LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetari për sharësit e Lulit/ Do e dridhni për herë të tretë

27 Tetor 2020, 16:44, Politikë CNA
Gazetari për sharësit e Lulit/ Do e dridhni për herë të

Sapo ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli njoftoi se po krijon partinë e saj, një lumë i madh sulmesh dhe akuzash erdhën nga selia e PD-së dhe ushta?ët e Basjes, kundrejt saj, ashtu siç kishte ndodhur me çdo demokrat që kishte dalë kundër Lulzim Bashës.

E nëjta gjë ka ndodhur edhe me koordinatorin e Bindjes Demokratike Astrit Patozi, me Majlinda Bregun, apo me Myslim Murrizin dhe Rudina Hajdarin. Ata i akuzuan se se po i shërbejnë Edi Ramës dhe po përçajnë të djathtën, vetëm e vetëm se këta demokratë dhe Jozefina Topalli mendojnë ndryshe nga Basha.

Lidhur me këto sulme ka reaguar edhe gazetari Elvi Fundo, editor i City News Albania (CNA.AL), i cili paralajmëron sharësit e Lulit se do e dredhin për herë të tretë, ashtu siç e drodhën në 2013-ën dhe 2017-ën.

?Këta qentë e gjahut të Lulit dhe më gjerë bëjnë mirë t’i lënë një shteg vetes, kur të humbasë prapë artisti. Sepse nuk mund ta kenë fajin të njëjtët njerëz, pse ai nuk shkrepi asnjë ditë.

Në vitin 2013 thanë se PD humbi vetëm prej tyre, ngaqë ishin drejtues nëpër qarqe, a thua se Luli nuk ishte njësoj si ata në Tiranë.

Pastaj po prej tyre, katër vjet më vonë, në 2017-ën, Luli i shkretë nuk fitoi, megjithëse i kishte zbuar të gjithë nga partia dhe i kishte duart e lira.

Më duket se është e tepruar shumë të thonë prapë edhe në 2021-in se Luli humbi vetëm se ata nuk ndenjën në shtepi, por u futën në garë. Bishti më i rëndë së sqepari, me një llaf.

Do të ishte turp, por jam i sigurt se ata do ta bëjnë prapë. Nejse, unë i kam lajmëruar përpara?, shkruan gazetari në rrjetet sociale.

Ndërkohë, në foto janë vetëm dy sharësa, të tjerët s?po i përdorim siç i përdor Luli për njëherë kur i duhen në emergjencë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga