Connect with Us

Greva në Ballsh/ Naftëtaret thirrje ambasadores amerikane: Eja na shiko!

Aktualitet

Greva në Ballsh/ Naftëtaret thirrje ambasadores amerikane: Eja na shiko!

Publikuar

-

“Jemi të pashpresa, shteti po na braktis”/ Njëra prej grevisteve në Ballsh tenton t’i japë fund jetës

Naftëtaret e Ballshit vijojnë të rezistojnë për të 13-tën ditë në grevë urie.

Njëra prej naftëtareve ka pasur një thirrje të veçantë për ambasadoren amerikane Yuri Kim teksa e ka ftuar t’i vizitojë dhe t’i shohë.
Ajo thotë se ambasadorja Kim duhet të shohë se në çfarë gjendje janë katandisur nënat shqiptare dhe si derdhen lotët në Ballsh për bukën e fëmijëve.

“Gjendja e shoqeve të mia dhe unë jemi shumë rëndë. Me këputje trupi, me dhimbje mezi, por kauza jonë është e drejtë. Kërkojmë pagat e prapambetura të fituara.Thirrje kryeministrit të tregohet human, të zgjidhë çështjen e naftëtarëve, vëllezërve naftëtarë. Thirrje ambasadores Yuri Kim, nëse s’me ka dëgjuar ndonjëherë të më dëgjojë sot. Jemi 10 gra që protestojmë për pagat. Ju lutem eja na shiko çfarë gjendje janë katandisur nënat shqiptare. Lotët tona si rrjedhin për bukë për fëmijët tanë. Jemi në një dhomë të uzinës, fëmijët janë në shtëpi pa bukë. Ju lutem na ndihmoni.
Se kam menduar kurrë të lë grevën. E them, kërkoj pagat e prapambetura të fituara me gjyq. Rifillim të punës, që të marr frymë lirisht të ushqejmë fëmijët. S’kanë me çfarë të shkojnë në shkollë. ”- tha naftëtarja./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kompania e kualifikuar për identifikimin elektronik e akuzuar për manipulim/ Kulluri zbulon skenarin Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Kulluri: Ishte vonë të ndërhynte Venecia! Përgjegjësinë e vetme e ka opozita

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave kualifikoi sot kompaninë Smartmatic International Holding B. V. që do merret me identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikimin e tyre pas zgjedhor.

Por sipas Report Tv, Smartmatic është e njëjta komopani ndaj së cilës Sidney Poëell, avokati i presidentit të SHBA Donald Trump, lëshoi akuza për manipulim votash dhe ndryshimin e rezultatit përfundimtar në zgjedhjet presidenciale të 2020-ës.

Për këtë ka reaguar edhe ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, i cili ngre akuza ndaj kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.

LEXO EDHE:  I ndëshkon gratë duke mos fjetur me to për një muaj

LEXO EDHE:  “Rebelohet” Meta/ Presidenti thirrje qytetarëve: Të rrëzojmë së bashku pengesën për të ardhmen europiane

Kulluri thotë se të dy për përgatisin identifikimin biomanipulativ të zgjedhësve dhe e cilëson Bashën si kukull të Ramës.

Ja pra që PD propozon dhe Rama miraton identifikimin biomanipulativ të zgjedhësve!

Pasi Basha uroi i pari Biden megjithë qëndrimin e Republikanëve për zgjedhje të vjedhura, tani pranon kompaninë e akuzuar për vjedhje nga e djathta amerikane!

Kush është kukulla e Ramës dhe Establishmenti?!”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kreu i ARSH-së: Asnjë aks i bllokuar, kemi 5 mijë tonë kripë për sezonin dimëror

Publikuar

-

Nga

Kreu i ARSH-së: Asnjë aks i bllokuar, kemi 5 mijë tonë kripë për sezonin dimëror

Ergys Verdho, drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar thotë se në të gjithë territorin e vendit, gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur asnjë rrugë të bllokuar nga dëbora apo ngrica.

Z.Verdho në një intervistë për Euronews Albania thotë se, në zonat ku ka pasur reshje dëbore gjatë ditëve të fundit është hedhur kripë për të mundësuar qarkullimin e automjeteve pa përdorur zinxhirë.

