Connect with Us

Ish-kryetari i PS në sitën e OFL-së/ Reagon PD: Shfaqje e turpshme! Vrasësi i gardistëve, në vend të arrestohet merr formularin në arrati

Kronika

Ish-kryetari i PS në sitën e OFL-së/ Reagon PD: Shfaqje e turpshme! Vrasësi i gardistëve, në vend të arrestohet merr formularin në arrati

Publikuar

-

Ish-kryetari i PS në sitën e OFL-së/ Reagon PD: Shfaqje e turpshme! Vrasësi i gardistëve, në vend të arrestohet merr formularin në arrati

Partia Demokratike ka reaguar pasi Llazar Bicja, ish kryetari i PS në Cërrik dhe ish-anëtari i bandës së Cërrikut gjatë vitit 1997, është vënë në “sitën” e OFL.

PD përmes ish-deputetit Endri Hasa shkruan se vrasësisi i gardistëve, në vend të arrestohet e të vuajë dënimin, në arrati merr formularin nga OFL që sipas tij kjo e fundit i kërkon deklarim pasurie një vrasësi në arrati.

“OFL po vepron si një grup kllounësh që tallen me ligjin dhe me qytetarët.

Kjo që kanë bërë në Cërrik me gjoja pasurinë e Llazar Bicjes është vetëm një shfaqje e turpshme.

Ky është një nga vrasësit e gardistëve në 97-ën. Prej atëherë jeton në arrati, nuk e ka vuajtur kurrë dënimin. Në vend që ta gjejë dhe ta çojë para drejtësisë, OFL i kërkon burimin e pasurisë një vrasësi në arrati, duke u bërë një trupë qesharake dhe joserioze.

LEXO EDHE:  OFL si dështim i kapter Lleshajt

Kur policia shndërrohet në trupë gaztorësh, nuk mund të pritet prej saj që të veprojë si institucion i zbatimit të ligjit.

Shqipëria e Edi Ramës është vendi i vetëm në botë ku policia është e pamëshirshme, kur vjen fjala për të shembur Teatrin dhe bën teatër me rendin dhe zbatimin e ligjit”, shkruan ai./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

10 ish-gjyqtarë të nivelit të lartë nën hetim/ Rrethohet pasuria e tyre

Publikuar

-

Nga

Skandali i ‘Ndragheta’/ SPAK hetim për tenderët që nga 2013-ta

Për herë të parë në historinë e pluralizmit, në Shqipëri ka nisur procesi i sekuestrimit të pasurive të paligjshme dhe të fshehura të ish gjyqtarëve të nivelit të lartë, një detyrim ky ligjor, por edhe një nga kushtet e Bundestagut Gjerman për integrimin e Shqipërisë në BE.

Vetëm disa muaj pas themelimit, SPAK ka rrethuar pasuritë e fshehura dhe të dyshimta të 10 ish anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtuese.

Fillimisht, në 28 prill 2020, SPAK ka hapur një dosje për 20 ish gjyqtarë të shkarkuar nga Vetingu, emra të njohur të drejtësisë.

20 ish gjyqtarët VIP dyshohen për kryerjen e veprave penale të përvetësimit të pasurive publike dhe publike përmes mashtrimit, fshehja e pronësisë mbi pasuri të pabujshme, fshehja e të ardhurave, mospagim taksash, shpërdorim detyre, fshehje pasurie, refuzim për deklarim dhe mashtrim me deklarimin e pasurisë, shkruan Shqiptarja.com.

Sipas të njëjtës media, në 7 maj 2020, SPAK ka ndarë dosjen, ku çështjen për 10 ish gjyqtarë të apelit dhe shkallës së parë, i ka kaluar në kompetencë të prokurorive Durrës, Tiranë dhe Elbasan.

Për 10 ish anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, SPAK ka nisur hetimet për fshehje dhe mashtrim me pasuritë.

LEXO EDHE:  Ibrahim Lici refuzon të justifikojë pasurinë/ Babai zyrtar i PD letër OFL-së: Nuk është subjekt i ligjit

LEXO EDHE:  Lulzim Berisha zbaton afatin e OFL/ Bën deklarimin e pasurisë

Prokurorët e SPAK kanë administruar dokumentacionet, kontratat e energjisë elektrike, dokumentet për të ardhurat e ligjshme si dhe kanë marrë në pyetje mirëmbajtësit e rezidencave të ish gjyqtarëve, të afërmit e tyre etj.,për të provuar para Gjykatës Speciale fshehjen dhe mashtrimin me pasurinë, në kuadër të kërkesave për sekuestrim.

Në rast kur një ish gjyqtar e ka regjistruar pasurinë në emrin e një të afërmi të tij, SPAK është angazhuar në terren, duke pyetur fqinjët se kush e ka frekuentuar banesën, banorë të tjerë të zonës që mund kenë dijeni, administratorët e firmave ndërtues etj.

Hetimet janë shtrirë tek familjarët e ish gjyqtarëve, në emër të të cilëve ish gjyqtarët kanë deklaruar dhurata, hua apo pasuri.

Deri më tani, SPAK ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, ish anëtarit të kësaj gjykate Fatos Lulo dhe ish anëtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, duke zbatuar ligjin anti-mafia. Kërkesa është pranuar nga Gjykata Speciale. Në vijim, SPAK do të marrë vendim për pasuritë e 7 ish gjyqtarëve të tjerë, nëse do të kërkojë apo sekuestrimin.

LEXO TE PLOTE

Kronika

U ekzekutua në mes të qytetit/ Zbardhen lidhjet e biznesmenit me politikën

Publikuar

-

Nga

Kamer Idrizi, biznesmeni 43-vjeçar i ekzekutuar një ditë më parë në Maqedoninë e Veriut ishte një person i njohur për policinë për shkak të precedentëve të mëparshëm penalë.

Nga ana tjetër në profilin e tij në rrjetet sociale ai duket se ka pasur lidhje të afërta me pjesëtarë të Lidhjes Socialdemokrate në Maqedoni me të cilët ka ndarë edhe foto në rrjetet sociale, raporton ABC

Idrizi u vra me breshëri plumbash teksa po udhëtonte me makinën e tij ndërsa i plagosur mbeti edhe nipi i tij 22-vjeçar i cili si pasojë e 6 plumbave të marrë në trup ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

LEXO EDHE:  Vrasje dhe trafik droge/ Kush janë tre “shënjestrat” e radhës të OFL

LEXO EDHE:  Lulzim Berisha zbaton afatin e OFL/ Bën deklarimin e pasurisë

Në drejtim të makinës me të cilën ata po udhëtonin autorët qitën më shumë se 90 plumba. Në vitin 2019 Idrizi i kishte shpëtuar një tjetër atentati në një hotel në Shkup./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrau shokun e tij/ Prokuroria kërkon burg për Marjus Demën

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar Gjykatës që të caktojë masën ‘arrest me burg’ për Marjus Demën me akuzën e vrasjes me dashje të Mehmet Qemës dhe armëmbajtjes pa leje.

Ndërkohë që për 4 shokët e tij prokuroria po kryen hetimet për të zbuluar veprimet e tyre në fshehjen e krimit dhe manipulimin e vendngjarjes.

Arma e sekuestruar është dërguar në laboratorin e policisë për t’u ekzaminuar nëse është përdorur apo jo në krime të tjera./CNA.al

LEXO TE PLOTE