LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ishte infektuar me Covid/ Ndërron jetë mamia e spitalit të Elbasanit

27 Tetor 2020, 15:33, Sociale CNA
Ishte infektuar me Covid/ Ndërron jetë mamia e spitalit të

Një mami në Spitalin Rajonal të Qarkut të Elbasanit, Majlinda Ilirjani ka ndërruarjetë në moshën 50 vjeccare.

Ky lajm i hidhur është bërë me dije përmes një postimi të Urdhrit të Infermierëvë në Shqipëri.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë se Covid-19 i mori jetën në moshën 50 vjecare koleges sonë të nderuar Majlinda Ilirjani. Majlinda ushtronte profesionin e mamisë, pranë Spitalit Rajonal të Qarkut të Elbasanit, me një eksperiencë 30 vjeçare. Ndarja nga jeta e koleges sonë është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët e saj, por edhe për kolegët dhe nënave të reja që ajo iu shërbeu me devotshmëri dhe profesionalizëm. Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllimet e sinqerta”, shkruhet në postim./CNA.al

Lajmet e fundit nga