Connect with Us

Klodiana Lala flet me shifra/ Në Siri janë identifikuar 80 shqiptarë

Sociale

Klodiana Lala flet me shifra/ Në Siri janë identifikuar 80 shqiptarë

Publikuar

-

Klodiana Lala flet me shifra/ Në Siri janë identifikuar 80 shqiptarë

Gazetarja Klodiana Lala, ka folur mbrëmjen e sotme për çështjen e shqiptarëve që ndodhen në kampet siriane.

Lala tha se që para 6 vitesh, Shërbimi Informativ i Shtetit identifikoi 80 shtetas shqiptarë që kanë shkuar në Siri.

Ajo tregoi në emisionin “Real Story” se 10 nga këto shqiptarë janë të dënuar, ndërsa operacionin e qeverisë shqiptare, e cila riktheu 5 fëmijë e cilësoi të suksesshëm.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha tregon ku ndodhet Zenel Neza, dëshmitari kyç në vrasjen e Azem Hajdarit

Kjo çështje ka nisur prej 6 vitesh. SHISH identifikoi 80 shtetas shqiptarë që kanë shkuar në Siri, 10 prej të cilëve të dënuar. Operacioni është padikustim i suksesshëm në llojin e tij”, deklaroi gazetarja./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Shefi i Antiterrorit jep lajmin e madh/ Shumë shpejt do nxirren të gjithë shqiptarët nga kampet siriane

Publikuar

-

Nga

Shefi i Antiterrorit jep lajmin e madh/ Shumë shpejt do nxirren të gjithë shqiptarët nga kampet siriane

Shefi i Operacioneve Speciale Antiterrorizëm në Policinë e Shtetit, Indrid Doda, ka dhënë një lajm të mirë lidhur me shqiptarët që jetojnë në kampet siriane.

Doda deklaroi në emisionin “Open” se bisedimet po ecin shumë mirë dhe së shpejti do të rikthehen në atdhe të gjithë shqiptarët.

Di që bisedimet janë në rrugë shumë të mirë dhe shumë shpejt të gjithë shqiptarët që janë në kamp do të vijnë në Shqipëri”, theksoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

U kthye nga kampi i “ferrit” bashkë me fëmijët/ Gazetari zbulon si u plagos Floresha Rasha me snajperi

Publikuar

-

Nga

U kthye nga kampi i “ferrit” bashkë me fëmijët/ Gazetari zbulon si u plagos Floresha Rasha me snajperi

Gazetari Muhamed Veliu i cili ka ndjekur nga afër të gjithë operacionin për kthimin e 4 fëmijëve parë të dalë nga kampi Al-Hol, ka zbuluar detaje të reja edhe në lidhje me plagosjen e Floresha Rashës në Siri.

Veliu tha se ajo ka marrë në kofshë 2 plumba snajperi, ndërsa ka humbur dhe të bijën adoleshente nga bombardimet në zonë.

Më tej Veliu shtoi se Floresha është martuar gjithsej 3 herë, por të 3 burrat i janë vrarë nga lufta.

“Ajo ka qenë duke ecur në rrugë. Është plagosur nga një snajper. I kanë ndodhur disa fatkeqësi. E bija e saj 16-vjeçare ka ndërruar jetë nga një bombardim nga ajri. Snajperat janë për të goditur. Se kë e zgjedhin ata. ISIS në një krah, sirianët në krahun tjetër, ajo ka qenë në mes. Ka dy plagë të rënda në kofshë. Ka bërë dy ndërhyrje në Siri dhe nuk janë të mjaftueshme. Ka humbur bashkëshortin. U martua dhe dy herë të tjera, por dhe këta dy burra kanë humbur jetën.

LEXO EDHE:  Kodi Zgjedhor në ‘Venecia’/ Lega: Rama të presë opinionin e komisionit

LEXO EDHE:  Murrizi bën paralajmërimin e fortë/ ’97-ta do iu duket mjaltë

Fëmijët flasin shqip. Situata e Endri Dumanit ishte më e mirë krahasuar me djalin e Floreshës. Te Endri Dumani shikoje që ishte i qeshur dhe i shkujdesur, ndërsa Amari i zhytur në një botë në thellësi mendimesh, nuk fliste me askënd. Amari është mbajtur nga kurdët i izoluar, në një shkollë që kurdët e cilësonin si një shkollë riedukimi”, tha Veliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Lajmin i hidhur/ Humb jetën nga Covid-19 prifti i Kishës Orthodhokse në Pogradec

Publikuar

-

Nga

Lajmin i hidhur/ Humb jetën nga Covid-19 prifti i Kishës Orthodhokse në Pogradec

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, u nda nga jeta kleriku Atë Todi Jovani.

Mësohet se Atë Todi Jovani ka humbur betejën me koronavirusin dhe është ndarë nga jeta në moshën 71 vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur Mitropolia e Shenjtë e Korçës, teksa deklaron se Atë Todi Jovani ka shërbyer për 30 vjet në qytetin e Pogradecit, që nga koha kur u hapën kishat.

Për ndarjen e tij nga jeta ka reaguar edhe Bashkia e Pogradecit, e cila shpreh ngushëllimet për humbjen e tij.

LEXO EDHE:  Bilanc shqetësues nga Covid-19/ Humbin jetën tre pacientë

LEXO EDHE:  Kandidati i Bashës refuzon ofertën/ Nuk pranon kandidimin

Me hidhërim të thellë mësuam ndarjen nga jeta të At Todi Jovanit në moshën duke luftuar me sëmundjen e Covid 19.

Bashkia Pogradec dhe Kryetari z. Ilir Xhakolli shprehin ngushëllimet e sinqerta për familjen mbi këtë largim të parakohshëm të njërit prej predikuesve të paqes dhe dashurisë në qytetin tonë. Qofsh i parajsës!”, thuhet në deklaratën e bashkisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE