LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Filmi shqiptar zgjidhet për çmimet “Oscars”/ Jonida Vokshi: Jam e lumtur

27 Tetor 2020, 13:41, Lifestyle CNA
Filmi shqiptar zgjidhet për çmimet “Oscars”/ Jonida

Filmi ?Derë e Hapur?  është zgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 93-të të çmimeve ?Oscar?.

Aktorja Jonida Vokshi, e ka bërë të ditur lajmin pasi është protagoniste në këtë film. Kjo është një arritje për aktoren, e cila është shprehur se ndihet e lumtur që është pjesë e tij përmes një postimi në rrjete sociale.

?Derë e Hapur do të prezantojë Shqipërinë në edicionin e 93-të të OSCARS! E lumtur që jam pjesë e filmit! Na priftë e mbara grupi?, ka shkruar Jonida. Filmi tregon historinë e dy motrave që do të ndërmarrin një rrugëtim, duke u ballafaquar hera-herës me forcën e sistemit tradicional-patriarkal.

Personazhi kryesor është Elma, që është një vajzë e re shqiptare e cila jeton ilegalisht në Itali.  Ajo është shtatzënë dhe babai i fëmijës tashmë është në burg. Pas depërtimit nga policia italiane, duke mos ditur kujt t?i drejtohet për ndihmë, ajo vendos të kthehet tek motra e saj e madhe, Rudina./ CNA.al

Lajmet e fundit nga