LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ilaç eksperimental për COVID rezulton pa efekt

27 Tetor 2020, 15:21, Kosova & Bota CNA
Ilaç eksperimental për COVID rezulton pa efekt

Studiuesit e qeverisë amerikane thonë se një ilaç eksperimental për koronavirusin nuk ka efekt në trajtimin e pacientëve të shtruar në spital me një fazë të përparuar të sëmundjes.

Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive tha në një deklaratë se do të ndërpresë provat klinike me ilaçin eksperimental bamlanivimab.

Ilaçi, i prodhuar nga firma amerikane Eli Lilly dhe firma bioteknike kanadeze AbCellera, është pjesë e një trajtimi me ato që quhen antitrupa monoklonale, të cilat veprojnë si qeliza imune që shkencëtarët shpresojnë se mund të luftojnë virusin.

Terapia me antitrupa ishte e ngjashme me atë që iu dha Presidentit Donald Trump pasi ai rezultoi pozitiv për koronavirusin në fillim të këtij muaji.

Provat klinike u ndalën nga vëzhgues të pavarur për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Studimi, i cili nisi në gusht, kishte për qëllim të përfshinte 10,000 pacientë të shtruar me COVID në Shtetet e Bashkuara.

Eli Lilly ka kërkuar tashmë autorizimin që ilaçi të përdoret për raste të lehta deri të moderuara të infeksioneve me COVID-19, bazuar në rezultatet paraprake të një tjetër prove klinike./VOA

Lajmet e fundit nga