Ai sugjeroi për drejtuesit e automjeteve që do të udhëtojnë në rrugët e zonës veriore dhe juglindore të vendit që të përdorin goma dimërore.

“Do t’u bëjë një apel drejtuese që të pajisen me goma dimërore dhe në akset e zonave të thella malore duhet të pajisen me zinxhirë”, tha kreu i ARSH-së.

LEXO EDHE:  Rama përpiqet të imponojë ambasadorët/ Hapja e negociatave në përfitim edhe për BE

LEXO EDHE:  “Rebelohet” Meta/ Presidenti thirrje qytetarëve: Të rrëzojmë së bashku pengesën për të ardhmen europiane

Z.Verdho theksoi gjatë intervistës se janë marrë masa që në nëntor për të përballuar situatën gjatë dimrin dhe bëri me dije se, në dispozicion nga kompanitë që ARSH ka kontrata janë në total 1200 punëtorë, 500 mjete në operim dhe 5 mijë tonë kripë në dispozicion të mirëmbajtjes së rrugëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

A do të ketë ndryshim të masave kufizuese?/ Silva Bino jep përgjigjen

Publikuar

-

Nga

A do të ketë ndryshim të masave kufizuese?/ Silva Bino jep përgjigjen

Festimet e fundvitit po i japin tani efektet në rritjen e pozitivitetit. Silva Bino thotë se janë shtuar rastet veçanërisht tek të rinjtë. Shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik bën thirrje për respektimin e masave, ndërsa nuk përjashton mundësinë e qarkullimit të variantit të ri të koronavirusit në vendin tonë.

Shkelja e masave dhe grumbullimet për festat e fundvitit po japin efekte në rritjen e të infektuarve.  Në javën e dytë të janarit janë shtuar të prekurit nga koronavirusi dhe veçanërisht tek të rinjtë. Silva Bino thotë për A2 se aktualisht nuk do të ketë ndryshime të masave kufizuese, por në varësi të situatës do të merren vendime të tjera.

“Kemi rritje  të infektimeve në të gjitha grupmoshat, por ajo që vihet re është një rritje e rasteve edhe në moshat e reja. Kjo lidhjet me rritjen e kontakteve dhe mosrespektimin e masave gjatë festave të fundvitit. Deri tani vijojmë të jemi me këto masa. Në varësi të situatës apo të shpërthimeve të ndryshme, Komiteti i Ekspertëve do të përcaktojë edhe masat përkatëse”.

Shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik nuk përjashton mundësinë e qarkullimit të variantit të ri të koronavirusit ashtu si në shtetet e tjera.

“Kemi testuar dy raste për të cilët morëm informacion që kishin patur kontakte jashtë vendit me një të diagnostikuar me variantin e ri. Rezultuan negativë. Virusi që shkakton COVIDIN është një virus që përhapet në rrugë respiratore dhe si i tillë është një virus që përhapet kudo.”

LEXO EDHE:  I ndëshkon gratë duke mos fjetur me to për një muaj

LEXO EDHE:  “Rebelohet” Meta/ Presidenti thirrje qytetarëve: Të rrëzojmë së bashku pengesën për të ardhmen europiane

Silva Bino thotë se jemi ende larg imunitetit të tufës përfshirë edhe Tiranën. Kritike ndaj studimit të fundit të Akademisë së Shkencave, Bino thotë se ende nuk dihet sa mbrojtëse apo jetëgjatë janë antitrupat ndaj Covid-19. Madje nuk ka të dhëna as sa zgjat imuniteti me vaksinën.

“Jemi shumë herët për të thënë se jemi afër imunitetit të tufës. Ne nuk dimë se sa mbrojtëse dhe sa zgjasin antitrupat.  Ne nuk dimë se sa zgjat me saktësi as imuniteti nga vaksina”.

Përfaqësuesja e Komitetit të ekspertëve thotë së është miratuar plani kombëtar i vaksinimit. Ky proces nisi me mjekët dhe më pas do të shtrihet në popullatë. Sipas planit të parët do të jenë më të moshuarit, për shkak të vdekshmërisë më të lartë. Më pas vaksinimi do të zbresë tek grupmoshat e tjera në varësi edhe të sasisë së vaksinave që do të sigurohen./CNA.al

LEXO TE PLOTE