LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ka një dakordësi në heshtje”/ Elezi zbulon çfarë fshihet pas sulmeve të "Republikasve" ndaj Topallit

27 Tetor 2020, 08:28, Politikë CNA
“Ka një dakordësi në heshtje”/ Elezi zbulon

Ish kreu i PD, në Kukës, Ibsen Elezi thotë se “republikasit dhe ish-sigurimsat e opozitës” janë bërë bashkë dhe sulmojnë Jozefinën ndërkohë nga ana tjetër Rama po miraton kodin e ri zgjedhor.

Elezi thekson se është e dukshme që ka një dakordësi në heshtje ndërsa nënvizon se ?e lehurat e Republikasve për njërin apo tjetrin ka si qellim të heq vëmendjen nga pranimi në heshtje i humbjes pa hyrë ne fushëbetejë.?

?Koalicionet dhe Listat e hapura – beteja e dites per opoziten.
Republikasit dhe ish-sigurimsat e opozites jane bere bashke ne luftrat e tyre me mullinjte e eres, sulmojne Jozefinen qe e perzune vete, dhe kane lene bosh fushen e betejes. Nderkohe shoku Rama pa me te voglen veshtiresi po miraton kodin e ri zgjedhor, sic e do vete pa me te voglen rezistence.

– Te heqesh koalicionet parazgjedhore eshte nje veprim tejet i njeanshem per faktin se pothuaj te gjitha subjektet politike qe do garojne jane kunder. Nderkohe qe edhe eshte nje element jodemokratik pasi ndalon ata qe ndajne pikpamje te peraferta te grupohen, tek e fundit edhe nje koalicion qelbesirash sic e pat ndertuar vete dikur.

– Mbyllja teknike e listave te hapura, eshte nje veprim tjeter djallezor, qe tregon se ai to perdor cdo mjet per te fituar keto zgjedhje.
Ne fakt eshte e dukshme qe ka nje dakortesi ne heshtje, pasi per nje kohe te gjate ata hodhen ne sulm Spinat e e tyre kunder listave te hapura por nidikimi ne opinion ishte pa rezultat.
Keto dy rregulla jane shume te rendesishem per keto zgjedhje dhe nese pranohen nga opozita do quhej pazar mes tyre.si ai i 17 Majit.
Republikas e lehura juaj per njerin apo tjetrin ka si qellim te heq vemendjen nga pranimi ne heshtje i humbjes pa hyre ne fushebeteje?, shkruan Elezi./CNA.al

Lajmet e fundit nga