LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gratë naftëtare në ditën e 13 të grevës së urisë/ Nuk dalim që këtu, do rrimë deri në vdekje

27 Tetor 2020, 09:11, Aktualitet CNA
Gratë naftëtare në ditën e 13 të grevës së

Gratë naftëtare të Uzinës së Ballshit kanë hyrë në ditën e 13 të grevës së urisë ndërsa theksojnë se nuk do dalin nga greva e urisë pa marrë 13 pagat e prapambetura.

Ato i bëjnë thirrje kryeministrit të dëgjojë zërin e tyre përndryshe do qëndrojnë atyre deri në vdekje.

?Zëri ynë nuk po dëgjohet. Nuk e dimë çfarë presin që të na japin një zgjidhje. Nuk dalim që këtu. Do të rrimë deri në vdekje. Fëmijët i kemi lënë në shtëpi na shikojnë vetëm nga televizori. Përditë po ndihemi më të dobëta. Nuk jemi gra për shoë, luftojmë për bukën e fëmijëve. Zoti kryeministër jepi zgjidhje këtyre grave. Vërtetë thotë është privat me privat por ai është rregullator. Të kthehet në qeveri humaniste për nënat?, shprehen ato./CNA.al

Lajmet e fundit nga