, nënvizoi kreu i PAA-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE