Connect with Us

Gazetari thirrje të fortë/ Mos përmendni emra të personave në kampin sirian, një grua u gjet e therur

Sociale

Gazetari thirrje të fortë/ Mos përmendni emra të personave në kampin sirian, një grua u gjet e therur

Publikuar

-

Gazetari thirrje të fortë/ Mos përmendni emra të personave në kampin sirian, një grua u gjet e therur

Gazetari shqiptar Taulant Kopliku, deklaroi mbrëmjen e sotme se nuk duhet të përmenden emra kur flitet për personat që ndodhen në kampet siriane.

Duke folur për rastin e Eva Dumanit, ai ngriti aludimet se ajo mund të pengohet nga gratë që ndodhen në kamp.

Si shembull, ai foli edhe për rastin e një gruaje shtatzënë, e cila kishte deklaruar se nuk i përket atij grupimi dhe donte të kthehej në shtëpi, por më pas ishte gjetur e therur,

Situata atje është shumë e vështirë. Njerëzit sidomos femrat janë të frikësuara. Ka shumë që duan të vijnë në atdhe, por nuk e shprehin dot pasi janë të rrezikuara. Një grua shtatzënë ka deklaruar se kam dëshirë të kthehem në vendlindje dhe nuk bëj pjesë në këtë grupim, dhe është gjetur e therur atje.

Ata janë tepër tepër të përqedndruar në ideologji që për ne është e paimagjinueshme. Fëmijët e Al-Holit janë fëmijët tanë thonë ata të ISIS-it. Shihen si filizat e rinj që do i shërbejnë atyre në të ardhmen. Ata fëmijë duhet të merren sa janë të vegjël sepse po vajti 14-15 vjeç është shumë e vështirë ta kthesh në jetë normale. Celulat e ISIS janë të përhapura kudo…”, theksoi gazetari në emisionin “Open”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Klodiana Lala flet me shifra/ Në Siri janë identifikuar 80 shqiptarë

Publikuar

-

Nga

Klodiana Lala flet me shifra/ Në Siri janë identifikuar 80 shqiptarë

Gazetarja Klodiana Lala, ka folur mbrëmjen e sotme për çështjen e shqiptarëve që ndodhen në kampet siriane.

Lala tha se që para 6 vitesh, Shërbimi Informativ i Shtetit identifikoi 80 shtetas shqiptarë që kanë shkuar në Siri.

Ajo tregoi në emisionin “Real Story” se 10 nga këto shqiptarë janë të dënuar, ndërsa operacionin e qeverisë shqiptare, e cila riktheu 5 fëmijë e cilësoi të suksesshëm.

LEXO EDHE:  Habit Manjani/ Ambasadorët shkojnë pinë birra në Korçë, bëjnë muhabete kot

LEXO EDHE:  Del autopsia/ Çfarë e shkaktoi vdekjen e 67-vjeçares në Laprakë

Kjo çështje ka nisur prej 6 vitesh. SHISH identifikoi 80 shtetas shqiptarë që kanë shkuar në Siri, 10 prej të cilëve të dënuar. Operacioni është padikustim i suksesshëm në llojin e tij”, deklaroi gazetarja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shefi i Antiterrorit jep lajmin e madh/ Shumë shpejt do nxirren të gjithë shqiptarët nga kampet siriane

Publikuar

-

Nga

Shefi i Antiterrorit jep lajmin e madh/ Shumë shpejt do nxirren të gjithë shqiptarët nga kampet siriane

Shefi i Operacioneve Speciale Antiterrorizëm në Policinë e Shtetit, Indrid Doda, ka dhënë një lajm të mirë lidhur me shqiptarët që jetojnë në kampet siriane.

Doda deklaroi në emisionin “Open” se bisedimet po ecin shumë mirë dhe së shpejti do të rikthehen në atdhe të gjithë shqiptarët.

Di që bisedimet janë në rrugë shumë të mirë dhe shumë shpejt të gjithë shqiptarët që janë në kamp do të vijnë në Shqipëri”, theksoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Daja i Eva Dumanit rrëfen detajet rrënqethëse/ Duhet të zgjidhte mes vetes dhe vëllait

Publikuar

-

Nga

Daja i Eva Dumanit rrëfen detajet rrënqethëse/ Duhet të zgjidhte mes vetes dhe vëllait

Daja e Eva Dumanit, Xhetan Ndregjoni në një lidhje me “Real story”, ka zbuluar detaje rrënqethëse nga operacioni i shpëtimit të fëmijëve shqiptarë nga kampi i ‘Al Holit’.

Ai tha se Eva bëri një zgjedhje mes vetes dhe vëllait, dhe zgjodhi të shpëtojë vëllanë, pasi ishte në gjendje të rëndë dhe nëse do të qëndronte edhe një muaj në atë kamp, nuk do të jetonte më.

“Është shumë e rëndë dhe shumë e rrezikshme të thuhet që Eva nuk ka pranuar të vijë. Ne pamë sekuencat e kampit. A kuptoni se çfarë bëhet atje? Atje është një katrahurë e paparë. Shihni pamjet dhe thoni si duhet të mendojnë ata njerëz. Nuk është shumë kollaj, se jam përpjekur 7 vjet rresht. Nuk kam lënë njeri pa kontaktuar.

Dëshira ime për ta marrë ka qenë e madhe, por garancia ishte e vogël. Ajo ka pasur frikë që të kthehej, por ndoshta ka pasur edhe presion brenda kampit. Ajo ka bërë një zgjedhje mes vetes dhe vëllait. Solli vëllain, se ishte në gjendje shëndetësore shumë të ligë, shumë të rënduar. Nëse Endri do kalonte dhe një muaj në atë kamp, nuk do të ishte më”, tha ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE